Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...

"Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo ishte gjithçka për mua", rrëfen Kiano (emri i ndryshuar) dhe qan. Prej dy muajsh kamerunasi jeton në kampin e refugjatëve, Lipa, pranë Bihaçit. Kur u njohëm, Kiano qëndronte para kontenierëve të bardhë, ku jetojnë një gjysmë duzinë refugjatësh e flenë në krevatë marinari. Temperaturat kanë kaluar 30 gradë, një vend në hije nuk e gjen dot lehtë në kamp. Për detajet e largimit nga vendlindja, kameruni nuk do të flasë në kamp, më mirë pak ditë më vonë në telefon.

"Dua të arrij një vend të Shengenit dhe të kërkoj aty azil", thotë Kiano. Kroacia është vërtet pjesë e BE-së, por jo plotësisht në Shengen. Në kufi kryhen kontrolle pasaportash. Kiano do të bëjë gjithçka që të vijë në BE dhe të punojë legalisht që të mund të tërheqë më vonë fëmijët. Që nga viti 2018 kameruni 30-vjeçar ndodhet në arrati. Nga Turqia ai ka ardhur përmes Serbisë në Bosnje. Dy herë ka tentuar të kalojë kufirin boshnjako-kroat për të hyrë në BE. Një herë gati mbërriti në Slloveni. "Pas tetë ditësh marshim, ditë e natë nuk mund të ecja më", rrëfen Kiano, për shkak të një lëndimi në këmbë.
Qytetarët kroatë kishin thirrur policinë për ta ndihmuar. Po policët nuk i besuan që ai ishte i lënduar dhe i morën atij dhe të tjerëve paratë dhe celularët. "Ata na kthyen mua dhe shokët e mi në orën 1 të natës në Bosnje, në një 'xhungël'", thotë Kiano. Në kufirin kroato-boshnjak pyjet e dendur janë me kilometra, pjesërisht edhe me mina të rrezikshme nga lufta e Bosnjes. Sipas disa llogaritjeve bëhet fjalë për rreth 200.000 mina të pashpërthyera që ende kanë mbetur nga koha e luftës në vitet '90 në Bosnje.

Shumë refugjatë në kampin Lipa rrëfejnë për dëbime pjesërisht të dhunshme të policisë kroate. Organizatat për të drejtat e njeriut bëjnë fjalë për rreth 16.000 kthime ilegale në kufirin kroato-boshnjak në vitin 2020. Në vitin 2021 një ekip gazetarësh investigativë ndër të tjera edhe nga ARD dokumentoi me regjistrime filmike sulmet e dhunshme të policisë kroate dhe lëndimet e refugjatëve, por me sa duket situata nuk ka ndryshuar. Kamran, një refugjat nga Pakistani rrëfen për dëbimet ilegale që vazhdojnë ende. "Jam përpjekur 10-12 herë të hyj në BE", thotë ai. Por policia e ka kthyer me dhunë në Bosnje. Një dorë dhe një këmbë refugjati e ka të lidhur me fasho. Kamran nuk e di moshën e saktë. "Para pesë vjetësh u largova nga Pakistani, thotë ai dhe që atëherë nuk i kam parë me nënën dhe vëllanë. "Më merr malli shumë për nënën".

Të gjithë ata që jetojnë në kampin Lipa duan të vijnë në BE. Kampi i refugjatëve është vetëm një stacion i përkohshëm. Sipas të dhënave zyrtare në këtë kamp jetojnë 1500 refugjatë, në rast nevoje edhe 3000 vetë mund të gjejnë strehë aty. Shumica e refugjatëve vijnë nga Afganistani, Pakistani, edhe nga Kuba. Aty ka rrymë elektrike, lidhje interneti, ujë të rrjedhshëm dhe banjo. Në tabela shkruhet që refugjatët duhet të kenë kujdes për higjienën për shkak të përhapjes së virusit Corona. Refugjatët nuk ankohen për kampin. "Punonjësit bëjnë të pamundurën këtu për ne", thotë Kiano.
Në kamp ka një palestër sporti, mund të luajmë me letra, të mësojmë anglisht, italisht, gjuhën boshnjake. Vetëm për të punuar ata nuk lejohen. Por përpjekjet për arrati nga kampi kushtojnë. Nganjëherë duhen paguar taksat, ushqimi për ditët e gjata të marshimit. Disa marrin para nga familjet, të tjerë shkojnë në qytet dhe shesin facoleta apo objekte që i gjejnë në kosha plehrash. Disa kanë hapur edhe dyqane të vogla në kamp për të fituar pak para.

Edhe Kiano përpiqet të fitojë para. Ai ka arritur të shesë këpucët, por kamerunasi do të ketë një punë "të vërtetë". Kur t'i shërohet këmba, thotë ai, do të përpiqet prapë të kalojë kufirin. "Nuk kam rrugë tjetër", thotë Kiano, që nuk do të kthehet në Kamerun, ku ka luftë, por edhe arratia është e rrezikshme. Një nga shokët e tij ndërroi jetë gjatë rrugës. Për veten dhe refugjatët e tjerë ai thotë: "Ne jetojmë disi po nga brenda kemi vdekur"./DW
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen të hë...
Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetin so...
Aeroporti “Nënë Tereza” është përballë një rritjeje të...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një s...
Aksidentet e shumta dhe mbingarkimi i trafikut sidomos...
Temperaturat e larta të fundjavës kanë bërë që qytetar...
Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili ka q...
Ditën e djeshme, CNA.al publikoi skandalin e Ministris...
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku i ...
Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të pë...
CNA.al denoncoi ditën e djeshme skandalin e Ministrisë së ...
Mediat italiane kanë zbuluar lëvizjet e fundit të ish-...
Në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, edhe k...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave, ku zbul...
Bashkia e Pogradecit ka çelur sot sezonin veror me një...
30-vjeçari Klevis Meta ka bërë një denoncim në redaksi...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me skandalin...
CNA.al sot ka nxjerrë dokumentin ekskluziv ku tregon s...
Analisti Ylli Dylgjeri ka kërkuar dorëheqjen e ministres s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...