Aktualitet
Skandali/ Fshehja e pasurisë, Ben Blushi nuk deklaroi 65 milionë lekë karburant

Ish-deputeti socialist dhe drejtori aktual i Top Channel, Ben Blushi, përfshihet në një tjetër skandal dhe gjithçka bëhet fjalë gjatë kohës që ky i fundit ka qenë deputet dhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste.
Ben Blushi, sipas dokumenteve ekzkluzive, të siguruara nga CNA.al, por edhe lajmeve të raportuara disa muaj më parë, ka marrë një sasi të madhe karburanti nga biznesmeni Andon Dhima në pikat e tij të furnizimit në Korçë dhe në Tiranë.
CNA.al po sjell sot për herë të parë me dokumenta të pakontestueshme detajet në lidhje me këtë sasi karburanti, e cila shkon me vlerë rreth 65 milionë lekë të vjetra, pra bëhet fjalë për gati 40 mijë litra karburant të marra nga zoti Ben Blushi, nga viti 2009 deri në vitin 2016.
Kjo shumë e madhe parash, e marrë në sasi karburanti nga zoti Ben blushi, nuk është deklaruar në deklaratën e tij të pasurisë e marrë si dhuratë, pra sasitë 3 karburantit që sipas dokumenteve të mëposhtme merreshin nga shoferi i tij Genci Myslymaj, në pikën e karburantit Dhima Oil në kryeqytet, tek mbikalimi te kthesa e Kamzës, janë në kartela dhe fatura të gjata.
Sipas kartelave të furnizuesve, shoferi Genci Myslymaj shkonte te pika e karburantit dhe furnizonte mjetin dhe ka firmosur. Në një nga kartelat duken edhe targat e mjeteve, makina Volkswagen Touareg me targën 601 e mbajtur nga Ben Blushi dhe makinat e tjera të familjes, të cilat drejtoheshin nga shoferi Genci Myslymaj.
CNA.al më poshtë gjithashtu po sjell një tabelë përmbedhëse të detyrimeve që Ben Blushi ka pasur, rreth 65 milionë lekë, të përfituara gjatë kohës që ai ka qenë deputet, shumë kjo e padeklaruar në asnjë deklaratë të tij të pasurisë.
Pra, Blushi ka përfituar një shumë të madhe parash karburant që është totalisht e padeklaruar. Në rast se nuk e ka paguar duhet të shkojë ta paguajë, në rast se e ka dhuratë, duhet ta kishte deklaruar se deklarimi i pasurive.
Por sot jemi në vitim 2020 dhe duket qartë se sasi të mëdha karburanti janë përdorur edhe 10 vite më parë, pa folur këtu për sasitë e karburantit që zoti blushi ka marrë gjatë kohës që ka qenë prefekt apo deputet në Korçë te karburanti Dhima Oil, por kjo do t’i përkasë një tjetër investigimi me të tjera dokumenta.
Ne këtu do sjellim rastin e qartë të Tiranës, që bëhet fjalë për 65 milionë lekë, sipas faturave të ekonomistëve , por edhe të kartelave të firmosura nga shoferi i ish-deputetit Ben Blushi.
Ky është një rast flagrant, ku duket qartë se një deputet ka siguruar për shkak të pushtetit të tij sasi të mëdha karburanti, duke shfrytëzuar postin dhe këtë nuk e ka deklaruar.

Si ky mund të ketë edhe raste të tjera, por i Ben Blushit është më flagrant, pasi rasti konkret nuk është përfshirë në një skandal një milion lekë apo 5 milionë lekë të vjetra, por bëhet fjalë për 65 milionë.
Ish-deputeti socialist ka pasur përplasje të forta me biznesmenin Andon Dhima dhe aktualisht ndodhet në çështje gjyqësore, në lidhje me prona në Korçë dhe në Tiranë, disa në emër të vjehrrit të tij dhe në Korçë në emër të vajzës së tij, prona me vlera qindra mijëra euro apo miliona, të deklarauara me shuma qesharake dhe të vendosura në emër të fëmijëve apo të të afërmve.
Rasti i fundit i dokumenteve të sjella nga CNA.al, tregon edhe njëherë se si ka vepruar Ben Blushi gjatë kohës që ka qenë deputet, si i ka fshehur përfitimet që ka pasur si deputet, pasi bëhet fjalë për 65 milionë lekë sasi karburanti, e përdoru kjo për 7 vite nga Ben Blushi, i cili gjatë kohës që ka qenë prefekt, apo deputet, ka marrë karburant si zyrtar i shtetit.
Si deputet, sasia e karburantit jepeshe nga Parlamenti, ndërkohë mesa duket Blushit nuk i mjaftonte karburanti që shteti i jepte zyrtarisht si deputet i qarkut të Korçës dhe më pas i qarkut të Elbasanit, por zoti blushi, duhet të merrte karburant në sasi të mëdha edhe nga shtetasi Andon Dhima, të cilat i ka fshehur në deklarimin e pasurisë.
Sot CNA.al sjell dokumente ekskluzive, të cilat mbajnë firmën e vetë shoferit të tij, i cili ka qenë personi që ka furnizuar mjetet./ CNA.al

Denoncimi në Ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar
Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel
Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)
Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin
Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë
CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?
Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë
Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA
Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë
Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe
Lajme të Rekomanduara:

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....