LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Motra e vrasësit serial, në zyrat e sekreteve të NATO-s/ Kush duhet të mbajë përgjegjësi?

21 Qershor 2022, 11:35, Aktualitet CNA

Motra e vrasësit serial, në zyrat e sekreteve të NATO-s/ Kush

Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një dokument, i cili përbën një skandal të paprecedentë.

Motra e një vrasësi serial, i cili tashmë po rrëfehet para organeve të drejtësisë për vrasjet dhe bëmat, është pajisur me certifikatë sigurie.

Dokumenti tregon se Xhuljana Dumani në datën 6 qershor të vitit 2022, në kohën kur vëllai i saj ishte lajmi i parë në të gjitha mediat për vrasjet seriale, ka marrë një certifikatë sigurie, nga DISK.

Motra e vrasësit serial, në zyrat e sekreteve të NATO-s/ Kush

Institucionet që u përfshinë në skandal

Xhuljana Dumani është punësuar në Ministrinë e Jashtme, në një strukturë të posaçme ku kalojnë informacionet konfidenciale të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Dhe përgjegjësia për këtë bie direkt mbi institucionet shqiptare.

Xhuljana Dumani mund të punësohej kudo në administratën shtetërore, por kurrsesi në një strukturë të tillë dhe aq më tepër të pajiset me një certifikatë sigurie.

Por, përgjegjësia është e institucioneve. Ato janë përfshirë në një skandal të paprecedentë.

Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton, ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj., janë po ashtu të përfshira.

Dhe duhet theksuar se problemi nuk është Xhuljana Dumani si individ, ajo mund të jetë shumë e përgatitur, mund të jetë një studente ekselente, por problemi janë institucionet që lëshojnë certifikatën e sigurisë.

Nuredin Dumani, nuk doli sot, pasi ai ka qenë në kërkim, por problemi është se si Ministrja e Jashtme, Olta Xhaka, i ka dhënë Xhuljana Dumanit akses te zyra e sekreteve të NATO-s.

Nga ana tjetër, në skandal përfshihet edhe Ministria e Arsimit, që e ka rekomanduar.

Në një reagim të bërë nga ministria e Jashtme, e cila tenton të justifikohet, thuhet se “rekomandimi është bërë nga Ministria e Arsimit”.

Pra, nga ministria e Jashtme pretendohet se nuk janë ata që e kanë punësuar direkt, por është ministrja e Arsimit, ajo që e ka rekomanduar si studente ekselente.

Vajza në fakt, Xhuljana Dumani, ka punuar në kabinetin e ministres Olta Xhaçka dhe pa u verifikuar aspak është çuar të punojë në një tjetër strukturë.

Këtu pikërisht fillon problemi, pasi ajo është pajisur në mënyrë skandaloze nga DISK me certifikatë sigurie.

Gjë të cilën ligji shqiptar e ndalon katërcipërisht. Dhe për një skandal të tillë, në fakt në një shtet normal do të duhej të mbanin përgjgjegjësi, çdo institucion apo person i përfshirë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga