
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthyer në punë gjashtë efektivët e "Shqiponjave", që u pezulluan nga detyra si fajtor për ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.
Gjashtë efektivët dolën sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kishte kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, por gjykata vendosi të mos pranojë kërkesën, por t'i rikthejë në detyrë.
Ndërkohë që Gazment Bardhi vijon jetën i qetë dhe i pashqetësuar.
Bardhi është personi përgjegjës, për ngajrjen e rëndë që ndodhi pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. PD e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, duket se kishte shkuar në zgjedhje me skenar të përcaktuar, duke marrë me vete grupe të armatosura, me pretendimin se ishin struktura për të mbrojtur votën.
Ka qenë vetë Gazment Bardhi, ai i cili ka pranuar se Arbër Paplekaj, i cili është nën arrest, ka qenë pjesë e strukturave të tyre për të mbrojtur votën.
Ish-sekretari i PD, ndonëse nuk është njeriu që qëlloi drejtpërdrejt mbi Xhuvanin duke e lënë të pajetë, ai është personi i implikuar në këtë vrasje.
Pra, duke iu referuar deklaratës që ai ka bërë në atë kohë për grupe të armatosura për mbrojtjen e votës, ngrihen dyshime se Gazment Bardhi priste një përplasje me armë. E në fakt ndodhi dhe bilanci ishte me 1 viktimë dhe 4 të plagosur.
Deri tani, organet kompetente nuk kanë nisur asnjë hetim ndaj Bardhit ndonëse ka kaluar mbi një vit nga ngjarja e rëndë.
Ai është thirrur vetëm për të dëshmuar dhe më pas është lënë i lirë, për të vijuar i qetë jetën e tij, ndonëse ngjarja pak ditë para zgjedhjeve ishte e rëndë dhe tronditi jo pak gjithë opinionin./CNA.al
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...