LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një frymëmarrje për biznesin dhe qytetarët/ Pse duhet miratuar amnistia fiskale

16 Prill 2022, 08:44, Ekonomi CNA

Kryeministri Edi Rama, së fundi po artikulon me vendosmëri amnistinë fiskale.

Një amnisti që në fakt, do të ishte një frymëmarrje për biznesin.

Një nga qëllimet që po merret kjo nismë, përveç informalitetit është edhe ndikimi i saj pozitiv, në ekonominë e vendit.

cna lajme politikeMe amnistinë fiskale, kushdo që ka para, njerëz që mund të kenë punuar me dy ose tre turne, etj, të cilët mund të shuma të papërdorura deri tani për arsye të përballjes me ligjin dhe mbi detyrimet fiskale, mund ti ?injektojnë? në ekonomi.

Nisur edhe nga eksperienca e vendeve të tjera, sipas ekspertëve amnistitë fiskale të kësaj natyre, fusin në ekonominë dhe në financën e vendit, shuma të konsiderueshme  të cilat pastaj duke u bërë legale dhe duke u falur nga informaliteti fiskal deri tani, mund të investohen në forma të ndryshme në ekonominë e vendit duke u bërë kapitale të pastra që ndikojnë në mënyrë formale në ekonominë e vendit.

Duke iu referuar edhe eksperiencës së vendeve të tjera, si në Greqi, Itali dhe shumë vende të tjera, amnistitë fiskale me këto përmasa, gjithmonë janë shoqëruar edhe me efekte pozitive, sidomos afatmesme në ekonominë dhe në zhvillimin e një vendi.

Sigurisht, ashtu siç edhë është deklaruar nga Qeveria shqiptare, duke përjashtuar nga amnistia paratë e krimit. Pra, para të ardhura nga aktivitete kriminale.

Amnistia fiskale e deklaruar nga kryeministri Rama, është një hap i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2011.

Në atë kohë, për kapriço politike nuk u miratua. Partia Socialiste, në atë kohë në Opozitë, për hir të kapriçove politike, apo thjeshtë për të bërë ?opozitarin? nuk e votoi këtë nismë.

Dhe pikërisht për shkak të kapriçove të tyre politike, nisma u miratua në mënyrë të pjesshme.

Tashmë vetë Edi Rama kërkon të njëjtën amnisti fiskale, që propozuan demokratët në pushtet, në vitin 2011.

Dhe sot është koha, që Opozita aktuale të tregojë se është pro biznesit. Pro, frymëmarrjes së ekonomisë.

Sot nga inati se nuk e votuan dje, nuk mund dhe nuk duhet të dalin kundër. Sepse një forcë politike e djathtë nuk mund të jetë kundër një amnistie që i shërben biznesit dhe që i shërben qytetarëve.

Por, të paktën duhet të pranojnë të votojnë minimalisht amnistinë e vitit 2011. Atë që propozuan vetë në atë kohë dhe ndoshta dhe një hap më tej.  

Për biznesin amnistia është një frymëmarrje e madhe. Pasi në regjistrat e tyre do të fshihen apo do të deklarohen shumë nga paratë që ata i kanë përdorur për shmangie taksash, apo pagesa që i kryejnë në të zezë./CNA.al

Amnistia fiskale/ Një frymëmarrje për biznesin

Pse na duhet amnistia fiskale?

Një amnisti për 30 vite tranzicion

Lajmet e fundit nga