web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!

9 Janar 2024, 16:17, Editorial Elvi FUNDO
Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!
Kryeministri Edi Rama

Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve parlamentare në Shëngjin menjëherë u përhap lajmi në media se ishte diskutuar edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Në fakt, kur e mendon, zgjedhjet e parakohshme vijnë në kohë krizash, kryeministri s’bën dot kabinetin, rrezikon të mos fitojë zgjedhjet, i bën në mënyrë të befasishme që të ketë disa avantazhe e të tjera si këto.

Në fakt, për të analizuar a i interesojnë Ramës zgjedhjet e parakohshme duhet të shohim disa fakte. Dikush mund të thotë që Rama i bën zgjedhjet sepse me një mandat 4-vjeçar e gjen opozitën të papërgatitur, të përçarë, sepse nuk mund të dihet se çfarë mund të ndodhë, bashkohet opozita, mund të vijë ambasadori i ri amerikan, ndërkombëtarët mund ta rrëzojnë, e kështu me radhë.

TË GJITHA PUSHTETET NË DORËN E RAMËS

Në fakt, po t’i shikojmë detajet, do të kuptojmë se Edi Rama i ka të gjitha pushtetet.

Le të shikojmë drejtësinë. 

Edi Rama ka në kontroll Gjykatën Kushtetuese. Këtë e ka së bashku me Lulzim Bashën, opozita ska asnjë element të saj. Rama ka kontrroll më shumë se Berisha në '92-in

Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!
Gjykata Kushtetuese

Është bërë një betejë e madhe gjatë kohës që ishte Ilir Meta President. Ky i fundit tentoi të ruante disa parime të balancimit të kësaj gjykate, por në fund Rama e vuri në kontroll. Gjykata Kushtetuese është komplet nën drejtimin dhe nën urdhrat e kryeministrit.

Gjykata e Lartë e Sokol Sadushit

Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!
Sokol Sadushi

Një nga tre Sokolët e Reformës në Drejtësi që doli nga dritarja dhe hyri nga dera pa bërë vetting. Është një njeri, që, jo vetëm kontrollohet, por merr urdhra më keq sesa një ushtar i Rilindjes.

Prokuroria duket se ka hipur në një autobus që është në një rrugë pa adresë pa zgjidhje. Disa presin vettingun, kush e ka kaluar ja di për nder Partisë. 

E vetmja shpresë që duket është SPAK-u dhe ky jo i gjithi, por në disa struktura të tij, në disa individë që shpresohet se ende nuk janë kapur nga kryeministri apo si fjalët që qarkullojnë në politikë se Altin Dumani nuk i hap telefonin Edi Ramës, nuk i ka shkuar në pritje, apo prokurorë, të cilët nuk duan t’ia dinë fare për pushtetin e Ramës, por kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe janë njerëz të lirë.

Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!

Deri këtu mund të shpresohet që Edi Rama nuk ka kapur diçka, por segmente të caktuara të SPAK-ut janë edhe këto nën urdhrin e kryeministrit. Rasti i Ilir Beqajt apo Olta Xhaçka flasin jo pak.

Nga ana tjetër, ka fituar të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Pushtetin vendor e ka në kontroll të plotë.

Parlamentin e ka nën kontroll pa asnjë diskutim dhe jo vetëm, por ai mund të bëjë dhe mazhorancë kushtetuese në qoftë se i jep diçka Lulzim Bashës, i cili është gati, që për kockën e kryeministrit, të votojë gjithçka, thjesht dhe vetëm që të shitet si një orientim i ndërkombëtarëve apo i amerikanëve.

Duke lënë Saliun mënjanë për të ecur për një Shqipëri evropiane dhe euroatlantike. Pra, edhe në parlament kush ka merak se nuk ka mazhorancë kushtetuese e ka gabim. Edhe atë e ka të krijuar me Lulzim Bashën.

Më tej, Presidenti.

Shikojeni zotin Begaj, i cili më shumë shqetësohet për të marrë edhe parukierët me vete në SHBA apo të na thotë sa i ëmbël është si sheqer.

Shpresojmë që të mos ndodhë si ajo historia që tregojnë kur populli thoshte: “Shoku Enver, shoku Enver i ke doçkat me sheqer”, që Enver Hoxhën më pas ta zinte diabeti.

