LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

21 Shkurt 2020, 16:41, Denoncim CNA

Ben Blushi, miliarderi i medias, dhe oligarku politikan me pasuri të çmendur, është përpjekur që të fshehë një pasuri 500 milionëshe, duke e deklaruar atë për vetëm 30 mijë euro.

CNA.al ka siguruar deklarimet e bëra në ILDKPI, ku sipas dokumenteve, deklarohet se në vitin 2015, me vetëm 30 mijë euro, Ben Blushi ka blerë një ambient biznesi me sipërfaqe 140 metër katëror, në një nga zonat më të preferuara të Korçës. (Lexo këtu)

Gjithashtu edhe rreth 60 metër katëror garazh, me një vlerë qesharake prej 5 milionë lekë të vjetra.

Më pas kjo njësi biznesi u kthye në “Pub Republika”, u zhvillua një aktivitet biznesi, ku qeraja mujore ishte 2 mijë euro. Pra, i gjithë investimi i kthehej pas për vetëm 18 muaj.

CNA.al raportoi se kjo pasuri është një fshehje nga Ben Blushi, sepse vlera e saj reale shkonte rreth 500 milion lekë.

Në krah të këtij ambienti, pronar është bërë edhe vjehrri i Ben Blushit, i ndjeri Abaz Brati.

Ky i fundit një jurist, i cili në bashkëpunim me të njëjtin ndërtues në Korçë, ka ndërtuar një pallat tek Stadiumi Dinamo në Tiranë.

Ambienti i biznesit në krah të “Pub Republikës”, marrë nga Brati, tregon vlerën e vërtetë të pronës së Blushit.

Pra, është vetë vjehrri i tij që na tregon skemën e fshehjes së pasurisë. Nga ndarja e ndërtimit të pallatit në Tiranë, Brati kishte një ambient banimi 120 metër katëror më shumë, sesa i takonte nga investimi i kryer. Këtë apartament, me vlerë 250 mijë euro, e shkëmben me një njësi tregëtare në Korçë, me vlerën 250 mijë euro.

Pra, jep një hyrje pallati në Tiranë tek stadium Dinamo dhe merr një ambient biznesi në Korçë, me vlerë totale 250 mijë euro, i cili ka një sipërfaqe po 120 metër katëror.

Kjo njësi tregtare është në krah të ?Pub Republika?, pronës së Ben Blushit në Korçë.

Ben Blushi ble për vajzën e tij N.Blushi, në të njëjtin objekt 140 metër katëror me vlerë 30 mijë euro. 60 metër garazh me vlerë 5 milion lekë, ndërsa në krah vjehrri i tij bën një këmbim për sipërfaqe shumë më të vogël, me vlerën totale 250 mijë euro. Në të njëjtin objekt, Ben Blushi e ble dyqanin me 220 euro metri katëror dhe garazhdin me 70 euro metri katëror.

Ndërsa vjehrri i tij merr 120 metër katëror biznes, për 250 mijë euro. Me 2100 euro metrin katëror.

Ka një diferencë prej të paktën 1900 euro, për metër katëror, dhe të dyja ambientet janë në të njëjtën godinë, krah njëra-tjetrës, dhe të blera në periudhë të përafërt.

SPAK shumë shpejt do të ketë në dorë një dosje të plotë, ku detajet tregojnë qartësisht se Ben Blushi ka fsheur një pasuri me vlerë gati 400 mijë euro, duke e deklaruar për vetëm 30 mijë euro.

Një blerje pasurie, ku çmimi për metër katëror në këtë zonë shkon nga 2000 deri në 2500 euro, Ben Blushi për vetëm 220 euro metri katëror.

Faktet flasin vetë. Tani ish-kreut të LIBRA-s, ish-ministrit socialist, ish-gazetarit të kthyer në menaxherin e Vjolca Hoxhës, do ti duhet të tregojë përpara SPAK të vërtetën e fshehjes së kësaj pasurie, por edhe si e ktheu juristin Abaz Brati në ndërtues dhe si bënte pazare  për ndërtime pallatesh në Tiranë dhe Korçë.

Publikimi me fakte dhe detaje do të vazhdojë më tej, deri në zgjimin e çdo institucioni ligjzbatues dhe hetimor në Shqipëri./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

 

Lajmet e fundit nga