Connect with Us

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Denoncim

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Publikuar

-

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Ish-deputeti socialist dhe ish-kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel, është përfshirë në një skandal.

Falsifikohet firma e vajzës së tij në transaksionin e shit-blerjes së një pasurie në Korçë.

CNA.al ka sjellë një ditë më parë të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Dje ne midis rrjeshtash konstatuam se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

      Prona në Korçë

Ne shkuam më tej, por çfarë zbuluam?

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria, sipas TIMS
Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria, sipas TIMS

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airways, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS
Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.

Por, çfarë ndodh?

Sipas dokumentave të mëposhtme, të cilat ne i kemi publikuar ditë pas dite rezulton se Natali Blushi, duke mos qënë në Shqipëri, por duke qënë jashtë është bërë pronare e një pasurie rreth 133.8 metër katëror dhe rreth 60 metër garazh, të cilat janë kthyer më pas në ambiente shërbimi të njësisë tregtare.

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë/ Në “sitë” dy trafikantë

Sipas vetë të dhënave të deklaruara nga vetë Zoti Blushi, babai i Natalisë, rezulton se vajza e tij studion në Londër, ç’ka korrespondon me të dhënat e fluturimeve, hyrjet dhe daljet që ajo ka pasur në Shqipëri, kryesisht nga Rinasi, nëpërmjet Italisë, por edhe direkt nga Londra.

Pra, në atë kohë në muajin pril, maj dhe qershor, Natali Blushi, vajza 20-vjeçare e Ben Blushit, ka qënë në Londër në shkollë apo me provime. Ndërkohë tek noterja Violeta Sulkaj në datë 28 maj dhe 29 maj kanë firmosur dy kontrata shitje, nga shtetasi Andon Dhima për Natali Blushin. (Lexo këtu)

Për këtë shit-blejre, për këtë akt noterial, janë bërë edhe transaksionet përkatëse. Sipas deklarimeve të vetë Blushit, i cili thekson se i ka paguar ai paratë.

Por, në të dyja aktet e shit-blerjes është emri dhe firma e vendosur nga Natali Blushi.

Pra, si ka mundësi që Natali Blushi sipas të dhënave në TIMS, ajo ndodhej në Londër, dhe nga ana tjetër në Shqipëri firmosej një kontratë shit-blerje?

TIMS, Natali Blushi
TIMS, Natali Blushi

Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit?

Ne kemi raportuar sesi firma e Natali Blushit, në të paktën dy dokumente ishte e ndryshme. Dhe i hymë më thellë investigimit tonë dhe rezulton se në ditën që është bërë shitja e pasurisë nga shtetasi Andon Dhima në drejtim të Natali Blushit, kjo e fundit nuk ka qënë në Shqipëri dhe akti i shit-blerjes ka ndodhur pikërisht kur ajo ndodhej në Londër, gjë të cilën e konfirmon edhe sistemi TIMS.

Ben Blushi, Eva Blushi

Ben Blushi, noterja, bashkëshortja e Benit? Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit në aktin e shit-blerjes?

Prokuroria tashmë ka një fakt dhe kjo e pakontestueshme. Falsifikimin e firmës së Natali Blushit. Provat janë të thjeshta. Sistemi TIMS dhe akti i shit-blerjes.

Tani nuk ngelet gjë tjetër, veçse Ben Blushi të shkojë në prokurori, apo bashkëshortja e tij, apo vetë noterja e cila është pjesa më skandaloze e këtij akti falsifikues, të mbajë përgjegjësi para ligjit për një kontratë shit-blerje fiktive, me firmë falso, me një vlerë qesharake, për një pasuri që vlen të paktën 500 milionë lekë, në qendër të Korçës./ CNA.al

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare!/ Shefi i Kardiologjisë në QKUK ushtron profesionin pa diplomë e pa licencë

