Connect with Us

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Lajme

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Publikuar

-

Me datën 12 shkurt 2020, CNA.al publikoi një dokument zyrtar, të siguruar në Bullgari nëpërmjet të cilit del zbuluar ortakëria e Klodian Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë së konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin.

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Ben Blushi del si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve, por që marrëdhënien tregëtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

        Klodian Zoto

Në dokumentin e publikuar nga CNA.al, thuhet se “Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji”.(Lexo këtu)

Më tej, CNA.al në vijim të investigimit publikoi të tjera dokumente ekskluvize, nëpërmjet të cilave tregohet se kompania ku aksionere është edhe Eva Blushi, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor të vitit 1993.

    Ben Blushi, Eva Blushi

Kontrata e shitjes së aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari.

Kontrata mban firmën e drejtorit të kompanisë EM Capital Group AD dhe Vjollca Hoxhës, e cila ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

Ndërkohë, CNA.al ka mundur të sigurojë dokumentat e plota ekskluzive.

Këto dokumenta janë zyrtare dhe tregojnë se kompania EM Capital Group, në pronësi të pronarëve të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, janë bashkëortakë me Eva Blushin e cila gëzon 33% të aksioneve në këtë kompani, ku Klodian Zoto ka 34% dhe Mirel Mërtiri 33%.

Pra, ashtu siç paralajmëruam në shkrimin tonë të mëparshëm, ne sot sjellim më poshtë të gjitha dokumentet që tregojnë kohën e themelimit të kësaj kompanie dhe përqindjen që gëzon secili aksioner.

Kompania e re Pasi raportuam se kompania e re është në bashkë pronësi me Eva Blushin dhe është themeluar vetëm dy muaj përpara se të blinte Valtelina SHPK,  mbajtësen emrit tregtar Lori Kafe, e cila ka të njëtët aksionerë me Top Channel

Dokumentet tregojnë zyrtarisht se kompania është themeluar në tetor të vitit 2019, dhe vetëm dy muaj më pas, pra në 25 nëntor ka bërë blerjen e Valtelina Kafe, me 25%, duke paguar 1.5 milion dollarë, në një total shume prej 2.2 ku diferenca e vlerës totale do të paguhej për një periudgë prej 6 muajsh.

Mesa duket skandali, qartësisht me nxjerrjen e dokumenteve të reja thellohet, pasi EM Capital Group në Bullgari është themeluar nga pronarët e inceneratorëve dhe gruaja e Ben Blushit, për të blerë më pas Valtelina Kafe. Pra, për të çuar tek pronarët e Top Channel, rreth 2.2 milion dollarë. CNA.al në vazhdim do të sjellë të tjera detaje nga skandali i inceneratorë-Ben Blushi-Top Channel./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Publikuar

-

Nga

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur prof. Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” i analizave të ADN.

Grigor Zoraqi ka lindur dhe është rritur në Tiranë në një familje me tradita dhe vlera të veccanta kulturore. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si një nga nxenesit më të shkëlqyer që ka patur historikisht kjo shkollë. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” në Romë, Itali në vitet 1979-1985 ku u dallua për rezultatet e larta në përgatitjen e tij shkencore.

Pas kthimit në Shqipëri punoi si pedagog i Gjenetikes pranë Fakultetit të Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranës, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vonë Doktor i Shkencave. Në fillim të viteve ’90 largohet përsëri në Itali ku punon si kërkues shkencor në disa institucione të rëndësishme shkencore si Departamenti i Mjekësisë Eksperimentale dhe Patologjisë së Përgjithshme të Universitetit “La Sapienza” të Romës, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, në disa laboratore të Qendres Kombëtare të Sëmundjeve Gjenetike në Itali etj duke fituar një përvojë të ccmuar në kërkimin shkencor. Me kthimin në Shqipëri duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendrës se Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbretëresha Geraldine”. Ndërkohë, Grigori ka dhënë një kontribut të shquar edhe si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Detajet/ Top Channel, ofertë të parezistueshme Blendi Fevziut

Me formimin e tij shkencor ai është ndër gjenetistët me kontribut të vecantë në Shqipëri, si autor i një numri të madh artikujsh dhe punimesh shkencore të botuara në revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shume kongrese dhe konferenca shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Nga viti 2007, Grigori bëhet anëtar i bordit botues të revistës shkencore “Balcan Journal of Medical Genetics”.

