"Fiks Fare"/ Dy HEC-e lënë pa ujë vaditës fermerët e Dvoranit, institucionet fajësojnë njëra-tjetrën

13 Maj 2022, 19:36, Denoncim CNA
"Fiks Fare"/ Dy HEC-e lënë pa ujë vaditës

Fshati Dvoran është rreth 6,5 km nga qyteti i Korçës ku jetojnë rreth 500 familje. Të gjithë merren kryesisht me pemëtari me mollë dhe dru frutorë të tjerë. Problemi i banorëve të këtij fshati është se uji që vjen nga rezervuari i Gjançit po shpërdorohet nga dy HEC-e të vegjël të cilët e kanë ulur nivelin e këtij rezervuari dhe banorët kanë frikë se do të ndodhë e njëjta histori si vjet, kur mollët ngelën të pazhvilluara për arsye të ujit.

Ai shpjegon për “Fiksin” se për këtë arsye janë në kontakt të vazhdueshëm me Bordin Kullues, për të kufizuar prodhimin e energjisë në këtë HEC, i cili duhet të arrijë kuotën maksimale 18 milionë m3,  ndërsa vlera sot është 15.6 milionë m3 .

?Për mendimin tonë ata kanë prodhur në mënyrë të parregullt, sepse duhet të vijë kuota maksimale pastaj me tepricat ata duhet të fillojnë të prodhojnë. Ne e kuptojmë se është sezoni i prodhimit të energjisë, por të mos rrezikojmë ujitjen e fermerëve në fillim të pranverës dhe verës?, – përfundon z. Dinellari.

“Fiksi” u interesua edhe në Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Korçë, ku drejtori Gentian Aliçkolli pohoi se rezervuari i Gjançit administrohet nga ata.  Z. Aliçkolli pohon se janë bërë marrëveshje me koncesionarin dhe me Bashkinë Korçë në lidhje me vaditjen e tokave duke shpjeguar edhe sezonin e vaditjes që është nga dt. 15 maj deri në 15 shtator. H/C i cili ndodhet në pjesën fundore të tubacionit të rezervuarit. Kështu që, do të thotë se nëse portat e rezervurit hapen, për vaditjen e tokave të fermerëve, detyrimisht edhe uji do të kalojë nëpërmjet këtij H/C kjo është skema vaditëse e atij rezervuari.

Akt-marrëveshjet që e lidhin me Bashkinë, dhe me koncesionarin, miratohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në atë moment hyn në fuqi?, – shpjegon z. Aliçkolli. Në lidhje me prodhimin e energjisë në kapacitet më të madh nga ana e koncesionarit të H/C drejtori shprehet se kanë një kauzolë që për sigurinë e digës, kur kapaciteti i digës kalon mbi 15.5 milionë m3, koncesionari ka të drejtë që të bëjë një kërkesë për hapjen e portave, por jo për të rrëzuar nivelin nën kuotën e 15.5 milionë m3. Nuk është normale se nëse kemi prurje me shumë që dy digat të rrinë në presion kaq të madh. Portat jana hapur se ka pasur shumë prurje që në fillim të prillit.

?Ne i kemi marrë shqetësimet e tyre nëpërmjet Bashkisë Korçë që në datën 20. Kemi bërë shkresat zyrtare me koncesionarin se primare është vaditja, dhe më pas është energjia. Ne menaxhojmë ujin në rezervuar, menaxhimin e  ujit e bën bashkia dhe nëse ka humbje në kanale nuk është përgjegjësia jonë?, – përfundon drejtori i i Kullimit Korçë duke ia pasuar topin  në derë bashkisë./tch

Lajmet e fundit nga