LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një arkë me peshk dhe dy mijë euro për një vend pune/ SPAK çon në gjykatë zyrtaren e Ramës

13 Janar 2022, 15:00, Aktualitet CNA
Një arkë me peshk dhe dy mijë euro për një vend pune/

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen për ish-zëvendes ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila është lënë me arrest shtëpie pasi u kap në përgjime se kërkonte një arkë me peshk dhe dy mijë euro për një vend pune në ministri.

SPAK pas përfundimit të hetimeve e ka kaluar në gjykatë dosjen për ish zv.ministren.

Njoftimi i plotë:

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kanë përfunduar hetimet për procedimin penal nr.49/2 viti 2021, që bën fjalë për veprën penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së këtyre dispozitave para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021.

Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

E pandehura Rovena Voda është akuzuar se ka kryer veprën penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021.

Ndërsa, të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë akuzuar se kanë kryer veprën penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021.

Sot në datën 13.01.2022, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu./CNA.al

Një arkë me peshk, 2 mijë euro për një vend pune/ Rovena Voda ankimon vendimin e gjykatës

Rovena Voda u ?fundos? për 1 000 euro, një celular dhe një arkë me peshk/ Klodiana Lala zbardh detaje nga përgjimet

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

?Qyqa ka kamera këtu, bjere çantën?/ Zbardhen përgjimet që futen në ?rrjetë? Rovena Vodën

Përgjimet-I dhanë zarfin me para/ Zbardhet biseda e dy avokateve për Rovena Vodën

Përgjimet që fundosën Rovena Vodën/ Si ra në ?grackë? ish-zv.ministrja

Lajmet e fundit nga