Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fenomeni i injektimeve të botox-it, filler-it apo ndërhyrjeve estetike në fytyrë për t?u dukur më të bukur apo korrigjuar ndonjë rrudhë moshe është hapur masivisht edhe në Shqipëri. Çmimet variojnë nga 120 euro për një botox deri në 950 euro.
Mjafton të kërkosh në instagram, botox dhe filler, të shfaqen pafundësish klinika, qendra estetike madje edhe parukeri të cilat konkurrojnë me çmimet për injektime të tilla dhe prezantohen sikur këto shërbime t?i ofrojnë mjekë të specializuar në dermatologji dhe me eksperiencë disavjeçare.
Në këto kushte “Fiks Fare” filloi investigimin në disa klinika në Tiranë e Fier.
Fillimisht gazetarët iu drejtuan qendrës estetike Cinderella Aesthetics ku injeksionet i kryen Marjeta Demirlika, e ashtuquajtur Dr. Jeta. Ajo shikon gazetaren dhe i shpjegon se çfarë duhet të bëjë në fytyrën e saj për korrigjim. Në bisedë e sipër znj.Demirlika tregon se në këtë klinikë ka vetëm 3 muaj që punon , ndërkohë që është e angazhuar edhe në një tjetër klinikë. Pyetjes së gazetares së “Fiksit”, që në rastin konkret është pacientja, se ku znj. Demirlika i ka kryer studimet ajo i përgjigjet në Francë dhe në Zvicër. Madje mungesa e saj e shpeshtë me këtë lidhej pasi kishte bashkëpunime edhe në këto shtete me të tjera klinika. Madje znj. Demirlika shprehet se kjo punë është hapur si shiu pas kërpudhave dhe se kushdo mund të injektojë botox ? aq sa po na ulin reputacionin si mjek? shprehet ajo.
Në klinikën Dermo Aesthetics Gina, gazetares së “Fiksit” konsulta iu bë nga znj Albina Muhameti e cila u vetëprezantua si mjeke estetiste. çmimi që dha për botoxin ishte 120 euro, kurse për mbushje ( filler) 150 euro zona nazo-labiale.
Gazetarët e “Fiksit” e shtrinë investigimin e tyre edhe nëpër rrethe duke iu drejtuar qytetit të Fierit. Tek Elitë Medical Aesthetic injeksionet në fytyrë i kryen Gentiana Hykaj e cila shpjegon se është diplomuar për farmaci, por që ka kryer dy vjet specializim për Mjekësi Estetike.
Gazetarët e “Fiksit” i drejtohen edhe një tjetër qendre bukurie po në Fier, Nertila Beauty Style. Në këtë klinikë injeksionet me botox e filler i bënte Rexhina Boçi. Gazetarët e Fiksit pyesin në këtë sallon dhe i thonë që dr. Boçi është mjeke e diplomuar, ka klinikë të saj në Lushnje dhe çdo të hënë paraqitej në këtë sallon për të kryer injeksionet e ndryshme në fytyrë sipas kërkesave.
Por botoxi nuk kryhet vetëm në këto qendra estetike, por edhe nëpër parukeritë e lagjeve. Gazetarja iu drejtua njërës prej këtyre parukerive e quajtur Parukeri Estetik Zana. Në këtë parukeri injeksionet i kryente e ashtuquajtura dr. Arta Sinaj e cila nga biseda që pati me gazetaren doli se punonte infermiere në QSUT, por që ishte duke kryer trajnime njëkohësisht që bënte dhe injeksione. ? Të jesh e qartë ?, i drejtohet ajo gazetares së Fiksit ?unë kam licencë nga Ministria e Shëndetësisë.? Arta procesin e kryente në zonën që ishte e dedikuar për depilim brenda parukerisë, madje nuk kishte as doreza me vete, përveç mjeteve që i mbante në bagazhin e makinës.
Në këto kushte “Fiks Fare” iu drejtua tri institucioneve për personat e sipërpërmendur që u prezantuan si mjeke.
Në intervistën e dhënë për “Fiksin” zv. Dritan Trepça ? zv. president i Këshillit Kombëtar të UMSH-së u shpreh se të gjithë emrat e referuar nga emisioni “Fiks Fare”, asnjë prej tyre nuk është mjek. Ai u shpreh se ndërhyrje nga të tillë persona janë me rrezikshmëri të lartë dhe se organet kompetente duhet të veprojnë sa më shpejt në marrjen e masave. “Ne mbajmë përgjegjësi vetëm për mjekët?, pohon z. Trepça. Ndërkohë, i pyetur nga “Fiksi” nëse janë stomatologë dhe a mund të kryejnë ndërhyrje të tilla, zv. presidenti i UMSH-së u shpreh se këtë nuk e dinte nëse janë apo jo stomatologë, por për ndërhyrje të tilla duhet specializim i posaçëm. Ai përfundon duke thënë se pacientët nga ndërhyrje të tilla mund të rrezikojnë sëmundje kancerogjene.
“Fiksi” iu drejtua edhe mjekes dermatologe, Erjona Shehu, e cila u shpreh se lëkura është organ, ndaj gjithsecili duhet të kujdeset për të si çdo organ tjetër në trupin e tij. Jo çdo lloj mjeku mund të realizojë këto lloj procedurash. Janë mjekët që kanë certifikimet dhe trajnimet përkatëse,duke nisur që nga diploma e specializimit që marrin në Fakultetin e Mjekësisë,si në Shqipëri edhe jashtë saj. Më pas është Urdhri i Mjekut që jep licencimin e profesionistit dhe përmes këtyre 2 stadeve është në gjendje profesionisti që të realizojë këto lloj ndërhryjesh. ?Nuk mund të kurohet zemra nga një parukiere, nuk mund të kurohet stomaku nga një grimiere. Nuk mund të trajtohet asnjë organ i trupit tonë ku hyn dhe lëkura nga njerëz që nuk janë të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, të palicencuar nga Urdhri i Mjekut?, – përfundon dr. Erjona Shehu.
“Fiksi” për të njëjtën listë emrash kërkoi informacion edhe në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor të cilët pas vënies në dijeni nga “Fiksi” dolën në terren për verifikim.
Nga verifikimi u konstatua se dy prej këtyre subjekteve nuk kishin dorëzuar dokumentacionin higjienosanitar dhe për këtë do të gjobiteshin. Një tjetër subjekt kishte produkte kozmetike të palicencuara dhe u vendos pezullimi i aktivitetit, ndërkohë që njëri prej tyre nuk ua hapi derën inspektorëve. Nga raporti që Inspektoriati paraqiti asnjërit prej subjekteve nuk iu gjetën shiringa apo mbetje spitalore edhe pse trajtimet që kryheshin në to duhet të kishin të tilla. Me sa duket sofistikimi i këtyre subjekteve është aq i madh sa fshehin çdo gjë sapo në derë shfaqet shteti!/TCH
Një grua nga jugu i vendit, por që kërkon të mbetet anonime ...
Denoncimi i radhës e ka çuar emisionin investigtativ “Stop” ...
Siguria në punë dhe respektimi i kushteve teknike nga kompan...
CNA.al ka siguruar disa pamje brenda një prej autobusëve të ...
Prej më shumë se një muaj anijet e peshkimit në Vlorë kanë f...
Ekspertë të menaxhimit të mbetjeve dhe çështjeve mjedisore p...
Nga MonitorBuxheti i shtetit vijon pagesat për inceneratorin...
Nga Monitor Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me një kontratë 2...
Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të ve...
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjy...
Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda....
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këng...
Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet p...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me tre kontrata 1...
Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...