Hartues i shumë projekteve kërkimore me vlerë Kombëtare për parandalimin e disa sëmundjeve të trashëgueshme në vendin tonë, disa prej të cilëve ende në përpunim e sipër. Me përvojën e fituar, me cilësinë e punës se tij kërkimore dhe saktësine e rezultateve të tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” i analizave të ADN-se në nivelin molekular. Këtë e kanë provuar nga aftër të gjithë studentët që kanë përgatitur punimet e tyre në nivelin “Master” si dhe ata të cilët Grigori i ka udhëhequr për fitimin e gradës shkencore “Doktor i Shkencave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Blerta kujton çdo gjë”/ Psikiatri: Një anëtare e familjes Josifi mund të ketë vuajtur nga psikoza

Publikuar

-

Nga

Psikiatri Pasho Maksutaj ka folur për ngjarjen horror në Kombinat ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Maksutaj deklaroi se tre gratë e familjes Josifi kanë pasur një problematikë e konsideruar si psikozë, kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin, duke theksuar se ai përcaktohet nga konkluzione dhe bindje të gabuara

“Raste të ngjashme ka pasur. Jo në kuptimin e pasojave të tilla. Por çrregullime të tilla ka pasur. Unë nuk kam informacione dhe dokumentacione për të përcaktuar gjendjen e tyre. Është një problematikë që ne e quajmë psikozë. Për një gjendje kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin. Realiteti te këta persona përcaktohet me zëra që krijohen brenda trupit të njeriut të cilat janë konkluzione dhe bindje të gabuara. Për shembull një person është i bindur që e ndjek policia dhe në çdo lëvizje që shikon, thotë që është policia. Mund t’i thuash çfarë të duash. Ai beson atë që ka në kokë. Të tjerë kanë bindje që Zoti e ka dërguar për një mision të caktuar. Ai mendon se Zoti i ka thënë që ti do jesh Jezu Krishti i sotëm. Ai mund të mos ketë qenë fare besimtar dhe në momentin që i fillon kjo, sillet si besimtar”, u shpreh ai në studion e Abc News.

LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Ben Blushi del me propozime për reforme politike

Maksutaj deklaroi se në rastin e familjes Josifi, ka mundësi që njëra prej tyre të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar më pas dy pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ai tha se Blerta do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pasi në raste të tilla, këta persona nuk e humbin kujtesën.

“Te rasti konkret mundësia është që njëra nga këto fatkeqe të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar të tjerat. Kur ndodh në rrethin familjar quhet “folie on famille”. Është psikozë e përcaktuar për herë të parë në Francë. Indoktrinimi mund të ekzistojë, ose jo në këtë rast. Kjo lidhet nëse ka qenë ose jo fetar në atë moment.
Në kohën e teknologjisë edhe përmbajtja ndryshon dhe bëhet teknologjike. Besimet reklamojnë jetën, pastaj është problem tjetër si interpretohet. Asnjë nga besimet nuk reklamon vdekjen. Kur kemi një psikozë, medikamentet bazë janë për këtë psikozë.
Problemet e psikozave, nuk lidhen me kujtesën. Ato mbajnë mend me detaje. Kujtesën e ka të mirë. Ajo do të arrijë që t’i referojë problemet që kanë ndodhur. Besoj se Blerta do të jetë personi i induktuar dhe largimi i induktuesi e kthjellon”, u shpreh Maksutaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Akuzat e Gjergji Thimos/ Koço Kokëdhima refuzoi në minutat e fundit të shpjegohej në emision

Publikuar

-

Nga

Akuzat e Gjergji Thimos/ Koço Kokëdhima refuzoi në minutat e fundit të shpjegohej në emision

Duhej të ishte personazhi që do duhej të hapte puntatën e “A-Show” në Syri TV, madje edhe e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por në fund anullon gjithçka. Botuesi i njohur dhe ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, i akuzuar një javë më parë nga koleksionisti Gjergji Thimo se, në banesën e tij është fotografuar një ikonë, e cila do duhej të ishte në Prokurori si provë materiale, mesa duket është tërhequr në momentin e fundit nga mundësia për të treguar të vërtetën e kësaj historie.

I kontaktuar para emisionit nga gazetarët, Kokëdhima është justifikuar me faktin se nuk ndodhet në Tiranë, por edhe kur i është kërkuar një lidhje përmes Skype-t, sërish ka gjetur një justifikim tjetër, raporton “syri.net”.

Ikonat në banesën e Kokëdhimës

Çfarë do të deklaronte një javë më parë në “A-Show” koleksionisti Gjergji Thimo:

LEXO EDHE:  Ben Blushi del me propozime për reforme politike

LEXO EDHE:  Detajet/ Top Channel, ofertë të parezistueshme Blendi Fevziut

“Më 8 tetor 2013 nuk u burgosa thjesht unë. U grabitën 1600 ikona me vlerë 63 milionë euro. Këto janë kartela me numra kodesh, me të tëra. Pas daljes nga burgu kam pasur shumë përkrahje nga intelektualë, nga njerëz të artit dhe kulturës. Dhe këto vepra siç doli me vonë nuk i kisha për trafikim, siç thanë. Qëllimi im ishte të ruaja këto pasuri kombëtare. Ku kanë shkuar këto ikona?Shikoni këto foto. Ky është Koço Kokëdhina. Këto ikona që Koço i ka pas shpine në këtë foto janë ikona që janë sekuestruar, dhe që vetëm pas dy muajsh dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhimës. Si mundet që këto ikona që ishin prova materiale të dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhinës?”

LEXO TE PLOTE