LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi, nën hetim/ Tri skandale, në duart e Prokurorisë

9 Maj 2022, 07:48, Denoncim CNA

Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës.

CNA.al i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Tiranës, në tetor të vitit 2021, ku kërkohet informacion në lidhje me disa skandale të denoncuara në media, ku dyshohet të jetë përfshirë ish-politikani Ben Blushi.

Në përgjigjen për CNA.al, Prokuroria e Tiranës konfirmon se është regjistruar procedimi penal dhe se çështja është në hetim.

Denoncimet ndaj Ben Blushit

CNA.al ka raportuar në lidhje me disa skandale, në të cilat dyshohet se është përfshirë ish-politikani, Ben Blushi.

Së pari, kujtojmë këtu çështjen e falsifikimit të firmës së vajzës së Ben Blushit, N.Blushi, në transaksionin e shitblerjes së një pasurie në Korçë.

CNA.al ka sjellë të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, N. Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Por, sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shitblerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, CNA.al ka treguar nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, ortakërinë e Ben Blushit, me pronarët e inceneratorëve, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja  e tij Eva Blushi.

Bëhet fjalë për një kompani të themeluar në Bullgari, Em Capital Group, ku bashkaksionerë janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi. (Lexo këtu)

Po ashtu një tjetër skandal, që hedh hije dyshimi janë edhe akuzat e biznesmenit Andon Dhima. Ky i fundit i është drejtuar me një shkresë, edhe Ambasadës së SHBA-së, në Tiranë.

Ai pretendon se Ben Blushi ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar. Sipas biznesmenit Dhima, në kohën kur Blushi ishte deputet merrte karburant pa paguar, ndërkohë që Parlamenti u jepte deputetëve miliona lekë për karburant dhe shpenzime të tjera.

?Në vitin 2009, Ben Blushi më kërkon t?i furnizoj me karburant tre automjetet në pronësi të tij, me targa TR 3645 K, TR 0611 L, AA 747 IN, të cilat i sillte për furnizim shoferi i tij, Z. Gene Myslymaj. Kjo praktikë vazhdoi për 10 vite, duke filluar që nga data 7.11.2009 deri në 17.10.2019, me një vlerë totale furnizimi prej 63.226 (gjashtëdhjetë e tre mijë e dyqind e njëzet e gjashtë) Dollarë Amerikanë e pashlyer nga Z. Blushi?, thuhet në letër.(Lexo këtu)

Janë këto skandale, për të cilat tashmë po heton Prokuroria e Tiranës./CNA.al

Denoncimi në Ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Skandali/ Fshehja e pasurisë, Ben Blushi nuk deklaroi 65 milionë lekë karburant

SPAK nuk mund të harrojë Ben Blushin, ortakun e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga