E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbrojtjen e posaçme shtetërore vetëm për investitorët që fitojnë statusin e investitorit strategjik.
Midis te tjerash ai ligj bashkë me ligjin për mbrojtjen e investimeve strategjike, parashikon edhe pagesa në raste të problemeve me pronësinë e tokës mbi të cilën zhvillohet investimi strategjik.
Shteti në këto raste garanton edhe financiarisht investitorin strategjik.
Më tej, janë të llogaritshme trajtimet fiskale të investitorit "strategjik". Çdo përfitim fiskal përkthehet lehtësisht në lekë të falura investitorit strategjik. Ndaj dhe "qindarkat" mund të llogariten lehtësisht.
Sipas ligjit për mbrojtjen e investimeve strategjike, buxheti i shtetit garanton çdo investitor strategjik!
Kryesisht!
Vetëm për shkak të fitimit të STATUSIT si investitor strategjik.
STATUSI është një e drejtë që ka vlerë jo vetëm si çmim në një monedhë të identifikuar si vlerë e investimit. Vlera e përfituar konsiston në:
- Shumën e taksave të zbritura per shkak të statusit;
- Shumën (pa limit qe i garanton buxheti i shtetit në rast konflikti pronësie);
- Vlerat e detyrimeve të tjera me të cilat përballet shteti në rastin e lëshimit te një titulli "investitor strategjik', të tilla si infrastruktura shteterore të cilat duhen vënë në dispozicion të investitorit/investimit strategjik. Këto përfshijnë investimet shtetërore te tilla si: furnizimet me ujë, drita, modifikim/përmirësim i infrastukturës rrugore etj.
Sipas ministres bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike! E saktë! Është ekzaktësisht garantimi shtetëror I sigurisë juridike që i është ofruar bashkëshortit që përkthehet: garanci edhe nga buxheti i shtetit në raste dështimi të investimit për faj të të tretëve.
Çmimi që do paguhej drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit në këtë rast do ishte i pallogaritshëm.
Përgjigja e pyetjes:
"A ka fituar znj. Olta Xhaçka 1 qindarkë dhe nëse po në cfarë rruge e ka marrë? Në bankë, cash, kriptovalutë?", është shumë e thjeshtë. Atë përgjigje e ka dhënë vetë Olta Xhaçka. Përfitimi është marrë ndërkohë në formën e gadishmërisë shtetërore që Buxheti i shtetit të garantojë burrin e Olta Xhaçkës edhe kur Rama dhe Xhaçka mos jenë më qeveritarë.
Është e vërtetë që në doktrinën e saj Gjykata Kushtetuese në të kaluarën gjithmonë ka kërkuar vlerësimin e përfitimit në rastet kur subjekti i atakuar në atë Gjykatë ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Por gjykimet e kaluara nuk kanë patur objekt përfitimet nga ligji i investimeve strategjike. Megjithatë përgjigja e pyetjes "A ka a ndodhur përfitimi kësaj rradhe?", ëshrë dhënë nga vetë Olta Xhaçka kur ajo ka deklaruar që bashkëshorti i saj ka përfituar sigurinë juridike. Për këdo që kuptoj termin, është e qartë ajo që ka fituar burri i Oltës.
Pyetjes : "Sa ka qenë përfitimi" mund ti jepet pergjigja: përfitimi është i pallogaritshëm deri në vlerën e gjithë Buxhetit të Shtetit.
Përfitimi ka ndodhur!
E ka deklaruar vetë Olta Xhaçka!
Shuma e taksave të përfituara në fornlmën e zbritjrs së tatimit është lehtësisht e llogaritshme. Psh burrit të Xhaçkës vetëm tvsh i llogaritet 5% dhe jo 20%! Por ato shuma janë sa për muhabet!
Është e vërtetë që "Në vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra subjekte, të cilët marrin në shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private" siç thotë Rama, por nuk është e vërtetë që "një nga këto mijëra subjekte është ky në fjalë." Nuk janë mijra subjektet që gëzojnë statusin e investitorit strategjik.
Bashkëshorti i ministres nuk është "si mijëra të tjerë që kanë një pronë private që shfrytëzojnë plazhin përballë pronës private (Rama)" Kjo duhet thënë!
