LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Fiks Fare"/ Të sëmurët pa analiza, sistemi i dhënë me koncesion punon vetëm 2 orë në një ditë të muajit

5 Maj 2022, 19:26, Denoncim CNA

Të sëmurët në qytetin e Vlorës ankohen se nuk ju bëhen analizat. Sipas tyre sistemi i referimit nuk funksionon, fill pas dhënies me koncesion të laboratorit.

Të sëmurët i janë drejtuar emisionit “Fiks Fare” për të gjetur zgjidhje. Nga ankesat e pacientëve mbërritur në redaksi thuhet se laboratorët e analizave nuk funksionojnë që pas menaxhimit të tyre  nga koncesionari. Një i sëmurë u rrëfen gazetarëve të “Fiksit” se vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ndaj i duhet të bëjë analiza të shpeshta përpara se të bëjë kimioterapinë. Ai thotë se ka 3 muaj që mjekja e familjes nuk i planifikon asnjë analizë siç  bënte më parë.

Me ndihmën e gazetarëve të “Fiksit” i sëmuri shkon pranë mjekut të familjes. Aty i thuhet se nuk bëhet dot planifikimi, pasi sistemi funksionon 2 orë  dhe vetëm 1 herë në muaj. Mjekët i thonë pacientit se problemin duhet ta ngrejnë te partia, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Madje, mjekët thonë se të planifikuarve që kanë radhë u bie në muajin korrik. Gazetarët e “Fiksit” shkojnë tek Operatori Rajonal i Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, i cili u thotë të shkojnë në Drejtorinë e Vlorës.

Drejtori Myzafer Islami pranon se me hyrjen e koncesionarit të ri ka pasur problematika, por ato janë zgjidhur. Gazetarët e pyesin për të sëmurët kronikë të cilëve nuk ju bëhen analizat, por drejtori thotë që edhe kjo problematikë është zgjidhur.  Në këto kushte gazetarët në prezencë të drejtorit telefonojnë mjeken e familjes, e cila e mohon drejtorin dhe konfirmon të kundërtën.

Që pacientëve nuk ju kryhen analizat, problematikë të cilën e ka adresuar tek eprorët, por nuk ka marrë zgjidhje. Në momentin e telefonatës drejtori u kërkon gazetarëve të dalin jashtë nga zyra duke nxjerrë operatorin e “Fiksit” jashtë. Gazetarët marrin përgjigje me shkrim edhe nga Spitali Rajonal i Vlorës ku sipas tij çdo gjë është në rregull dhe të sëmurët kronikë planifikohen për analiza me urdhër të brendshëm nga një mjeke onkologe.

Urdhër që mjekët nuk e  kanë. Të sëmurët në këtë mënyrë vijojnë të mbeten ende pa analiza./tch

Lajmet e fundit nga