Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime të papaguara nga bizneset e tij në shtet.
Përveç kësaj, Hysenbelliu është kapur në evazion fiskal nga Dogana, me një nga bizneset e tij, ‘Birra Korça', që i ka kushtuar 260 mijë euro gjobë.
Nga ana tjetër Hysenbelliu është i mbytur edhe në kredi, por kjo është pjesë e hallit të bankave, duhet të shqetësohen këta të fundit.
Por, në vend që të shlyejë detyrimet, ai zgjedh që nëpërmjet mediave të tij të sulmojë drejtuesit e institucioneve.
E nisi me drejtorin e Tatimeve Ceno Klosi, për disa ditë radhazi dhe së fundmi e ka vijuar serialin e sulmeve dhe shantazheve me drejtorin e Përgjithshëm, Gent Gazheli.
Me argumentin kamuflues se po promovon në poste drejtuese zyrtarët që po gjykohen në Greqi për kontrabandë, Hysenbelliu në baza ditore, sulmon kreun e Doganave.
Drejtoria e Doganave si kundërpërgjigje ka publikuar fakte, duke nxjerrë zbuluar Hysenbelliun, i cili po keqpërdor mediat që ka në pronësi dhe gazetarët e tij.
Të njëjtat sulme dhe të njëjtën gjuhë shantazhi, Hysenbelliu e ka përdorur edhe herë të tjera, si në vitin 2018, 2020 dhe 2021.
“Akuza e ditëve të fundit në media nuk është aspak risi. Kjo akuzë është publikuar për herë të parë në vitin 2018, më pas në 2020, 2021 dhe se fundi këto ditë.
Që në vitin 2018, kur akuza u ngrit për herë të parë, katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë depozituar pranë institucionit punëdhënës dëshmitë e pastra të penalitetit, marrë nga autoritetet greke dhe noterizuar në Shqipëri.
Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.
Në kushtet kur nga njëra anë nuk ka asnjë vendim gjykate që i dënon katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave dhe për sa kohë dëshmia e penalitetit në shtetin grek është plotësisht e pastër, çështja në fjalë është mbyllur që në vitin 2018, pavarësisht spekulimeve mediatike që vazhdojnë here pas here”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Përballë këtyre fakteve, Hysenbelliu duket se ka dalë "jashtë kontrollit", duke shkuar më tej me sulme dhe shantazhe, deri në familjen e kreut të Doganave, te bashkëshortja e tij.
“Provat duhet t’i paraqesë ai që akuzon, jo i akuzuari. Ndaj ti që më akuzon mua për katër punonjës që unë këtu i kam gjetur s'i kam sjellë nga shtëpia, bujrum, paraqite vendimin e gjykatës që i dënon këta katër shqiptarë.
Unë për vete nuk kam parë asnjë vendim të tillë dhe nuk di të ekzistojë një i tillë.
Deri kur ta bësh këtë, je thjeshtë një shantazhier ordiner siç të tregojnë ata që të njohin mirë.
Po edhe sikur ta bësh këtë, fakti që merresh deri edhe me gruan time, të bën thjesht edhe më ordiner si shantazhier!”, i është kundërpërgjigjur Gazheli-Hysenbelliut, pas thellimit të skandalit prej këtij të fundit.
Nëpërmjet sulmeve të paprecedenta ndaj drejtuesve të institucioneve, Hysenbelliu tenton të mbrojë biznesin e tij, me të cilin është borxh ndaj shtetit.
Nuk mund të bëjë moral për taksat që nuk i paguan vetë. Nuk ka një sulm nga shteti ndaj tij, por ka një sulm nga Irfan Hysenbelliu ndaj institucioneve shtetëore.
Nëse do të paguante tatimet, doganat apo gazetarët që po i keqpërdor dhe nëse nuk do të jepte para në dorë, atëherë, do të konsiderohej si një sulm ndaj Hysenbelliut dhe ne do ta mbronim.
Pasi ky është morali i medias.
Në një vend demokratik dhe normal, këto sulme dhe shantazhe sot duhet të ishin në duar të drejtësisë, dhe jo të kthehen në një precedent normal nga viti në vit, sa herë Hysenbelliut t’i kërkohet të paguajë taksat./CNA.al
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...