Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Gazetari Agim Xhafka, është rikthyer pas në kohë, ndërsa rrëfen një histori nga qyteti i Korçës.
Historia që rrefen Xhafka ka të bëjë me një njeri që në Korçë e quanin, ?Pandi Gjiza?, dhe që Korçarët sipas tij e donin shumë.
E ndërsa rrefen disa detaje nga jeta e tij, në një postim në rrjetet sociale, Xhafka shkruan se Korça në fakt kishte shumë të tillë, njerëz të veçantë që jo vetëm nuk përçmoheshin nga korçarët, por i donin shumë.
Ai thekson më tej se ishte pikërisht kjo arsyeja pse qyteti merrte më shumë dritë e ngjyra. I thyhej monotonia e kthehej në një kaleidoskop që nxjerr veç pamje mahnitëse.
Postimi i plotë:
PANDI GJIZA.
Korça dallohet për përdorimin e llagapëve. Nuk gjen një njeri të vetëm pa një të tillë. Dëgjon p.sh si u gdhive o But, si je o Okllai,h ë Mastrapankë çfarë po bën, ik tutje Gogozhare…Për të vazhduar me sharrje tipike si kokë damberdilë,zarbë,teneqe e shpuar,farashuk,akoma në kolopoçka je… Gjuha e zonës mbushur me ngjyra e plot nënshtresa kuptimore. Që shkojnë deri në perqeshje, por asnjëherë në fyerje.
Një emërtim tjetër kanë pasur njerëz realë, por të mangët mendërisht. Këtyre u vendosnin nofka edhe qesharake, për të zbutur anormalen tek ta. P.sh Pandi Gjiza, Peci Bajamka, Stavri Maçoku, Pandi Këndeska,T aqo Babuci, Maqo Pehlivani e plot të tjerë që dihej se si kudo do të gjendeshin edhe në mes gjithë asaj popullsie.
Ndër këta, mua më ka rastisur që më shumë të njihja Pandi Gjizën, ngaqë shtëpinë e kam pasur afër stadiumit dhe ai ka qënë tifoz i zjarrtë i ?Skënderbeut?.
Nuk gjej asnjë lidhje mes tij me fjalën gjiza. Iu ngjit si p.sh. Stavrit maçok nga mbrapa. Këto emërtime i lëshonte dikush e në pëlqeheshin të ngjiteshin që asnjë vendim gjykate nuk ta ndërronte më.
Pandi Gjiza, kur e kam njohur unë ka qënë ndoshta 40 vjeç a më pak. Më dukej kaq se vetë isha ende pa shkuar në shkollë. Kishte një trup mesatar, i imët, ecte si duke kërcyer, kthente kokën majtas e djathtas se i flisnin të gjithë dhe zërin të çjerë, si të gërvishtur me xham.
Përherë ishte i kuq flakë në fytyrë, nga që në çdo lokal e ftonin, i jepnin nga një teke e ndonjë kërnackë e ai teke pas tekeje rrinte si gjysëm xurxull në rrugë.
Nuk e di ku e kishte shtëpinë, por di që korçarët e donin. Nuk e fyenin, nuk e percmonin, e qerasnin dhe i rrihnin shpatullat me mirësjellje. Në stadium ai hynte deri tek fusha e rrinte perherë prapa portës së kundërshtarit. Se donte të ishte sa më pranë golit. E kur ai bëhej Pandi hiqte bluzën, e vërviste nga gëzimi e bënte xhiro rreth stadiumit sikur ishte ai shënuesi.
Njerëzit i argëtonte e në kor shpërthenin Pandi, Pandi. I shkëlqenin sytë dhe dukej që larg që ishte i lumtur, shumë i lumtur.
Kështu mbaj mend edhe trajtimin e Peçi Bajamkës. Një tip tjetër që kishte mangësi të dukshme, por edhe hobi të tjera.
Ai mbante një foto të Xhina Lobobrixhidës e ishte ngulur në tru se në një botë tjetër e kishte pasur dashnore. Dhe ua tregonte e ritregonte korçarëve. Të gjithë e dëgjonin dhe bënin të habiturin. Peci gjendej në qiell të shtatë në ato çaste.
Korçarët e mij përherë kanë treguar respekt për njerëzit me defekte. Se ishin të bindur që faji nuk ishte i tyre,gabimi ishte diku tjetër. Dhe pa hyrë në analiza ata i donin dhe i mbanin pranë këta qytetarë me shenja të dukshme anormaliteti.
Siç mbajmë në bufe një relike porcelani, që na është thyer anash, por rri bukur me filxhanët e kafes dhe gotat e verës. Apo si gota e ujit që ka një cifël se e kemi përplasur tek kana, por e mbajmë se pijmë nga krahu tjetër.
Qyteti me këta tipa merrte më shumë dritë e ngjyra. I thyhej monotonia e kthehej në një kaleidoskop që nxjerr veç pamje mahnitëse.
Pandi Gjiza tashmë fle tek varrezat e qytetit. Bashkë me të ngjashmit e vet. Qyteti ka të tjerë si ata. Por kam siguri absolute se tek vendvarrimi i tyre sot nuk mungojnë lulet. Siç u dhuroheshin kërnackat në të gjallë. Se historia e qytetit tim lodron mes njerëzve normalë dhe jo normalë, si ylberi që krijohet nga të gjitha ngjyrat.
Eh,ç?më mbive deri në Amerikë,o Pandi Gjiza i Korcës sime…!/ CNA.al
Këtë javë pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm. Sipas Shër...
Çiftet qe kane kaluar një periudhe te vështirë kohet e fundi...
Pezullohet lundrimi detar në Vlorë si pasojë e motit dhe dal...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë, pak minuta më parë n...
Sot është dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme dhe konisd...
Vendimi për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e qeseve plas...
Dashuria: Në dashuri sot, çiftet e konsoliduara do të zhvill...
Tashmë në stinën e vjeshtës, moti “gri” me vranësira mesatar...
Gazeta- Ora dhe portal Rehatfare.al vijojnë të hedhin dritë ...
Lëvizja për Universitetin paralajmëron rikthimin e protestav...
Studime të institucioneve prestigjioze në Azi, Europë dhe Am...
Moti për ditën e sotme pritet të jetë me alternime kthjellim...
Sot do jeni ne humor te mire dhe te gatshëm për t’ia plotësu...
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë ka goditur Maqedoninë e Ve...
Pasditen e sotme është ndarë nga jeta Artur Kreka, një ndër ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
8 vite më parë çeli dyert Tirana East Gate, destinacioni i p...
Të paktën 87.1 për qind e perdoruesve te internetit hyn çdo ...
Lëvizja për Universitetin ka njoftuar se në datën 4 dhjetor ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...