Vendos GJKKO, "arrest shtëpie" për Berishën
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën "arrest shtëpie" për i...

Zbardhet vendimi i GJKKO-së ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Në vendin e GJKKO-së, e cila mban firmën e gjyqtares Irena Gjoka, theksohet se ndaj Berishës është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpi" për akuzën "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë".
Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.
Për ekzekutimin e vendimit ndaj Berishës ngarkohen prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Avokatët e Berishës kanë mundësi që brenda 5 ditëve të bëjnë ankimim në Gjykatën e Posaçme për vendimin e dhënë nga Gjoka.
Vendimi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2.Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga "Mustafa Matohiti", Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./CNA
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën "arrest shtëpie" për i...
Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Poli...
Pas hetimeve për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Be...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet...
Ditët e fundit hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit z...
Avokatja dhe aktivistja, Adriana Kalaja është shprehur...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ish-ministrin...
Çfarë synojnë shqiptarët dhe ku janë përqendruar energ...
Surprizues është solidariteti i shqiptarëve sa i përke...
Pavarësisht arritjes së objektivave apo detyrave të re...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folu...
Duke marrë parasysh detyrat apo objektivat që shqiptar...
Këshilli i Ministrave pas shkrirjes së institucionit t...
Një nga neurokirurgët më të mirë të Spitalit Amerikan, dok...
Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle në banesat e d...
Ditën e sotme, ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur...
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë r...
Të gjithë qytetarët rekomandohen që të shmangin lëvizjet d...
Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK, ku ka...
Mijëra shqiptarë kanë vuajtur me orë dhe ditë të tëra ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...