
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejtori i Sigurimit dhe Informacionit të Klasifikuar dhe Drejtori i Drejtorisë së Vettingut të Sigurimit Industrial, dyshohen se janë përgjegjësit kryesorë për pajijsjen me certifikatë sigurie të motrës së Nuredin Dumanit.
Xhuljana Dumani, motra e vrasësit serial, që deri para disa ditësh ishte pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe jo në një sektor të rëndomtë, por në zyrën e sekreteve të NATO-s, u pajis lehtësisht nga DSIK me certifikatë sigurie të kategorisë së dytë për “sekrete shtetërore”.
Pavarësisht se ku ka nisur zanafilla e këtij skandali, përëgjegjësit kryesorë janë dy, drejtorët e DSIK-ut.
Në certifikatën e sigurisë për Xhuljana Dumanin janë firmat e tyre. Pra, ata kanë thënë fjalën e fundit, duke vënë në rrezik kështu sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s.

Dorian Tola dhe Mark Ndreca, dhanë “ok”, që sekretet shtetërore të kalonin nëpër duar të Xhuljana Dumanit, në një kohë që vëllai i saj rrëfente krimet monstrueze në SPAK.
Skandali po tentohet të kalohet vetëm me largimin e Xhuljana Dumanit nga Ministria e Jashtme, ndërsa përgjegjësve të vërtetë nuk ju ka hyrë gjemb në këmbë.
As organet hetimore, nuk kanë reaguar, duke e thelluar më tej skandalin.
Mbi çfarë dokumentash DSIK, lëshoi certifikatën e sigurisë për sekrete të NATO-s, për motrën e Nuredin Dumanit?
A firmosën këtë dokument të rëndësishëm Dorian Tola dhe Mark Ndreca, pa marrë informacione nga institucionet përkatëse?
Si ka mundësi që Dorian Tola dhe Mark Ndreca nuk kishin dëgjuar për Nuredin Dumanin, i cili tronditi mbarë opinionin publik, me zbardhjen e tregut të vrasjeve?
Këto janë disa nga pyetjet e mundshme që në fakt, duhej të ishin shtruar nga SPAK dhe jo të mburrej se po lufton krimin e organizuar me sekuestrimin e një autokombajne.
Institucionet si Ministria e Jashtme, DSIK, apo SHISH, kanë rënë ndërsa SPAK është inekzistent.
Certifikata e sigurisë për Xhuljana Dumanin, është provë se si funksionojnë institucionet në vendin tonë.
Bashkë me sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s, u vu në rrezik edhe jeta e Xhuljana Dumanit.
Por, autorët janë të lirë. Dorian Tola dhe Mark Ndreca vijojnë të kenë funksionet që kishin, pa dhënë përgjegjësi ligjore, për përgjegjësi morale as bëhet fjalë./CNA.al
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...