
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që tregonin pajisjen e Xhuljana Dumanit në datën 6 qershor të vitit 2022, në kohën kur vëllai i saj ishte lajmi i parë në të gjitha mediat për bëmat dhe gjëmat për vrasjet seriale, ajo ka marrë një certifikatë sigurie.
Por ne e kemi theksuar dhe po e ritheksojmë. Problemi nuk është Xhuljana Dumani. Ajo është një vajzë që ka mësuar në shkollë, një vajzë ekselente që ka shkuar të punojë në një institucion shtetëror. Këtu nuk ka asnjë gjë të keqe. Përkundrazi, ajo mund të mbështetet.
Por për shkak të aktivitetit kriminal të të vëllait, ajo nuk mund të jetë ligjërisht pjesë e strukturave të caktuara dhe nuk mund të ketë kurrsesi një certifikatë DSIK, që janë persona specifikë që e përdorin atë lloj certifikate.
Pra, edhe ne kur e kemi publikuar, por edhe mediat e tjera që kanë pasur akses, njerëzit që e kanë ditur punësimin e saj në Ministrinë e Jashtme nuk kanë reaguar dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë. Kjo sepse do të ishte krejt normal punësimi. Por, marrja e një certifikate sigurie dhe kalimi në një zyrë sekretesh, ku ke akses në informacione të klasifikuara, një person e cila ka lidhje direkte me vëllain e saj, krijon një ndalesë të padiskutueshme ligjore.
Në letrën e publikuar nga Xhuljana Dumani, ajo dukej sikur ishte shkruar nga Endri Fuga, ku më shumë se punën që ajo bënte në të vërtetë, përpiqej që të justifikonte nëse kishte pasur apo jo akses Olta Xhaçka dhe Ministria e Jashtme apo edhe Ministria e Arsimit që e kishte rekomanduar. Duket si një letër e shkruar nga Fuga, për të justifikuar ministren, por e vërteta është se përgjegjës janë institucionet.
Së pari, rekomandimi i bërë nga Ministria e Arsimit mund të quhet korrekt, sepse është një studente perfekte, por në momentin që shkon në Ministrinë e Jashtme, siç CNA.al e raportoi sot, Drejtoria Juridike e Sigurisë së Informacionit në Ministri të Jashtme duhet të verifikonte Xhuljana Dumanin, për të mos e çuar në zyra me akses në informacion të klasifikuar.
Së dyti, DSIK, e cila ka dhënë certifikatën që CNA.al e ka publikuar është përgjegjëse direkte, së bashku me disa institucione të tjera, të cilat përfshihen në këtë proces për skandalin që ka ndodhur. Pra, është Ministria e Jashtme, nëpërmjet drejtorisë që ka çuar kërkesën në DSIK dhe DSIK e cila e ka miratuar certifikimin e Xhuljana Dumanit në pozicionin me marrjen e certifikatës së sigurisë së veçantë.
Pra, thelbi janë institucionet. Është Ministria e Jashtme, DSIK dhe institucionet që bashkëpunojnë me procesin e DSIK për të dhënë certifikatën. Nuk është Xhuljana. Dorëheqja e saj dhe abuzimet me dorëheqjen e saj janë lojëra të Rilindjes. Përgjegjëse nuk është kjo vajzë e re, e cila e ka jetën e saj përpara, e cila në fakt duhet të ishte marrë në mbrojtje javë më përpara, të ndodhej jashtë atdheut, me identitet krejt tjetër dhe jo të ishte në zyrat e shtetit shqiptar me informacion të klasifikuar.
Prandaj institucionet kanë përgjegjësi, të gjitha ato që angazhohen në dhënien e një certifikate sigurie dhe Ministria e Jashtme për emërimin që ka bërë dhe rekomandimin që ka çuar në DSIK./CNA.al
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...