LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Miron Çako/ Perversioni në martesë është ofendim dhe shkatërrim i martesës edhe kur është e bekuar nga Zoti

12 Janar 2022, 19:07, Aktualitet CNA
Nga Miron Çako/ Perversioni në martesë është ofendim

Sipas mësimit orthodhoks seksualiteti është i krijuar nga Perëndia si çdo gjë tjetër njerëzore psiko-somatike e mirë dhe për t?u përdorur për qëllimin e duhur si instikt riprodhues në mes një çifti të martuar burrë dhe grua, ashtu si na thuhet tek zanafilla: ?Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; Të jeni të frutshëm dhe shumohuni dhe mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qënie që lëviz mbi tokë”.(Zanafilla 1: 27-28)

Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.? ?Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj?.(Zanafilla 2:24-25)

?Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: “Fitova një burrë nga Zoti”.(Zanafilla 4:1)

Të gjitha këto pjesë të Shkrimit të Shenjtë sipas interpretimit të doktrinës orthodhokse  na tregojnë se seksualiteti është i lejuar vetëm në institucionin e martesës i shenjtëruar në Kishën Katholike Apostolike  ku të sapomartuarit marrin bekimin e Zotit  me uratën e Kishës Orthodhokse nga klerikët: ?O Perëndi i kulluar dhe bërës i gjithë krijesës, që nga njeridashja jote e ktheve brinjën e stërgjyshit Adam në grua, dhe i bekove duke thënë: ?Shtohuni dhe shumohuni dhe bëhuni zotër të dheut? dhe i tregove të dy këta një trup me anën e martesës; se për këtë qëllim njeriu do të lërë mënjanë të atin dhe të ëmën dhe do të ngjitet pas gruas së tij, dhe do të jenë që të dy një trup, dhe ata që i bashkoi Perëndia, njeriu të mos i ndajë;…që nga hiri yt i patreguar dhe mirësia e shumtë erdhe në Kana të Galilesë dhe bekove dasmën e atjeshme, që të tregosh se martesa e ligjshme dhe lindja e fëmijëve me anën e saj është dëshira jote; ti, o Zot i Tërëshenjtë, prano dhe lutjen tonë, lutësve të tu, duke ardhur edhe këtu si atje me ndodhjen tënde të padukur, beko këtë martesë dhe dhuroju shërbëtorëve të tu (aksh e aksh) jetë me paqe, ditë të gjata, urtësi, dashuri për njeri?tjetrin me anën e lidhjes së paqes, farë jetëgjatë, dhuratë për fëmijë, kurorën e pafishkur të lavdisë. Bëji të denjë të shohin fëmijë fëmijësh, ruajau shtratin larg çdo dyshimi dhe jepu atyre nga vesa e qiellit lart dhe nga pjelloria e dheut”.(Urata e parë për çiftin në Misterin e Martesës).

Sipas doktrinës së krishterë në qoftë se çifti burrë-grua nuk e merr këtë bekim hyjnor, i detyrushëm për çdo çift njerëzor,si një përsëritje në kohë dhe hapësirë i çiftit të parë Adam edhe Eva, çdo lidhje seksuale e tyre jashtë martese, sa do të përligjet nga çifti apo familja apo opinioni shoqëror, janë të paligjshme dhe të pamoralshme dhe konsidorohet kurvëri dhe mëkat i vdekshëm që e ndan çiftin nga bashkimi me Krishtin dhe Kungatën Hyjnore.

Apostull Pavli thotë:”Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti…të mos zihet në gojë midis jush” (Efesianëve 5-3)

Etërit e Shenjtë thonë: “Mardhënia një minutë para Misterit të Martesës është mëkat, kurse një minutë mbas Misterit është bekim.

Shën Pais Agjoriti thotë: “Çdo mardhënie seksuale para martesore është inxheksioni i djallit në që e sëmurë dhe shkatëron lidhjen e çiftit

Ajo që duhet të theksojmë sipas Kishën Orthodhokse është se seksualiteti duhet të ushtrohet në çift vetë në marëdhënie hetero për qëllimin pse i`u dha njerëzve. E para që çifti të bëhet një mish dhe ta ripërtërijë këtë bashkim me anë erosit (epshit ) me agapi (dashuri) dhe e dyta  për lindjen e fëmijëve.

