
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ndalohet në kufi nëse ka para me vete përtej shumës së vendosur me ligj, pritet të marrin fund me amnistinë fiskale.
Në vend që të shkojë për ndjekje penale, emigranti, i cili mund të ketë bërë dy apo tri punë në të zezë, i jepet hapësira për të legalizuar mundin dhe djersën e tij.
Aktualisht është detyrim ligjor për çdo qytetar që të deklarojë se disponon me vete shuma mbi 10 mijë dollarë kur kalon kufirin në hyrje apo në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Bankat kanë gjithashtu detyrën që të raportojnë rastet kur qytetarët paraqiten në sportel dhe dëshirojnë të depozitojnë shuma të mëdha.
Por, me amnistinë fiskale, të gjithë shtetasit shqiptarë, përfshirë emigrantët dhe kompanitë që operojnë në vend do të kenë të drejtë të deklarojnë pasurinë e tyre pa provuar burimet se si e kanë siguruar.
Projektligji “për Amnistinë Fiskale”, lejon që një individ së bashku me familjarët e tij të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro.
Gjithashtu do të lejohet legalizimi i pasurive të patundshme, bilanceve të biznesit, dhe sende me vlerë si makina, vepra arti dhe gurë të çmuar.
Procesi i amnistisë do të zgjasë 9 muaj dhe tatimi që do të mbahet për ata që deklarojnë 4-mujorin e parë është 7% e vlerës dhe 10% për muajt e fundit.
Por, paratë dhe pasuritë që do të legalizohen duhet të rrinë të paktën 5 vjet në territorin shqiptar dhe në rast se tërhiqen do t’u vendoset një penalitet në 30% të shumës që transferohet.
Nisma për amnistinë fiskale, e cila ka qenë ide e ish-kryeministrit Sali Berisha që në vitin 2011, do të thotë që biznesi të marrë frymë lirshëm dhe ekonomia të vihet në lëvizje pozitive.
Legalizimi i parave dhe patundshmërive, që do të jetë në favor të biznesit, por edhe të qytetarëve, nuk duhet parë politikisht.
Në 2011, u pa në aspektin politik nga socialistët dhe nuk u miratua. Tashmë, pas 11 vitesh kur socialistët janë penduar dhe propozojnë amnistinë fiskale, nuk duhet të kundërshtojnë ata që ishin pro në vitin 2011.
Ashtu si çdo fushë tjetër, edhe në ekonomi Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë, po aq e thellë sa ajo e sistemit të drejtësisë.
Amistia fiskale nuk është një projekt i ri, pasi është vënë në zbatim edhe me herët nga vendet e rajonit, por edhe në Europë.
Legalizimi i parave dhe patundshmërisë, për ata njerëz që kanë punuar në dy a tri vende njëherësh në të zezë është një proces që jo vetëm u intereson qytetarëve dhe bizneseve, por një proces që zhbllokon ekonominë dhe ndikon në zhvillimin e vendit.
Thënë më qartë, gjithçka do të jetë më e pastër, do të shmanget vepra penale e pastrimit të parave, do të ketë rroga më të larta, do të ulet numri i të punësuarve në të zezë dhe ekonomia do të marrë frymë lirisht./CNA.al
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...