"Top Channel", emision antisemit/ Pse hesht AMA?
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...

Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qytetin e Korçës, por edhe më gjerë. Një njeri, që e ka njohur kushdo deri në brezat e viteve ’90.
Një personazh mesatar që thuajse ecte me hapin kalërues të tij, kur bërtiste dhe lëshonte zërin trumbues, a thua se ishte një megafon me fuqi të madhe ditën kur luante "Skëndërbeu" futboll apo vajzat e "Skëndërbeut" volejboll.
Më të vjetrit e kanë njohur më mirë. Ai quhej Pandi Gjiza. Por, emrin e vërtetë e kishte Pandi Lulo. Një burrë i shkurtër dhe i kërrusur, me flokët e tij përpjetë, dikush e mban mend me thinja të rralla.
Ai ishte një nga tifozët më të zjarrtë të ekipit korçar që shpesh shkonte edhe nëpër qytete, ku shkonin tifozët dhe bërtiste kur lunate ekipi i tij.

Por ndryshe nga tifozët që bërtasin në tribuna, ai dilte dhe bërtiste në rrugët e qytetit, se duhet të shkonin të gjithë në stadium të bënin tifozë për vajzat e volejbollit, atëherë në vitet ’80-’90, me një sukses mjaft të madh në rivalitet me Dinamon, për ekipin e Skëndërbeut në futboll, që nuk kishte shkëlqimin e vajzave të atëhershme, basketbollit, e kështu me radhë.
Ishte një personazh i gjithënjohur për korçarët. Të gjithë e njihnin, pa përjashtim.
Pandi Gjiza, i përshkruar ndryshe mund ta gjeni në këtë link, të cilin e ka shkruar gazetari Agim Xhafka, por edhe në disa foto të shkrepura në studio nga Eliano Kalemi.

Pandi Lulo, i quajtur Pandi Gjiza, është një personazh pozitiv për qytetin e Korçës. Dikush e mban mend duke bërtitur, me një gotë raki, hy e dil nga “Bar Korça”, lokali kryesor atje ku sot është pedonalja ku mblidheshin e pinin burrat korçarë. Apo te “Krimeja”, një tjetër bazë “lufte” për burrat për t’u dehur me ndonjë gotë birrë apo ndonjë gotë raki.
Por, çfarë e lidh Pandi Gjizën me Edi Ramën?
Kryeministri ynë ka disa ditë që ka filluar një temena të madhe për një tallava që do të mbajë sonte në qendër të kryeqytetit.
Pra, me 28 korrik, duke kapur një hapësirë në lidhje me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hapjen e negociatave me BE-në, problemet me "non-grata"-t, kryeministri ynë ka mbledhur në shesh këngëtarë nga më të ndryshmit.

Deri këtu jemi në rregull. Shumë mirë ka bërë. I mbledh njerëzit, e le të festojnë.
Por, dardha e ka bishtin prapa.
Së pari, Rama e bën për politikë.
Së dyti, këtë koncertin e paguajnë taksat e qytetarëve.
Së treti, kryeministri ynë është bërë si Pandi Gjiza.
Ka filluar dhe del e “bërtet” për çdo këngëtar që do të marrë pjesë në këtë koncert.
Pandi Gjiza dilte e bërtiste rrugëve për Skëndërbeun, për ndeshjet sportive, që të dëgjonin qytetarët dhe të shkonin në stadium, Edi Rama “bërtet” nga "Twitter"-i ose nga "Facebook"-u i tij për të thirrur qytetarët që të shkojnë në këtë koncert.
Një herë thotë se na vjen Alban Skënderaj, pastaj thotë se na vjen Flor Mumajesi, pastaj na thotë se do na vijë edhe Çiljeta, që dikur ka qenë e Saliut, që tani është "non-grata", e kështu me radhë.

Të gjithë këta këngëtarë do të shkojnë me para dhe do të paguhen nga taksat e shqiptarëve.
I vetmi që e bën pa lekë këtë shërbim, por për interesat e tij politike, është Edi Rama.
Dhe i vetmi ndryshim me Pandi Gjizën është se Pandi i shkretë e bënte për tifozllëk dhe për pasion, kurse Edi Rama e bën për interesa.
Por, të dy thërrasin njësoj. Pandi Gjiza thërriste rrugëve të Korçës “me vrap të shkojmë në ndeshjen e radhës”, Edi Rama shkruan në "Facebook" apo në "Twitter" që njerëzit të shkojnë të marrin pjesë në këtë koncert, ku këngëtarët nuk do shkojnë falas, por me lekë.
Lekët do t'i paguajnë qytetarët, bërtitja është e vetmja falas që e bën Edi Rama, ashtu siç e bënte edhe Pandi Gjiza, që bërtiste në rrugët e Korçës./CNA.al
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime...
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...