Publikuar

-

Nga

Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Prishtinës ku fillimisht u munduam të kontaktojmë me mjekun, por ky i fundit u tha se duhet të merrnin leje në drejtori. Më pas gazetarët iu drejtuan institucionit që bën licencimin e mjekëve për të marrë informacion të plotë. Dr Ramush Bejiqi, është i palicencuar si mjek Sub kardilog nga strukturat e Odës së Mjëkëve të Kosovës, por pavarësisht kësaj ai vazhdon ta ushtrojë si profesion, madje është edhe shefi i Departamentit të Kardiologjisë. Në CV e tij, ai deklaron se në vitin 1995-1997 ka përfunduar specializimin në Unversitetin e Mjekësisë në Beograd, por nuk ka paraqitur një certifikatë apo diplomë të përfundimit të këtyre studimeve. Për mungesë së diplomës nuk është licencuar as nga Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët nuk kanë për të vijuar me licencimin nëse mjeku nuk paraqet një kopje të diplomës. Në përgjigjen e detajuar me shkrim, nga Oda e Mjekëve të Kosovës thekësohet se ” Deri më tani, OMK, respektivisht Komisioni për Licencim nuk ka pranuar diplomë të subspecializimit të fushës së Kardiologjisë siç është kërkuar. Prandaj Dr Bejiqi momentalisht posedon vetëm licencë valide si Specialist i Pediatrisë dhe bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe Rregulloren e Komisionit për Licencim pranë OMK-së i njëjti obligohet të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë”. Mjeku e pranon edhe vet në një telefonat që pati me gazetarët e Fiksit që nuk e disponon diplomën e Sub kardiologut dhe pas një debati me gazetarët ai pranon që është edhe i pa licencuar. Ai pohon se nuk merr dot një kopje të diplomës, sepse nëse e kërkon duhet të japë një provim. Provim që nuk ka pse ta japë nëse e ka dhënë njëherë. “Unë jam i licencuar në ish Jugosllavi, s’po më hyn hiç në punë që s’jam i licencuar në Kosovë”shprehet Dr. Bejiqi. Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare edhe institucionit që ka punësuar mjekun QKUK, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë ende emisioni nuk ka marrë një përgjigje. Gjithashtu Fiksi një kërkesë për informacion ia nisi edhe Universitetit të Beogradit, por që ende nuk ka marrë përgjgigje në lidhje me diplomimin e Dr. Bejiqit. Edhe pse mjeku këmbëngul se nuk i intereson licencimi si Sub kardiolog, Oda e Mjekëve Kosovë, u shpreh qartë duke cituar ligjin dhe është ky i fundit që e detyron Dr Bejiqin të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë.

Në emsionin Fiks Fare mbërriti një informacion ku pretendohej se Dr. Ramush Bejiqi, shefi i Departamentit të Kardiologjisë pranë Klinikës Pediatrike të Qëndrës Kombëtarë Universitare të Kosovës, nuk ishte i licencuar si mjek Sub kardiolog, edhe pse e ushtronte si profesion. Sipas informacionit mjeku ka përfunduar dy vitet e specializimit në Universitetin e Mjekësisë në Begrad, por nuk ka dhënë provimin përfundimar, kësisoj nuk ka marrë as certifikatën.

Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Prishtinës ku fillimisht u munduam të kontaktojmë me mjekun, por ky i fundit u tha se duhet të merrnin leje në drejtori. Më pas gazetarët iu drejtuan institucionit që bën licencimin e mjekëve për të marrë informacion të plotë.

Dr Ramush Bejiqi, është i palicencuar si mjek Sub kardilog nga strukturat e Odës së Mjëkëve të Kosovës, por pavarësisht kësaj ai vazhdon ta ushtrojë si profesion, madje është edhe shefi i Departamentit të Kardiologjisë. Në CV e tij, ai deklaron se në vitin 1995-1997 ka përfunduar specializimin në Unversitetin e Mjekësisë në Beograd, por nuk ka paraqitur një certifikatë apo diplomë të përfundimit të këtyre studimeve.

Për mungesë së diplomës nuk është licencuar as nga Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët nuk kanë për të vijuar me licencimin nëse mjeku nuk paraqet një kopje të diplomës. Në përgjigjen e detajuar me shkrim, nga Oda e Mjekëve të Kosovës thekësohet se ” Deri më tani, OMK, respektivisht Komisioni për Licencim nuk ka pranuar diplomë të subspecializimit të fushës së Kardiologjisë siç është kërkuar. Prandaj Dr Bejiqi momentalisht posedon vetëm licencë valide si Specialist i Pediatrisë dhe bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe Rregulloren e Komisionit për Licencim pranë OMK-së i njëjti obligohet të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë”.

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja komenton partitë e Blushit dhe Bojaxhiut

LEXO EDHE:  Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

Mjeku e pranon edhe vet në një telefonat që pati me gazetarët e Fiksit që nuk e disponon diplomën e Sub kardiologut dhe pas një debati me gazetarët ai pranon që është edhe i pa licencuar. Ai pohon se nuk merr dot një kopje të diplomës, sepse nëse e kërkon duhet të japë një provim.

Provim që nuk ka pse ta japë nëse e ka dhënë njëherë. “Unë jam i licencuar në ish Jugosllavi, s’po më hyn hiç në punë që s’jam i licencuar në Kosovë”shprehet Dr. Bejiqi.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare edhe institucionit që ka punësuar mjekun QKUK, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë ende emisioni nuk ka marrë një përgjigje.

