LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qindra mijëra euro për Irfan Hysenbelliun nga inceneratorët/ Kur do të zgjohet SPAK-u për “peshkaqenët” mediatikë

25 Maj 2022, 07:40, Denoncim CNA
Qindra mijëra euro për Irfan Hysenbelliun nga inceneratorët/ Kur
Irfan Hysenbelliu

Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në këto 30 vite demokraci, tashmë është në duart e drejtësisë.

Një aferë e nisur në vitin 2014, një vit pas ardhjes së Rilindjes në pushtet. Ku për dy vite janë nënshkruar tri kontrata koncesionare. 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Por, në vlera reale, taksapaguesve shqiptarë sipas përllogaritjeve të ekspertëve, pritet që t’u kushtojë rreth 600 milionë euro.

Në lidhje me inceneratorët, tashmë janë në pranga një ish-ministër dhe një ish-deputet i Rilindjes.

Por, duket se dardha e ka bishtin prapa, dhe SPAK-u nuk mund të mbyllë sytë për mediat që janë paguar nga inceneratorët.

Qindra mijëra euro për Irfan Hysenbelliun nga inceneratorët/ Kur

Ashtu sikurse ka raportuar CNA.al, media, gazetarë, deri edhe portale periferike, janë paguar nga inceneratorët. Kjo me “justifikimin” e reklamave.

Por, çfarë reklamon një landfill? Dhe pse duhet të reklamojë një monopol?

Këtë përgjigje duhet ta japin përpara organeve të drejtësisë.

Mes mediave që kanë marrë “thelën” e tyre nga koncesioni i inceneratorëve, është edhe Kompania “Focus Group”, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin “News 24”, “Balkanweb”, etj, e cila ka marrë miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit “Fax News”.

CNA.al ka siguruar të dhëna zyrtare që tregojnë se “Focus Media News” sh.p.k, K21909002K, ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve.

Vetëm në gjysmën e parë të 2021-shit “Focus Media News”, ka marrë gati 100 milionë nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.

Tabela e mëposhtme tregon se në shtatë muajt e vitit 2021, pra nga janari në korrik, Irfan Hysenbelliu është paguar me gati 11 mijë euro në muaj ose 13 milionë lekë.

Pra, është paguar në një total prej 91 milionë lekësh vetëm në 7 muaj të vitit 2021.

Edhe “Fax Media News”, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, në të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera shkon mbi 90 milionë lekë, para të ekzekutuara për , Fax Media News.

Pra, kompania e Irfan Hysenbelliut dhe familjarëve të tij ka marrë nga inceneratorët në vazhdimësi një shumë prej gati 25 mijë euro në muaj në total.

Por, ndërkohë që SPAK-u po heton, janë arrestuar zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, janë sekuestruar pasuri, prokurorët e SPAK-ut nuk mund të mbyllin sy e veshë në lidhje me paratë që kanë shkuar te mediat kryesore në vend.

SPAK-u duhet të hetojë çdo transaksion, të gjithë zinxhirin e kompanive, dhe çdo person që ka marrë “thelën” e tij në këtë aferë.

SPAK-u duhet të hetojë ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Janë dhënë para për propagandë nga afera korruptive e shekullit. Ato janë paratë e shqiptarëve e duhet t’u kthehen shqiptarëve. Nuk mund të ngelen në xhepat e rreckosur të Irfanit nga borxhet e kreditë./CNA.al

Qindra mijëra euro për Irfan Hysenbelliun nga inceneratorët/ Kur

Qindra mijëra euro për Irfan Hysenbelliun nga inceneratorët/ Kur

Lajmet e fundit nga