Qeveria mbase "nuk ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë bashkëshortit të një ministreje" (Rama)! Por Qeveria ka vënë në dispozicion gjithë Buxhetin e Shtetit për Ministren. Dhe jo vetëm!
Në atë pronë nuk "ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetarë për mijëra shqiptare që kanë pronën e tyre, resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private si në të gjithë botën demokratike ose jo ku ekziston prona private" (siç thotë Rama).
Sepse ky rast është trajtuar me ligjin shqiptar të investimeve strategjike. Dhe ai ligj nuk është "praktika që shteti ndjek që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet" siç thotë me humor Rama.
Neni 1 i ligjit për investimet strategjike thotë:
"Ky ligj synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë, të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve."
Pra ligji parashikon vënien në dispozicion të makinerisë shtetërore për investitorin strategjik. Ndryshe ç'strategjik do ish!?
Neni 2 i ligjit parashikon riskun operacional duke përcaktuar se: “Risku operacional” është risku i humbjeve si pasojë e dështimeve apo pamjaftueshmërisë së burimeve, proceseve, sistemeve apo rrethanave të tjera të jashtme."
Meqë ra llafi, ky është 1 nga elementët që përbëjnë "sigurinë juridike' për të cilën Xhaçka flet pa e kuptuar.
Neni 22 i ligjit parashikon shërbimet ndaj investitorit.
"Pas marrjes së vendimit për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e
veçantë”, investitori mund të përfitojë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, përveç sa
parashikohet në nenin 19, të këtij ligji, shërbime që kanë të bëjnë me:
a) shpronësimin e pasurive të paluajtshme, pronë private, për të mundësuar zhvillimin dhe
realizimin e projekteve investuese strategjike;
b) miratimin nga ana e Kuvendit, kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave, të kontratave
përkatëse të investimit strategjik, me kërkesë të investitorit strategjik për të rritur sigurinë e
marrëdhënies juridike të rregulluar përmes tij dhe shtetit shqiptar."
Gjithë ky nen kërkon mbështetje buxhetore për realizimin dhe zbatimin në praktikë të parashikimeve. Dhe nuk bëhet fjalë për qindarka sigurisht.
Neni 26 parashikon
Mbështetjen me infrastrukturë ndihmëse:
"1. Shteti mund të mbështesë me infrastruktura ndihmëse investimin strategjik të miratuar, që shërben për përgatitjen, zbatimin e projektit dhe realizimin e investimit, të tilla si rrugë,
ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.
2. Ministria përgjegjëse për çështjet e ekonomisë, në bashkëpunim me ministritë e tjera, shqyrton dhe verifikon nevojat dhe kërkesat për infrastrukturë ndihmëse, si dhe vlerëson koston e përafërt për realizimin e saj, kosto kjo e cila nuk duhet të jetë disproporcionalisht e lartë, në raport me vlerën dhe rëndësinë e projektit investues strategjik.
3. Mbështetja me infrastrukturë ndihmëse miratohet me vendim nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe i njoftohet, me shkrim, investitorit.
4. Autoritetet/entet publike kompetente për realizimin e këtyre punëve dhe shërbimeve marrin menjëherë të gjitha masat dhe ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme organizative dhe operacionale për identifikimin dhe plotësimin me prioritet të kërkesave infrastrukturore në fjalë, në mbështetje të investimit strategjik të miratuar."
Edhe këtu dalin ca qindarka të tjera që shteti angazhohet ti vërë në dispozicion të Burrit Strategjik të Oltës.
Neni 27 parashikon edhe përdorimin e pasurive të paluajtshme shtetërore për realizimin e investimeve strategjike
"1. Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, sipas këtij ligji, mund të vihen trojet, pyjet, tokat bujqësore, si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar.
2. Mënyra e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, rregullohet me vendim të
Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi."
Burri i Oltës nuk është budalla! Ai nuk ka aplikuar kot për të marrë statusin e investitorit strategjik. Fundja investimin mund ta kishte kryer edhe pa atë status dhe do quhej thjesht "investitor". Nëse Olta nuk e kupton këtë, atëherë bën mirë të pyesë burrin!/CNA.al
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...