Në rastin kur marrëdhënie seksuale në çift i shmang këto qëllime dhe e ushtron seksualitetin  thjeshtë vetëm si një kënaqësi seksuale egoiste vetëm me dëshirën e njërit apo edhe të dyve, edhe pse çifti është i martuar, kemi një keqpërdorim dhe abuzim dhe seksualitetit që mund të prishet edhe të degjenerohet duke u ndryshuar dhe u ndrydhur nga ekstravers (drejt tjetrit) në introvers (drejt vetes) dhe u bërë më tepër një mjet për qëllim në vetvete dhe instrument egoist i mëkatit dhe vdekjes shpirtërore, sesa një mjet për bashkim unik në dashuri si dhe për lindjen e fëmijëve, për lavdinë e Zotit dhe përmbushjes së qënies njërëzore i bërë në shëmbëlltyrë dhe ngjashmëri me Perëndinë. (Zanafilla 1-27)

Prandaj Kisha Orthodhokse sipas mësimit të Zotit nuk e përkrah dhe është kundra planifikimit familjar me çdo përdorim kontraceptivi, këto mjete kontrolli mund të tolerohen vetëm në raste specifike të çiftit dhe vetë  me konsuktën dhe lejen të atit rrëfyes si pëfaqësues i Kishës Apostolike që ka të drejtë të lidhi edhe të zgidhi problematikat e besimtarëve.(Joani 20:22-23).

Këto mjete parandaluse për shtatzani lejohen vetëm nga përkujdesi  për të mos u prishur martesën nga mungesa e vetpërmbajtjes të çiftit apo kur një shtatzani rrezikon shëndetin e gruas dhe prandaj ajo duhet shmangur.

Kurse për abortin si planifikim familjar Kisha Orthodhokse është kategorikisht kundrra, sepse konsiderohet nga kanonet kishtare më e rëndë se vrasja.

Kur çifti e humb qëllimin e seksualitetit, si i krijuar sipas vullnetit hyjnor për të mirën e njeriut dhe shoqërisë njerëzore, atëherë çifti jo vetëm mëkaton kundër vetë Zotit por del edhe jashtë natyre në perversion  dhe kjo çon në ndëshkimin për mosbindjen sipas drejtësisë hyjnore ashtu si na i thotë Apostull Pavli: “Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit”.(Hebrjentë 13:4) “Dhe meqënëse nuk e quajtën me vend të njihnin  Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme?.(Romakët 1:24)

Këto gjëra të pahijshme nuk janë vetëm marrëdhënia për kënaqësi egoiste pa dashuri dhe duke shmangur shtatzaninë me kontraceptiv, apo edhe aq më keq me abortin, por të pahijshme janë edhe marrëdhëniet perverse në çift, ato marrëdhënie jashtë natyre, si psh ato anale, orale të cila janë të neverishmë për Zotin dhe shumë të dënueshme sipas fjalës: “sespe ata të cilët i bëjnë këto gjëra meritojnë të vdesin”(Romakëve 1:32)

Marëdhënia orale është një nga më të neveritshmet dhe më të dënueshmet, sepse njeriu i krijuar sipas ikonës së “Fjalës Perëndisë” (Joani 1-14) i cili e shpreh këtë shmbëlltyrë të krijuar me anë të gojës dhe gjuhës së tij duke folur, lutur dhe lavdëruar Zotin, instikti seksual i pamenaxheshëm e nxit që gojën dhe gjuhën e tij ta përdhosi me organet gjenitale në mënyrë më të ndyrë, të neveristshme, të pisët dhe më fyese për të.

Kurse marrëdhënia anale është “sodomite”  e neveritshme ashtu si na e thotë Shkrimi i Shenjtë: (Zanafilla 18-20) (Levitiku 20-13)

Këto akte seksuale të neveritshme që nuk i bëjnë as kafshët janë shumë fyese për dinjitetin njerëzor. Ky shënjestrim është pervers dhe patologjik sepse mohon një qëllim parësor të funksionit seksual, riprodhimin dhe kërkon të provoj vetëm kënaqësinë e instktit seksual madje edhe jashtë natyre.

