Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...

Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshur me paqartësi dhe dilema mbi vrasjet e fundit në Shqipëri. Kjo vihet re sidomos kur fillojmë dhe i etiketojmë vrasësit si profesionist apo thjesht me pagesë. Në fakt ka dallime shumë të mëdha midis dy formave të mësipërme, të cilat duhen kategorizuar sipas kritereve shkencore të profilizimit kriminalistik.
Në çdo vrasje që hetohet, analiza për aftësitë e autorëve bazohet në dy elementë kryesorë që janë teknika dhe taktika e përdorur. Në ngjarjet e fundit të ndodhura në Fushë Krujë dhe Milot, teknikisht autorët kanë qenë qitës të sprovuar, pozicionuar saktë në kuadrat sulmi, kanë zgjedhur armët e duhura, janë të stërvitur për përdorimin e tyre dhe kombinohen për kryqëzime zjarri të mirëmenduara në trajektore. Por nga pikëpamja taktike ka shumë elementë që i profilizojnë të pa rafinuar dhe jo profesionist.
Zgjedhin vende të gabuara për atentate, nxitojnë të gjejnë momentin më të parë, por jo të duhurin, rrezikojnë të pikasen në akset rrugore që përshkojnë dhe lokalizohen lehtësisht në zonat ku djegin automjetet, duke treguar se e njohin mirë zonën, nga ku krijojnë nganjëherë bindjen se janë banor të saj. Në rankimin e Birmingamit këto tipologji organizimi kriminal hyjnë në përgatitje të mesme teknike dhe minimale taktike. Ky përfundim bazuar në manuale empirike shkencore, ka bërë të besojmë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë ose pjesëtar të grupeve rivale, por jo me profesionistë të vërtetë të ardhur nga jashtë apo ish efektivë të stërvitur.
Të parët do e bëjnë më të lehtë zbulimin nga ana e policisë, ndërsa për të dytët do jetë shumë herë më e vështirë. Gjithsesi shpeshtësia e intervaleve të atentateve midis grupeve tashmë të identifikuara rivale krijon më shumë avantazhe për stretegjitë operative të policisë kriminale. Nga ana tjetër, fakti që përballemi me autorë të nivelit mesatar dhe me probabilitet të lartë zbulimi, ka nxjerrë në pah paaftësi dhe dobësi të dukshme, veçanërisht mbi kontrollin e territorit, informacioneve operative, policimit, rrjetit informativ policor dhe integritetit të disa strukturave ligjzbatuese.
Tani më shumë se kurrë kemi sfidën të tregojmë se kemi aftësi policore inteligjente, drejtim strategjik profesionist dhe vullnet për të kaluar në ofensivë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike. Policia duhet të kuptojë që tashmë ndodhet në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar " modus operandi". Kanë dalë hapur, janë ekspozuar me blinda dhe arsenal armësh, kanë shkathtësi në mbulim dhe humbje gjurmësh, si dhe krijojnë alibi proceduraile të mirëmenduara. Kjo është koha e kthesës së shtetit ligjor, ndryshe do të jetë shumë vonë.
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...