Harta e re gjyqësore/ Shoqata e gjyqtarëve, kundër avokatëve
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipë...

Konfindustria ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit.
Konfindustria kërkon ndryshimin e anëtarëve të Bordit të Transparencës, i cili përcakton çmimin tavan për naftën, benzinën dhe gazin. Aktualisht, nafta ka arritur në 261 lekë/litër, benzina në 236 lekë/litër dhe gazi në 86 lekë/litër.
Në reagim, Konfindustria thotë se vendimmarrjet duket të përcaktohen edhe nga subjektet, ndërsa vlerëson se përbërja aktuale e Bordit të Transparencës ka burime të njëanshme të të dhënave, mungesë anëtarësh të pavarur dhe profesionistë.
"Konfindustria kërkon që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Transparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si anëtarë me të drejtë vote në vendimmarrje. Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimmarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Transparencës. Konfindustria vlerëson se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shembujve të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut.
Konfindustria vlerëson se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e anëtarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapësira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion të tipit 'state capture/kapje e shtetit' në vendimmarrjet e Bordit të Transparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si 'mburojë shtetërore' ndaj spekulimeve antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve", thuhet në reagim.
Ndër të tjera thekson se deri tani nga Bordi i Transparencës kanë përfituar vetëm kompanitë e karburanteve dhe shteti që ka rritur të ardhurat për buxhetin. Teksa shton se çmimi i karburantit në vendin tonë është ndër më të lartët në Europë, shton se qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë për të shmangur pasojat shkatërruese për ekonominë. Gjithashtu thotë se ka dyshime për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve.
"Konfindustria vlerëson, se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Transparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milionë euro më shumë nga plani si dhe - kompanitë e karburanteve. Dyshime të arsyeshme ka edhe për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve. Të dy palët e mësipërme në mënyrë absurde dhe përtej çdo modeli të janë palët përbërëse të Bordit të Transparencës.
Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për rritjen në nivel të ri rekord të çmimit të karburantit në mbi 2.2 euro/litër me vendim të Bordit të Transparencës nga më të lartët në Europë. Çmimet e reja thellojnë edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët. Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve", thuhet në reagimin e Konfindustrisë.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipë...
Krizat, edhe ato globale, nuk përbëjnë më përjashtim, ...
"Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo is...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen të hë...
Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetin so...
Aeroporti “Nënë Tereza” është përballë një rritjeje të...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një s...
Aksidentet e shumta dhe mbingarkimi i trafikut sidomos...
Temperaturat e larta të fundjavës kanë bërë që qytetar...
Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili ka q...
Ditën e djeshme, CNA.al publikoi skandalin e Ministris...
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku i ...
Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të pë...
CNA.al denoncoi ditën e djeshme skandalin e Ministrisë së ...
Mediat italiane kanë zbuluar lëvizjet e fundit të ish-...
Në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, edhe k...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave, ku zbul...
Bashkia e Pogradecit ka çelur sot sezonin veror me një...
30-vjeçari Klevis Meta ka bërë një denoncim në redaksi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...