LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës/ Policia, apel shoferëve: Përdorni rrugët alternative

19 Qershor 2022, 16:21, Aktualitet CNA
Trafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës/
Foto ilustruese

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku i madh që është shkaktuar nga kthimi i mjeteve drejt kryeqytetit.

Policia Rrugore, përmes një njoftimi për media, u ka bërë apel drejtuesve që të përdorin rrugët alternative, si dhe të udhëtojnë me kujdes dhe të mbajnë distancën nga mjeti në mjet.

“Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu në shtëpi i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor", njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga