
CNA.al publikoi sot një tjetër dokument ekskluziv, që tregon lidhjen e Mirel Mërtirit me kompaninë “Integrated Energy B.V.", e cila duket se qëndron në majë të piramidës që ka marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një deklaratë noteriale, e lëshuar nga kompania "Integrated Energy B.V.", që autorizon Mirel Mërtirin të hapë llogari bankare apo të transferojë para, në emër të kësaj kompanie, në Zvicër.
Lidhur me këtë denoncim të CNA.al, ka reaguar pak më parë edhe deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Deputeti deklaron se dokumentet tregojnë se Mirel Mërtiri kryen një sërë detyrash për llogari të kompanisë së Klodian Zotos së inceneratorëve.
Këlliçi nuk kursen as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, teksa shprehet se po i vendosin emra ndjellës klientëve të tyre shqiptarë, duke i quajtur holandezë të suksesshëm apo investitorë strategjikë e seriozë.

“Mirel Mërtiri delegat, përfaqësues apo negociator?
Dokumentet e publikuara së fundmi tregojnë se Mirel Mërtiri kryen një sërë detyrash për llogari të kompanisë së shtetasit Klodian Zoto, edhe ky i fundit klient besnik i qeverisë në aferën e inceneratorëve.
Mërtiri është personi i autorizuar nga pseudokompania hollandeze për të dërguar paratë në Lugano, Zvicër.
Çifti Rama-Veliaj i vendos emra ndjellës klientëve të tyre shqiptarë. I quajnë hollandezë të suksesshëm apo investitorë strategjikë e seriozë. Në të vërtetë këta janë mall vendi i fabrikuar në zyrat e Rilindjes.
Për sa kohë SPAK hesht, paratë e shqiptarëve do shkojnë me arka peshku në bankat e Zvicrës”, shkruan anëtari i Kryesisë së PD-së në rrjetet sociale./ B.A. – CNA.al
Kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani, kome...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë,...
Avokati Genc Gjokutaj deklaroi në tryezën e organizuar...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qenë i pranishëm në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaro...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në taki...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kala...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në...
12 nënkomisarë të rinj që sapo përfunduan studimet bac...
Kreu i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, ...
CNA.al ka publikuar një skandal që është prodhuar në M...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar ...
Gjykata e Lartë ka mirëpritur të hënën tre anëtarët më...
Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, ka reaguar p...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ...
Avokatët në Korçë do të vazhdojnë me bojkotin e sencav...
Analisti dhe gazetari Ylli Dylgjeri, nuk ka kursyer ironit...
Konfindustria ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...