Gjithashtu Fiksi një kërkesë për informacion ia nisi edhe Universitetit të Beogradit, por që ende nuk ka marrë përgjgigje në lidhje me diplomimin e Dr. Bejiqit.

Edhe pse mjeku këmbëngul se nuk i intereson licencimi si Sub kardiolog, Oda e Mjekëve Kosovë, u shpreh qartë duke cituar ligjin dhe është ky i fundit që e detyron Dr Bejiqin të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Audio-Denoncimi i “Stop”/ Studentëve i kërkohet të votojnë Luçiano Boçin

Publikuar

-

Nga

Audio-Denoncimi i "Stop"/ Studentëve i kërkohet të votojnë Luçiano Boçit

Një status në Facebook i Petrit Vasilit udhëzon elektoratin në Vlorë, që të votojë vajzat e veta, duke faktuar kështu prishjen mes LSI-së dhe Luan Ramës, që kryeson listën e kësaj force politike në Vlorë.

Pak ditë më parë edhe Monika Kryemadhi tha se poezitë do t’ia linte Luan Ramës.

Emisioni investigativ “Stop” ka siguruar një audio, ku dëgjohet një vajzë nga stafi elektoral i Luçiano Boçit, që i kërkon votën një studenteje, në mënyrë që të ketë një mik në Universitet.

LEXO EDHE:  The land scandal on the coast of Dhërmi/ Ben Blushi is putting pressure on justice system?

LEXO EDHE:  Keegan shopping në Londër

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Të thyej brinjët, vdeksh ishalla”/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur

Publikuar

-

Nga

“Të thyej brinjët, vdeksh ishalla”/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast skandaloz të dhunimit të fëmijëve nga mamaja e tyre. Ngjarja është e rëndë dhe duhet theksuar fakti që nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, nga bipolariteti.

Denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve, i cili ka rrëfyer për emisionin Stop se me bashkëshorten ka probleme vite më parë. Ai tregon se sjellja e saj përkeqësohej akoma më shumë. Duke parë degradimin e situatës, vendosi të shkonte në polici dhe ta denonconte. Por, sikurse tregon, autoritetet policore i kërkuan prova për deklarimet e tij.

Në këtë pikë, denoncuesi është detyruar që të kryejë një veprim, sikurse dhe shprehet, “që nuk ka për t’ia falur vetes”.

Në bashkëpunim edhe me djalin e madh, panë nënën që të dhunonte djalin e vogël dhe nuk ndërhynë, me qëllim që ta filmonin për të pasur me prova sjelljet e dhunshme dhe agresive të zonjës në fjalë. Veprimet e kësaj të fundit shkuan deri në atë pikë sa djalin e madh e ka goditur edhe me thikë në shpinë.

Denoncuesi: Unë jam një qytetar nga Tirana, i jam drejtuar emisionit Stop për një problem që kam patur me ish-bashkëshorten. Jam baba i dy fëmijëve, njërit me moshë 28 vjeç, tjetrit me moshë 14 vjeç. Jam i divorcuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata ka vendosur që fëmijët t’i kem unë në ngarkim duke qenë se ish-bashkëshortja ose nëna e dy fëmijëve nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët pasi është e sëmurë mendore, e dhunshme, ka një karakter asocial.

Shpesh për debatin më të vogël ajo ishte e dhunshme, godiste me çfarë të kishte në dorë. Fjalori kalonte në ekstrem, jashtë etikës normale të një njeriu normal, jashtë etikës së një gruaje normale. Në vitin 2006, u operua sepse pati një çrregullim hormonal dhe mjekët më këshilluan që duhet të vinte në jetë patjetër një fëmijë tjetër për t’i shpëtuar jetën nënës.

Dhe kështu ndodhi. Me lindjen e djalit të vogël situata u agravua sepse ky njeri u bë aq i dhunshëm, aq imponues, aq prepotent në të gjitha mënyrat e komunikimit saqë unë nuk munda më ta duroja. Ishte e dhunshme dhe në një moment të caktuar kur djali i vogël ishte 3 vjeç, më goditi me thikë djalin e madh. I nguli thikën në shpinë. Ka shkuar dhe në Hipotekë t’ju kërkonte që t’i bënin hipotekën e shtëpisë sepse ka thënë që ‘më është mbytur burri në det edhe s’ka varr prandaj nuk kemi dhe certifikatë vdekje’. Pjesa tjetër që është e rëndë shumë është ajo pjesa që djali u shkëput nga shkolla, humbi vitin shkollor dhe mua më takonin njerëz në rrugë dhe më thonin si e ke djalin, vdiq? E shkëputi nëna nga shkolla duke i thënë që ti je i sëmurë me kancer.