Të gjitha këto nxiten nga djalli dhe demoni i kurvërisë i cili kërkon ta ofendojë natyrën njerëzore të krijuar sipas ikonës së Perëndisë. Prandaj veprime të tilla që janë turp edhe të thuhen janë demonizime të mirëfilla madje edhe më të rënda se atyre që ju ka humbur vetëdija dhe janë të pushtuar nga legjon demonësh.(Luka 8-30)

Prandaj pavarësisht se një çift është i martuar në kishë dhe shtrati martesor është i bekuar, seksualiteti është i lejuar ashtu si thotë apostulli: ?Mos ia privoni njëri-tjetrit, përveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj?.(1 Korintasve 7:5), përsëri kjo nuk do të thotë se çdo formë akti seksual është i lejuar dhe  sidomos kur ai kryet në fyerje të dinjitetit njerëzor i krijuar sipas ikonës së Perëndisë. (Zanafilla 1-27)

Normalisht Kisha Orthodhkse nuk hyn në dhomën e gjumit dhe po ashtu të përcaktojë një program dhe stil të veçantë për marrëdhëniet seksuale, por sipas mësimit biblik marrëdhëniet heteroseksuale  duhet të jenë të natyrshnme sipas regullit dhe qëllimit për çfarë i janë dhënë njeriut nga Zoti. Ato asnjëherë nuk duhen të jenë shtazore ,të dhunshme, perverse dhe fyese .

Klerikët dhe etërit shpirtëror kanë një përgjegjësi për këshillimin e çifteve besimtar që ta vlerësojnë seksualitetin dhe përdorin për qëllimin brenda natyralitetit duke shmangur imoralitetin dhe perversionin në martesë një nga problemet e këtij brezi të pa besë dhe imoral.

Fatkeqësisht sot këto veprime demoniake dhe antihumane dhe perverse  janë shumë lehtë të aksesushme nga programet e  pornografisë që kur shikohen nxisin edhe të martuarit t?i kryejnë ato veprime të turpshme : “sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.(Efesianëve 5-12) prandaj  çdo tolerim ndaj këtij fenomeni amoral dhe pervers e ofendon dhe shkatërron martesën dhe mbi të gjtha nxit zemërimin e Perëndisë, ashtu si na paralajmëron apostulli: “Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes”.(Efesianëve 5-6)

Etërit e Shenjtë janë shumë kundra këtyre mëkateve që edhe disa etër rrëfyes liberal mund t?i tolerojnë, sepse thonë se mund të bësh ç’të duash me gruan apo burrin tënd në dhomën e gjumit ku kisha nuk hyn dot.

Sipas kanoneve Kishtare “Agjiopateriki Gramatia: ” Ati Shpirtëror ka pushtet të falë ato që falen sipas ligjit të Perëndisë dhe jo të gjitha. Verbëria dhe falja e dëmshme dhe e paligjëshme e atyre që mëkatojnë pa u penduar, shkakton dënimin e përjetshëm të atyre që rrëfehen por edhe të Etërve të tyre Shpirtërorë. Zoti të na japë maturi dhe të na bekojë të gjithëve me uratat e Shenjtit të Tij.”

Atë Sava Agjioritit rreth Shën Paisit na thotë këtë ngjarje nga jeta e shenjtorit: “Më tregoi një zonjë nga Selaniku, që një herë Oshënar Paisi i dha fund vuajtjeve të rënda të një çifti. Ajo dhe bashkëshorti i saj kishin etër shpirtëror të ndryshëm. Ati shpirtëror i saj ishte i ndërgjegjshëm dhe e orientonte në rrugën e drejtë të një martese të nderuar. Ati shpirtëror i bashkëshortit të saj ishte paksa mordernist dhe i thoshte atij mendimin e famshëm dhe blasfemik se: “Perëndia i lë të lirë në dhomën e gjumit dhe nuk merret me atë se çfarë bëjnë çiftet gjatë lidhjes, por merret me zemrën e tyre”. Bashkëshorti i saj i kërkonte që ajo t’i nënshtrohej atij, me bekimin e atit të tij shpirtëror, në mëkate të neveritshme dhe jo të natyrshme. Por ajo ndiqte udhëzimet e zërit të Perëndisë përmes mirësisë së atit të saj shpirtëror dhe në asnjë mënyrë nuk kishte menduar të bënte gjëra të tilla.

