LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia konfirmon denoncimin e CNA.al/ Çfarë ndodhi në lokalin e Ben Blushit natën e Krishtlindjes

10 Maj 2022, 07:59, Denoncim CNA

Në dhjetor të vitit 2020, CNA.al ka bërë një denoncim në lidhje me një ?bombë shëndetësore? në mes të qytetit të Korçës.

Sipas denoncimit, në Pub Republika, lokali i Ben Blushit në Korçë, është organizuar një festë ku janë grumbulluar rreth 200-250 persona për të festuar Krishtlindjen, duke shkaktuar një bombë shëndetësore.

Pra, ndërkohë që e gjithë Shqipëria ishte mbyllur në karantinë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, lokali i Ben Blushit në mes të qytetit të Korçës, jo vetëm qëndronte hapur, por vijonte punën sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe sikur në vendin tonë të mos ekzistojë Covid-19.

Më tej, CNA.al ka mësuar se policia ka shkuar në lokalin në fjalë, duke vendosur masë administrative, një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Ndërkohë, një lajm i tillë është konfirmuar tashmë për CNA.al nga Policia e Korçës.

Në një shkresë zyrtare për CNA.al, Policia e Korçës konfirmon denoncimin për ?festën e çmendur? në kohë pandemie, por edhe masën administrative.

?Ditën e premte, datë 25.12.2020, ora 20.45, në momentin e mbërritjes në lokalin “Republika 2B Plus”, me adresë vendodhje Lagjja nr.1, Rruga ?Teni Konomi”, Pallati “Andon Dhima”, Kati i parë, me aksionier shtetasin Marin Petrika Blushi dhe administrator shtetasin Laert Fatmir Shehaj, punonjësit e policisë kanë konstatuar një numër të konsiderueshëm personash nëpër tavolina dhe në distancë të afërt me njëri-tjetrin, jo gjenerim të muzikës, por jo se po organizohej ndonjë lloj eventi familjar sipas pretendimit të shtetasit Marin Petrika Blushi.

Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë Komisariatit të Policisë Korçë, për shkelje të pikës nr.7 të nenit nr. 3 të Aktit Normativ nr.30, datë 27.07.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COV1D-1 9”, si dhe të pikës nr.1 të Urdhërit të MSH nr.633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura”, ka dalë në konkluzion se ky subjekt privat ka kryer kundravajtje administrative, ndaj ka marrë vendimin nr.1.1, datë 31.12.2020 duke e ndëshkuar me gjobë në: vlerën 1 (një) milion lekë.?-thuhet ndër të tjera në shkresën e Policisë.

Më tej, thuhet se shtetasi Marin Blushi ka depozituar pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave pranë DVP Korçë ankesën me shkrim me nr.27, datë 21.01.2021, ku ka shprehur pretendimet e tij ndaj këtij vendimi, gjë e cila është hedhur poshtë nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë DVP Korçë, duke lënë në fuqi masën administrative.

Vendimi është ankimuar edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë, e cila ?me vendimin nr.995-150 datë 30.04.2021 vendosi lënien në fuqi të vendimit nr.2 datë 05.02.2021 të marrë nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave të Kundërvajtjeve Administrative pranë DVP Korçë.?.

CNA.al ka raportuar më parë në lidhje me një pronë në mes të qytetit të Korçës, vlera e së cilës është të paktën 500 milionë lekë, por që Ben Blushi e ka blerë për vetëm 30 mijë euro. Të paktën kështu e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Sipas deklarimeve të pasurisë, ambienti është blerë në emër të vajzës së tij, N. Blushi, por paratë janë paguar nga llogaria e Ben Blushit.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazh 60 metër katëror, i cili i shërben ambientit prej 140 metër katror.

Të dyja ambientet janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit.(Lexo këtu )

CNA.al ka siguruar dokumentet zyrtare, sipas të cilave në janar të vitit 2019, vajza e Ben Blushit ka shitur aksionet e saj, për një shumë prej 3.000.000 lekësh.

Më pas, i njëjti ambient jepet me qira për një shumë prej 2 mijë eurosh në muaj, por që me sa duket vajza e Ben Blushit ia paska dhënë me qira vetes së saj dhe kushëririt të parë.

Por, ka edhe një detaj. Vajza e Ben Blushit ka shitur vetëm biznesin, dhe jo pronën.(Lexo këtu)

Nga ana tjetër në lidhje me këtë pronë ka edhe një tjetër skandal, i raportuar nga CNA.al, që është falsifikimi i firmës së N.Blushit.

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se N. Blushi nuk ka qenë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shitblerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases N. Blushi. (Lexo këtu)

Pra, dyshimet janë se Ben Blushi ka bërë vajzën pronare të një pasurie me vlerë të paktën 500 milionë lekë, duke i falsifikuar firmën./CNA.al

Ben Blushi, nën hetim/ Tri skandale, në duart e Prokurorisë

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Ca të nënës e ca të njerkës/ Policia gjobit 50 milionë qytetarët dhe vetëm 10 milionë Blushin

Festa e çmendur në kohë pandemie/ Policia mësyn lokalin e Ben Blushit në Korçë

Policia e Korçës zhytet në korrupsion apo e trodhi Blushi?!

Video-Skandali/ Shqipëria në karantinë, lokali i Ben Blushit në Korçë bën gjëmën

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Lajmet e fundit nga