"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë politike për luftën që kanë zgjedhur të bëjnë kundër SPAK-ut, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Muzika është e njëjtë, por janë zgjedhur ritme të ndryshme.
Ish-kryeministri në detyrë e ka muzikën e tij "hard rock" deri më "metal", mjaft të ashpër, kundër SPAK-ut, kundër prokurorëve të tij, ndaj disa individëve që kanë lidhje të forta me pushtetin dhe qeverinë.

Kjo nuk ka më dyshime, pasi disa nga prokurorët e SPAK-ut tashmë janë denoncuar dhjetëra herë për lidhje të tyre të forta me PS-në, për mosveprime dhe veprime të qëllimshme në lidhje me çështje të ndryshme hetimore, të cilat krijojnë mjaft dyshime se këta i kanë shërbyer pushtetit, pa folur më tej për faktin se edhe vetë Berisha ka një hetim në SPAK dhe është mjaft i ashpër ndaj prokurorëve të këtij institucioni.
Nga ana tjetër, është muzika melodioze e kryeministrit Rama, i cili ndryshe nga Berisha që shkon nga "hard rock" te "metali", Edi Rama i bie një violine vajtuese, apo zgjedh një simfoni të lehtë që të rrjedhin ujërat ose ndoshta mund ta krahasojmë me “Stinët” e Vivaldit.
Zgjedh të ketë pranverë kur i ka punët mirë, ndoshta dhe diell, kur punët janë edhe më mirë, ku fillojnë hetimet vjen vjeshta, e më pas, kur ka dënime, vjen dimri. E kur Rama në distancë shikon se SPAK-u ka probleme, fillon t'i bjerë violinës së tij dhe të përdorë në politikë “Stinët” e Vivaldit.
Ky është rasti që sot po bën kryeministri ynë, i cili duke përdorur mazhorancën parlamentare po krijon një komision “Ad hoc”, i cili mund të quhet komisioni i 99-çave dhe vullnetarëve të Enverit.
Vullnetarët e Enverit dhe 99-çat kundër SPAK-ut nga përbërja e këtij komisioni ku përfshihen Fatmir Xhafaj, Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.
Një komision, i cili do të thërrasë në Apel, SPAK-un. Dhe nga ana tjetër, disa ditë më parë, kryeministri ynë, në një mbledhje qeverie, i ka drejtuar gishtin Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit, Ëngjëll Agaçit, një nga njerëzit nën hetim nga SPAK-u që të nxjerrë udhëzime për ministritë, Sekretarët e Përgjithshëm, për drejtorët e agjencive, si duhet të veprojë SPAK-u kur shkon në zyrat e tyre.
Të dy, edhe Berisha, edhe Rama, kanë muzikën e tyre kundër SPAK-ut, siç e theksuam, Berisha më të fortë më “metal”, Rama më të ëmbël, më simfonike.
Nga ana tjetër pa muzikë ka ngelur Luli, i cili është ende duke fjetur, jo se ka ndonjë hall për të mbrojtur SPAK-un, sepse edhe ai ka disa dosje, ku emrin e ka nëpër rreshta, por të paktën ka heshtur dhe po shijon sa "hard rock”-un apo “metalin” e doktorit apo violinën dhe simfoninë e Ramës.
Sa për Liken "ustai" i Skraparit rri e pret./CNA
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...