Njëherë një grua e dëshpëruar shkoi në Manastirin e Shenjtë të Shën Joan Theologut në Suroti dhe aty takoi Jerondin e manastirit, Oshënarin dhe Atin Hyjmbajtës Pais Agjioritin. I rrëfeu problemin dhe i kërkoi ndihmën e tij. Oshënari, sipas dëshmisë së gruas, u bë si vullkan prej indinjatës së shenjtë. I tha gruas që të mos i nënshtrohej mëkateve të neveritëshme dhe të vdekshme edhe sikur me vdekje të kërcënohej. I shpjegoi se me anën e këtyre mëkateve, në martesë futet djalli, ndërsa Ngushëllimtari (Shpirti i Shenjtë) largohet.

Ai gjithashtu shpjegoi se këto veprime janë përmbysje të qëllimit të martesës, dhe se këto veprime të neveritshme si në Sodomë janë vepra të djallit, që e drejtojnë njeriun e krijuar sipas ikonës dhe ngjashmërisë së Perëndisë në një drejtim vertikal, për poshtë tek demoni i çoroditur dhe jo në vendin e lart dhe triumfues, ku duhet të jetë natyra njerëzore e përsosur që mori Krishti, në të djathtë të Atit. I quajti këto veprime fshikuj të kohës dhe shkaqe për divorc, çoroditje mendore të bashkëshortëve, dhe sidomos shkak për çoroditjen dhe rënien e fëmijëve të sotëm, të cilët injektohen me energjinë demoniake që kanë të drejtat sovrane të djallit mbi materialin gjenetik, nga i cili vijnë edhe plagët shpirtërore, që janë të pashërueshme në shpirtrat e prindërve të tyre.

Ajo që i bëri më shumë përshtypje kësaj gruaje, ishte këmbëngulja e Oshënar Paisit për t’u ankuar tek Episkopi për “atin shpirtëror” të burrit të saj, në mënyrë që ta shkarkonte. I tha literalisht: “Të shkosh tek Dhespoti dhe t’i thuash që ta shkarkojë nga detyra”.

Jo vetëm çiftet dëmtohen por edhe fëmijët që lindin nga këto marrëdhënie perverse kanë prirje sodomite, homoseksuale. Mitopoliti Neofit i Morfut, i ndric?uar nga shenjtore?t si Shën Porfiri, na thote? pe?r ke?te? c?e?shtje shume? te? debatueshme sot për trashigimin genetike të homoseksualitetit tek fëmijët: ?Homoseksualiteti ështe nje? problem qe? shpesh vjen nga prinde?rit tek fe?mija. Dhe gjithe? kjo ndodh gjate? marre?dhenies seksuale, më se? shumti kur gruaja e?shte? shtatzënë. Kur prinde?rit kryejne? marre?dhe?nie jonormale, p.sh. seks anal. Më lini te? sqarohem ke?tu. Kur mamaja e pëlqen këtë marrëdhënie, atëherë dëshira krijohet dhe kjo de?shirë pasohet tek embrioni, ne? te? njejte?n me?nyrë si gjithë ?dhuratat?, i kalohen të sapolindurit?.

Prandaj çifte, që janë të martuar edhe në kishë, por kanë abuzuar me seksualitetin dhe kryejnë marrëdhënie perverse me njëri?tjetrin, bëjnë mëkat të rëndë, ata kategorikisht nuk duhet të kungohen pa hequr dorë nga abuzimi dhe perversioni, duhet urgjjentisht të rrëfehen me pendim që të marrin faljen e mëkateve “sodomite” dhe vetëm kështu do të shpëtojnë martesën dhe familjen nga ofendimi dhe shkatërrimi i pashmangshëm që ju vjen nëpërmjet perversionit në martesë.

Dhe :”Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët ? nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? (I Korintasve.6:9)./ CNA.al

Lajmet e fundit nga