Duke qenë në këto kushte u detyrova të shkoj në polici. Kur është problemi për të denoncuar një femër, mua më anashkaluan. Më kërkuan fakte, mendonin që unë isha pjesë e interesit, që isha pjesë e konfliktit dhe më anashkalonin. Atëherë u detyrova, që kjo ishte gjëja më brutale dhe nuk ia fal vetes, shkoi djali deri në grykë të varrit sepse u detyrua që të ushtrohej dhuna nga e ëma dhe djali i madh të arrinte ta filmonte që të më besonin.

Për emisionin Stop ka folur në kushte anonimati edhe djali i vogël, sot 14 vjeç. Ai tregon se dhunohej nga nëna kur ishte 10 vjeç. Madje, është detyruar që të konsumonte edhe lëndë narkotike marijuanë nga nëna e tij kur kjo e fundit shkonte në Korçë tek bashkëjetuesi i saj.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ PËR ATA QË QAJNË DHE GËZOHEN NGA IKJA E BEN BLUSHIT

LEXO EDHE:  Nga X5, tek Range Roveri e Ford Fiesta/ Pasuria e prokurorit që garoi me Arta Markun

Djali i vogël: Janë pafund gjëra që duhet t’i marrësh një nga një. Më abuzonte me dhunë çdo ditë. Nuk kishte arsye që e bënte, kapte godiste, bënte. Në qoftë se nuk bën këtë do të të vras, do të ngul thikën. Në Korçë shkonim disa herë, rrinim 2 javë tek shtëpia e atij. E piva si cigare.

Denoncuesi: Këto gjëra unë i kam të konfirmuara nga djali, kam ngelur shumë i prekur normalisht. Djalin, i dashuri ( i ish-gruas) ma ka droguar, i ka dhënë marijuanë, ka parë sherret që bëheshin atje në ato ndarjet e drogës. Djalin e kishte marrë e ëma dhe e kishte çuar në Korçë tek shtëpia e të dashurit.

Emisioni “Stop” disponon videot kur nëna ushtron dhunë dhe godet djalin e vogël. Në pamje shihen aktet e papranueshme, por edhe dëgjohet edhe fjalori vulgar i zonjës që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Disa pjesë të kësaj video nuk janë transmetuar për shkak se kishin përmbajtje në shkelje të etikës. Në respekt të qytetarëve dhe ndjekësve, pamjet që ne sonte transmetojnë janë të mbuluara.

Djali i vogël: Hiqi duart!

Nëna: Unë të thyej brinjët, pusho, mbylle, mbylle, mbylle! Këtu komandoj unë, jo ti. Mallkuar qofsh! Aty! Do të mbys, do të mbys fare.

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Vdeksh ishalla! Më mirë të të kishte mbledh dheu!

Djali: Hajde mi hajde,hajde!

Nëna: Unë të shk***ej robt ty, rracës tate e të gjithëve..!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Kaq po them, filmo ça të duash!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Se po s’të.., ore e kupto, që ti je i mallkuar, si thotë hoxha atje në video.

Djali: Kush hoxhë?

Nëna: Hoxha, që thotë në video.

Djali: Kush hoxhë?

Nëna: Hoxha!

Djali: Hë pra kush hoxhë?

Nëna: Do zvarriten në zjarrin e xhenetit, kush sillet keq me prindërit, kshu..

Djali: Lene, Ersi lene!

Nëna: Ik, se ja ** robt!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Unë të shkëly, s’ka polici, s’ka bir k**ve  të vijë këtu, se të ther, të ther me, ty, babën tat, rracën tate të ndyrë e të gjithë ça ka, ore kaq po them.

Djali: Po!

Nëna: Hë more hë, fol, fol, hë more, fol, ********

Djali: Hë!

Nëna: Frikacak, si baba jot je.

Djali: Ashtu jam!

Nëna: Si rraca jote e ndyrë, hë more hë…

Djali i vogël: S’jam duke të bë gjë.

Nëna: Xhind i ndyrë, ishe tu më sulmuar ë, xhind i ndyrë.

Djali i vogël: Hipokrite! Pranoje, që po më gjuaje kot!

Nëna: Ça po të gjuaja, u bë surrati jot me na pengu!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: S’ke shance ti!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: Tim biri!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: S’ke shance!

Djali i vogël: Mos më prek mua me dorë!

Nëna: La ilaha il Allah, Allahu mbrojtësi më i mirë, e di ça do me thënë  La ilaha il Allah, xhind i ndyrë, po s’të çova te hoxha të të mbysi fare, La ilaha il Allah. Do të vras, do ta marr frymën, do të vras thashë, xhind i ndyrë, palaço! Hajde, se ta tregoj unë..! /tvklan

LEXO TE PLOTE