Këtë nuk ia urojmë në fakt zotit Begaj, por është kaq i ëmbël sa nganjëherë ajo ëmbëlsia e tij servirur nga Rama të neverit. Veç President nuk duket të jetë.

Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!
Presidenti Bajram Begaj

PIKËPYETJET

-Çfarë nuk ka në kontroll Edi Rama?

Se mos dikush ka merak mediat. I mbajnë iso disa nga qejfi e disa nga halli. Disa të blerë e disa ushtarë.

-Çfarë i mungon pushtetit të tij? Ministrat?

-Ka ndonjë ministër që kundërshton apo ka një qëndrim të vazhdueshëm parimor ndaj kryeministrit?

Përjashto Taulant Ballën dhe Niko Peleshin që mund të quhen socialistët klasikë në qeveri, pjesa tjetër e qeverisë janë dhe pa asnjë pikë vlere politike si rasti i Ervin Metes, të Financës, për shembull, apo ministra të tjerë që vijnë nga Bashkia e Tiranës që lidhen me Partinë Socialiste e kanë nga lidhja me Edi Ramën.

Nga Elvi FUNDO/Çfarë i mungon pushtetit të Edi Ramës?!
Ervin Mete

Prandaj asgjë nuk i mungon pushtetit të Edi Ramës sot.

Në rast se do të bënte zgjedhje të parakohshme nuk është se do t’i shtohej diçka më shumë.

Pra, zgjedhjet e parakohshme bëhen kur ti shton diçka më shumë.

OPOZITA, 0 SHANSE PËR TË FITUAR ZGJEDHJET

Ai thjesht dhe vetëm do të zgjaste kohën në rast se ka kurajë të shkojë të përballet me një opozitë të përçarë, e cila është copë e çikë dhe këtu kryeministri ynë thotë sa të përgatitem pas një viti, një viti e gjysmë, nuk i dihet se çfarë ndodh, po shkoj shpejt e shpejt në një palë zgjedhje dhe po i zgjas mandatin vetes.

Në fakt, edhe t’i bëjë tani, edhe pas një viti e gjysmë, nuk duket se ka ndonjë shqetësim  të madh për kryeministrin (edhe këto mbledhjet janë lëvizje me top përpara portës bosh), sepse opozita nuk ka problem vetëm ndarjen e saj, por thelbi i çështjes së dhimbshme që ka opozita është mungesa e besimit të shumicës së shqiptarëve tek ajo. Nuk ngjall më shpresë dhe duket e braktisur.

Edhe sikur logoja të kthehet te Berisha dhe opozita të bashkohet me ato çfarë ka ndodhur, me ato çfarë kanë thënë për njëri-tjetrin, me situatën që ajo ka do të ishte jo e vështirë, jo e pamundur, por injorancë politike të mendoje se kjo e fundit do të fitonte.

Prandaj edhe kryeministri këto fjalitë me zgjedhje të parakohshme i ka më shumë stërvitje dhe duke lexuar pak politikisht kupton se zoti Rama në sy të 50 apo 100 vetave sa ka mbledhur në Shëngjin, kurrsesi nuk do të thoshte të vërtetën, por do të luante me skemën e tij të zakonshme që tjetër thotë e tjetër bën. Si rasti kur dikush që bëhet ministër apo shkarkohet nga detyra dhe emërohet në një post tjetër e merr vesh nga mediat dhe jo nga Edi Rama në një takim zyrtar politik.

Shpresat për zgjedhje të parakohshme janë të venitura, por dhe një lojë që mund të sjellë një rrjedhë ngjarjesh ndryshe në rast se kryeministri ynë kërkon thjesht dhe vetëm që të fitojë tani shpejt e shpejt për të zgjatur edhe 3 vjet pushtetin e tij, Rama në fakt tashmë nuk ka asnjë pikëpyetje, asnjë rrezik dhe asnjë arsye që të bjerë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme thjesht mund të qëllojë njëherë në ajër për zhurmë. Siç ndodh për Vitin e Ri, midis fishekzjarrëve ka dhe plumba qorrë/ CNA

 





14:47 Editorial REDAKSIONALE

Autori i fotos

Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...

Lajmet e fundit nga