LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amnistia fiskale, propozim i 2011/ Pse opozita nuk mund të dalë kundër biznesit

19 Prill 2022, 09:55, Politikë CNA

Gati dy vite më parë, në mesin e pandemisë së koronavirusit, qeveria shqiptare hodhi për diskutim publik amnistinë fiskale.

Ndërkohë, një nismë e tillë është rikthyer sërish në vëmendje nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka deklaruar se amnistia fiskale do të shërbejë për të legalizuar paratë e shqiptarëve që kanë punuar në të zezë brenda dhe jashtë vendit.

cna lajem aktualitetAmnistia nuk do të jetë gjithëpërfshirëse, por do të ketë përjashtimet e saj. Kështu, nuk do të lejohet formalizimi i parave të aktiviteteve kriminale dhe korrupsionit.

Një amnisti që vendet e rajonit, dhe Europa e kanë bërë disa herë në këto dekada.

Ndërsa në Shqipëri, në gati më shumë se 30 vite tranzicion nuk ka ndodhur asnjëherë.

Ka pasur një amnisti të pjesshme në vitin 2011, që mund të quhet më e madhja.

Nisur edhe nga eksperienca e vendeve të tjera, sipas ekspertëve amnistitë fiskale të kësaj natyre, fusin në ekonominë dhe në financën e vendit, shuma të konsiderueshme  të cilat pastaj duke u bërë legale dhe duke u falur nga informaliteti fiskal deri tani, mund të investohen në forma të ndryshme në ekonominë e vendit duke u bërë kapitale të pastra që ndikojnë në mënyrë formale në ekonominë e vendit.

Duke iu referuar edhe eksperiencës së vendeve të tjera, si në Greqi, Itali dhe shumë vende të tjera, amnistitë fiskale me këto përmasa, gjithmonë janë shoqëruar edhe me efekte pozitive, sidomos afatmesme në ekonominë dhe në zhvillimin e një vendi.

Sigurisht, ashtu siç edhë është deklaruar nga Qeveria shqiptare, duke përjashtuar nga amnistia paratë e krimit. Pra, para të ardhura nga aktivitete kriminale.

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se amnistia fiskale, është një propozim i bërë më parë, që në vitin 2011, nga Qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në atë kohë, për kapriço politike nuk u miratua. Partia Socialiste, në atë kohë në Opozitë, për hir të kapriçove politike, apo thjeshtë për të bërë ?opozitarin? nuk e votoi këtë nismë.

Dhe pikërisht për shkak të kapriçove të tyre politike, nisma u miratua në mënyrë të pjesshme.

Por, tashmë vetë Rama i cili e kundërshtoi në kohën që ishte në Opozitë, tashmë kërkon të miratohet amnistia fiskale. Pikërisht ajo amnisti fiskale që u propozua në vitin 2011, nga demokratët në atë kohë në pushtet.

Dhe sot është koha, që Opozita aktuale të tregojë se është pro biznesit. Pro, frymëmarrjes së ekonomisë.

Sot nga inati se nuk e votuan dje, nuk mund dhe nuk duhet të dalin kundër. Sepse një forcë politike e djathtë nuk mund të jetë kundër një amnistie që i shërben biznesit dhe që i shërben qytetarëve.

Por, të paktën duhet të pranojnë të votojnë minimalisht amnistinë e vitit 2011. Atë që propozuan vetë në atë kohë dhe ndoshta dhe një hap më tej./CNA.al

Një frymëmarrje për biznesin dhe qytetarët/ Pse duhet miratuar amnistia fiskale

Një frymëmarrje për biznesin dhe qytetarët/ Pse duhet miratuar amnistia fiskale

Rama jep detaje/ Si do jetë amnistia fiskale

Pse na duhet amnistia fiskale?

Një amnisti për 30 vite tranzicion

Lajmet e fundit nga