LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria ka shpresë

8 Korrik 2022, 11:37, Editorial CNA

Shqipëria ka shpresë

Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria mbushën rrugët e Tiranës, për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, kundër korrupsionit dhe rritjes së çmimeve.

Për rreth dy orë, qytetarët qëndruan si europianë në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në shenjë revolte kundër mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

Protesta e mbrëmshme, ku pati një pjesëmarrje prej mijëra qytetarësh, u mbyll pa asnjë incident.  

Shqipëria ka shpresë

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama kishte marrë masa duke blinduar dyert dhe dritaret e godinës së Kryeministrisë, përballë së cilës ishte vendosur podiumi. Dhe po ashtu duke hequr instalacionin e “Kërpudhës” para kryeministrisë, të cilën e mbron me fanatizëm. Gjë që në fakt nuk ndodh me pasuritë dhe trashëgiminë kulturore në Shqipëri. Mjafton të shohim rastin e Butrintit, për të kuptuar se sa e mbron Rama trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Por, mesazhi që përcolli protesta e djeshme ishte mjaft i qartë dhe një “grusht” turinjve për kryeministrin Edi Rama.

Qytetarët dje treguan se në Shqipëri ka shpresë, qytetarët dje thyen arrogancën e Edi Ramës dhe Rilindjes, që qeveris vendin për të tretin mandat radhazi, me një mijë e një bëma dhe gjëma.

Qytetarët që mbushën dje rrugët, nuk ishin aty për Sali Berishën, as për partitë politike. Pjesëmarrja e tyre dje në protestë tregon qartë se ata tashmë po ngrenë kokën kundër grabitjes dhe keqqeverisjes së Rilindjes.

Shqiptarët treguan se janë në shesh për të kundërshtuar grabitjen e së ardhmes për fëmijët e tyre.

Shqipëria ka shpresë

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, nuk qëndroi në Tiranë, por gjeti justifikimin për t’u arratisur nga kryeqyteti, duke mos pasur kurajën të përballet me pakënaqësitë e qytetarëve.

Në një kohë që qytetarët po protestonin kundër kryeministrit e Qeverisë së tij, si dhe kundër rritjes së çmimeve, Edi Rama “ia mbathi” drejt Vlorës, me pretendimin se do të inauguronte hapjen e Bypass-it të qytetit bregdetar.

Shqipëria ka shpresë

Në fakt, inaugurimi i Bypass-it të Vlorës ishte parashikuar që të hapej në datën 9 korrik, por “rastësisht” u afrua me dy ditë. Dhe po “rastësisht” u bë në të njëjtën orë me protestën që po zhvillohej në Tiranë.

Ndryshe nga protesta e fundit, që Rama “qurravitej” se e paskan turpëruar me Ukrainën, e cila është në luftë, në rastin e djeshëm kryeministri zgjodhi të tentojë t’u hedhë hi syve qytetarëve, me propagandë boshe. Del dhe inauguron një rrugë ose një park, për të thënë që po punon shumë, kur në fakt realiteti tashmë është i dukshëm.

Shqiptarët prej nëntë vitesh qeverisen nga një kryeministër arrogant dhe një Qeveri që vazhdon t’i varfërojë, dhe t'i “përzërë” nga vendi i tyre, duke i detyruar të marrin rrugët e botës.

Kryeministri Edi Rama duhet të ketë turp për varfërinë ku janë katandisur shqiptarët, për propagandën boshe që bën ditë e natë në mediat e blera me para korrupsioni, për ministrat e tij që kanë përfunduar në burg.

Rama duhet të ketë turp që Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e BE-së, Rama duhet të ketë turp që rrethohet nga korrupsioni. Rama duhet të ketë turp, për skandalin e inceneratorëve, i cili sipas përllogaritjeve të ekspertëve pritet që taskapaguesve shqiptarë t’u kushtojë rreth 600 milionë euro.

Shqipëria ka shpresë

Por, dje Rama e mori mesazhin.

Shqiptarët i thanë “boll” me vjedhje dhe abuzime. Boll me zhvatjen e taskave të atyre që duhet t’u shërbesh. Shqiptarët dje treguan se ka shpresë.

Dhe shpresa nuk është Sali Berisha, ai është një lider, kjo tashmë nuk vihet në diskutim, por sheshet i mbushën shqiptarët, të cilët zgjodhën të reagojnë.

Reagimi i djeshëm tregoi se ka shpresë, për të ardhmen e tyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga