LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga vrasja e Pjerin Xhuvanit tek grupet e armatosura/ Gazment Bardhi dhe lidhja me bandat

14 Janar 2022, 09:59, Aktualitet CNA
Nga vrasja e Pjerin Xhuvanit tek grupet e armatosura/ Gazment Bardhi dhe lidhja

Fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, u përgjak. Me 21 prill, një javë para zgjedhjeve në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur dy persona, një police, kalimtare e rastit dhe  një tjetër, dhëndri i Xhuvanit.

Sot, kur kanë kaluar nbi 10 muaj, ky krim që dyshohet se ka motive politike, ka vetëm një të arrestuar si autor dhe që është Arbër Paplekaj.

Ky i fundit në fakt ka shkrepur armën, por, historia që çoi në përgjakjen e fushatës elektorale nuk nis aty.

Sipas rrethanave, dyshohet se të implikuar janë edhe aktorë politikë, siç është Gazment Bardhi, i cili në atë kohë ishte drejtuesi politik i PD në Elbasan dhe i pari në listën për deputetë po në qarkun e Elbasanit.

 

Bardhi lëvizte me grupe të armatosura në Elbasan, me pretendimin se po mbronte votat, gjë që prodhoi më pas edhe një vrasje.

Por edhe me bandat, Bardhi është akuzuar se kishte lidhje.

Madje ai ishte paralajmëruar edhe nga aleatët e PD-së që mos t?u dilte garant bandave për asgjë. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së në një emision në Nëntor të vitit 2021, tha publikisht se e kishte paralajmëruar Gazment Bardhin.

?Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit.Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike?, është shprehur Kryemadhi.

Gazment Bardhi,, fillimisht e konsideroi ngjarjen me motive politike dhe mohoi të kishte lidhje me Arbër Paplekaj, ndërkohë që fliste për fletë votimi dhe akuzonte palën tjetër politike.

Më poshtë do të sjellim deklaratat e Bardhi, atë të pas ngjarjes së 21 Prillit, ku fajësonte socialistët dhe deklaratën e një nate më parë në emisionin ?Opinion?, ku mohon se ngjarje kishte motive politike.

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Gazment Bardhi është shfaqur në media sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një njeri (viktimën) që sipas tij është i shtabit elektoral të Taulant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti.

?Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policëve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës?, ëhstë shprehur Bardhi.

Një natë më parë përballë gazetares Klodiana Lala, Bardhi ka mohuar se vrasja e Pjerin Xhuvanit kishte motive politike.

Ai ka thënë Arbër Papleka nuk është vrasës.

Sipas Bardhit, përgjegjësinë e vetme e kanë ata që nxitën bandat të përballeshin apo të sulmonin militantët e Partisë Demokratike.

?Nuk është e vërtetë që nuk jam interesuar fare për Arbër Paplekaj. Kam mbajtur qëndrimin tim për të dhe i qëndroj pikë pikë asaj që unë kam thënë. Arbër Paplekaj nuk është kriminel, nuk është vrasës. I ka ndodhur një fatkeqësi në atë ngjarje, përgjegjësinë e vetme e kanë ata që nxitën bandat të përballeshin apo të sulmonin militantët e Partisë Demokratike.

Kam edhe një version për ngjarjen, por unë do të flas pasi drejtësia të bëjë punën e vet?, është shprehur Bardhi.

Po roli i tij cili ishte? A nuk ishte edhe Bardhi në rolin e nxitësit të bandave? Kush i krijoi grupet e armatosura, të quajtura, Struktura për Mbrojtjen e Votës jashtë çdo lloj ligji dhe kush shoqërohej me persona të armatosur?

Janë këto disa nga pyetjet që Gazment Bardhi duhet të japë llogari, pasi një bashkëpunëtor në krim, nuk bën më shumë se sa ka bërë Bardhi në atë ngjarje.

Në emisionin Opinion ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, zbuloi një tjetër fakt, për lidhjen e Gaz Bardhit me persona të rrezikshëm. Me një person që e kishte e pasur edhe në fushatën e Elbasanit, në fushatën të cilën e përgjaku.

 ?Bardhi përmendi emrin tim si komplotist për të inkriminuar zyrtarë të PD. është një shpifje që e hedh poshtë me neveri. Bardhi ka hall të madh që i rrezikoj pozicionin të tij të vështirë në emision, por kjo nuk justifikon shpifjet për të shefit të tij. Ardit Meçe ka qenë në grupin shoqërues të Gazment Bardhi në Elbasan gjatë fushatës?, u shpreh Kuliçaj me anë të një mesazhi drejtuar gazetarit Blendi Fevziut.

Ka qenë ky një mesazh që e ka bërë Bardhin t’i ikë gjuha dhe të ngryset në fytyrë.

Gazment Bardhi vetëm për një deklaratë duhet përkrahur, kur thotë drejtësia duhet t?i shkojë deri ën fund çështjes. Në fakt drejtësia duhet t?i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe ti kërkojë llogari dhe përgjegjësi edhe Gazment Bardhit./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga