Dosja e “nxehtë” në duart e SPAK/ Kush po e amniston Engjëll Agaçin?
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me një kontratë 2...
Nga Monitor
Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjeneroië 369 kg/banor mbetje në vitin 2020, sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 505 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2020.
Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria ka Kosova me 256 kg/frymë, Rumania 287 kg, Serbia 338 kg.
Pavarësisht nivelit të ulët të mbetjeve të gjeneruara dhe të përpunuara, qeveria u tregua ambicioze për ndërtimin e tre inceneratorëve, me kapacitete të larta përpunuese, përmes projekteve koncesionare të formës së partneritetit publik-privat.
Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh ka kapacitet përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë. Projekti është i pezulluar, pas hetimeve nga SPAK.
Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (?Integrated Technology Waste treatment Fier?) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues i parashikuar është rreth 180-200 ton/ditë. Projekti është i pezulluar, pas hetimeve nga SPAK.
Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (?Integrated Energy B.V shpk?), me kosto totale 31.17 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Projekti është i vetmi që është aktiv.
Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kapaciteti total mesatar i përpunimit do të arrinte në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.
Nëse krahasohet me të dhënat e Eurostat për shtetet e BE-së, rezulton se vetëm vendet e zhvilluara kanë një kapacitet më të lartë. Gjermania e ka kapacitetin për frymë të përpunimit të mbetjeve përmes inceneratorëve 474 kg/frymë në vit; Franca 205 kg/frymë në vit dhe Austria me 380 kg/frymë/vit. Të tre këto shtete kanë një nivel gjenerimi të paktën dyfish të plehrave për frymë, në krahasim me Shqipërinë.
Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria ka kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.
Sipas Eurostat, në përgjithësi në BE në vitin 2016, 30% e mbetjeve u riciklua, 27% u dogjën, 25% u iceneruan dhe 17% u kompostuan. Në Shqipëri, kpaciteti i inceneratorëve, nëse do të ishin funksionalë, do të ishte sa 35% e totalit të mbetetje, pra më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.
Por, për çfarë e do Shqipëria gjithë këtë kapacitet të lartë përpunues të inceneratorëve, kur procesi i rikuperimit të mbetjeve në burim si dhe të të gjithë procesit të menaxhimit të mbetjeve, tek ne ende nuk është eficient?!
Iljaz Mehmeti, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Riciklimit, në një analizë që ka bërë për inceneratorin e Elbasanit, publikuar në Gazetën e Dhomës së Tregtisë Durrës ka marrë në krahasim Italinë një vend ku efiçenca e procesit të rikuperimit me diferencim të mbetjeve është në nivelet mesatare të BE. Autori i referohet të dhënave të entit italian ISPRA, dhe dedukton sasinë optimale të mbetjeve solide të vlefshme për inçenerim për stabilimentin e Elbasanit.
?Praktikisht, ne Itali, sipas ISPRA, vetëm 20% e mbetjeve urbane inçenerohen, ndërkohë që këtu në Shqipëri presupozohet të incenerohet (digjet) çdo gram mbetje?, thotë z.Mehmeti.
Ai shton se nga studimi rezulton qe inceneratori i Elbasanit do mund të djegë mbetje për një popullsi prej: 130,000 kg / 0.05 kg = 4,333,333 frymë, ose sa popullsia e Shqipërisë dhe e Maqedonisë të marra së bashku.
Pasi të djegin mbetjet e Ballkanit, me çfarë lënde të parë do të punonin dy inceneritorët e tjerë, në Fier dhe Tiranë, pyet z.Mehmeti?!
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me një kontratë 2...
Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të ve...
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjy...
Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda....
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këng...
Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet p...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me tre kontrata 1...
Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka bërë denoncime...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një a...
Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin...
CNA.al ka raportuar së fundmi për shkarkimet e paralajmëruar...
Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në P...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një kon...
Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emis...
Deputeti Belind Këlliçi, ka publikuar mesazhin e një qytetar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...