Fiks Fare/ Pylli pritet pa kriter, shpëton pisha me foton e Presidentit
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjy...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të vesë së një dëshmori, të vrarë në krye të detyrës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Prenda Sokoli, e cila është e veja e dëshmorit Lazër Sokoli, i vrarë në krye të detyrës në vitin 1993 në Shkodër.
Lazëri ka qenë punonjës policie dhe do të merrte detyrën në Postën te Ura e Mesit në Shkodër. Rrugës për të shkuar në punë, me uniformë policie, rreth orës 23.00 i kanë dalë para disa persona dhe e kanë vrarë dhe masakruar, duke e hedhur në kanal. Lazëri ka qenë vetëm 26 vjeç, ndërsa kishte vetëm 9 muaj që ishte martuar. Denoncuesja, Prenda Sokoli, ka qenë shtatzënë me djalin që tani është 29 vjeç dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.
Prenda thotë se autorët u kapën në vitin 1993, u mbajtën në burg deri në trazirat e vitit ?97 ku dhe u lanë të lirë. Aktualisht thotë nuk janë të arrestuar, bredhin të lirë. Pas ngjarjes, Prenda ka punuar si sanitare dhe në lavanderinë e Policisë së Shkodrës.
Ajo thotë se i është drejtuar Fiks Fare për një problem me pensionin që duhet ta marrte në bazë të ligjit. Pohon se ka plotësuar letrat në vitin 2016, kur ka qenë ligji se kryefamiljarët e dëshmorëve dilnin në pension të parakohshëm në moshën 50 vjeçare. Ka plotësuar letrat, ka vijuar pensioni deri në fund të vitit 2019 dhe më pas i është ndërprerë me arsyetimin se është bërë një gabim.
Prenda thotë se ka bërë të gjitha letrat dhe ia kanë miratuar dhe nuk e kupton përse ia ndërprenë. Më pas shton se ka shkuar disa herë te Sigurimet dhe i kanë thënë se ?ta kemi dhënë gabim?. ?Tani unë dola në pension në moshën 55 vjeçare, pasi i mbusha, po më mbajnë 100 mijë lekë çdo muaj për ato që më kanë dhënë në 2016-2019? thotë Prenda, teksa shton se nëse është bërë gabimi, është bërë brenda zyrave të Sigurimeve Shoqërore.
Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me Prendën, shkojnë te Sigurimet Shoqërore të Shkodrës, duke pyetur për problemin e të vesë së dëshmorit. Sigurimet pohojnë se gazetarët duhet të bëjmë një kërkesë zyrtare.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shkodrës kthen një përgjigje me shkrim, ku shkruan se ?Prenda Sokoli ka hyrë në pension familjar më datë 01.10.2016 dhe e ka përfituar atë deri më 30.11.2019?. ?Përfitimi i është bllokuar, pasi nga kontrolli i ëprfitimit të pensionit familjes, ësht ëkonstatuar se përfitimi është caktuar në kundërshtim me paragrafin e tretë të ligjit për sigurimet shoqërore, pasi pension familjar përfiton e veja kur ka mbushur moshën 55 vjeç. Zonja Sokoli, moshën 55 vjeç e ka mbushur në datën 10.11.2020? thuhet në përgjigje.
Pra, Sigurimet Shoqërore e pranojnë se gabimi është bërë në zyrat e tyre dhe jo nga qytetarja. Më pas shkruajnë se ligji i mëparshëm përcaktonte se e veja dilte në pension në moshën 50 vjeçare, por ky ligj është ndryshuar në vitin 2014. Ndërkohë, zonja Sokoli i ka plotësuar dokumentet dhe Sigurimet Shoqërore në vitin 2016. Madje, punonjësit shtetërore ia aprovuan.
Dhe tani, për këtë gabim të tyre i thonë se duhet të ndjekë rrugët ligjore, pasi aktualisht i mbajnë 20 % të pensionit. ?Unë skam lekë të bredh gjyqeve, boll halle kam. Mua më takonte dhe ma dhanë? përfundon e veja e dëshmorit./tch
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjy...
Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda....
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këng...
Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet p...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me tre kontrata 1...
Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka bërë denoncime...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një a...
Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin...
CNA.al ka raportuar së fundmi për shkarkimet e paralajmëruar...
Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në P...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një kon...
Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emis...
Deputeti Belind Këlliçi, ka publikuar mesazhin e një qytetar...
Procesi i restaurimit të objekteve mësimore si pasojë e dëmt...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një status...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon mbrëmjen e sotme shitjen e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...