
“Shkatërrim që të lë pa fjalë”/ Rama solidarizohet me popullin e Libanit
Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me popullin e Liban...
CNA.al sjell për herë të parë dokumentet eksklzuive pas disa shkrimeve investigative dhe denoncuese në lidhje me një pasuri të blerë ne qendër të qytetit të Korçës, nga vajza e ish-deputetit Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel.
Sipas një kontrate të firmosur në maj të vitit 2015, ku Natalia ishte vetëm 20 vjeç ka blerë një ambient tregtar, e cila në kontratë quhet njësi shërbimi, me sipërfaqë 133.8 metër katëror, përballë Lulishtes ?Themistokli Germenji? në Korçë, me një vlerë qesharake prej 30 mijë euro.
CNA.al e ka denoncuar këtë fakt disa muaj më parë, në një investigim të plotë në lidhje me pasurinë e Ben Blushit, të cilën mund ta lexoni këtu, dhe në atë kohë dhe më vonë, ish-deputeti socialist i kthyer në menaxher mediash nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë çështje, e cila tregon qartë sesi ka fshehur pasurinë Ben Blushi, të paktën shumën e vërtetë të blerjes së pronës apo influencën e ushtruar prej tij për të përfituar si politikan, në atë kohë ka qënë deputet, në emër të vajzës së tij një pasuri që vlen 500 milionë, për gati 40 milionë lekë të vjetra.
Sipas kontratës thuhet qartë se shitësit i japin Natali Blushit 134 metër katëror me vlerë 30 mijë euro.
CNA.al i ka shkuar më tej këtij investigimi.
Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në zonën ku vajza e Ben Blushit ka blerë këtë pasuri, e cila në deklarimin e bërë nga vetë ish-deputeti është paguar prej tij ka një vlerë shumë më të madhe.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e pronës zyrtarisht në shtet është afërsisht katër herë më e lartë.
Ndërsa në treg rezulton të jetë edhe 10 herë më e shtrenjtë si zonë.
Po sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës, Natali Blushi e ka blerë pronën për vetëm 224 euro metër katëror, ndërkohë që në shtet vlera është afërsisht 1 mijë euro.
Ndërsa nga ana tjetër CNA.al ka mundur të sigurojë nga zyra e regjistrimit të pasurive në Korçë dokumente të njësive të shërbimit ngjitur me të njëjtin objekt të shitur me vlerë 2 mijë euro metri katëror.
Natali Blushi e ble me 224 euro metri katëror, kurse komshiu e ble me dy mijë euro metri katëror.
Në fakt çmimi i tregut në atë kohë në qendër të Korçës, në krah të ish-shtëpisë së oficerëve, ka qënë të paktën dy mijë euro çmimi i njësisë tregtare, por vajza e Blushit e ka blerë për vetëm 30 mijë euro.
Në atë kohë të njëjtin objekt ajo ia dha me qera vetes së saj dhe të afërmve me vlerën gati dy milionë lekë në muaj.
Pra, i gjithë investimi për blerjen e kësaj pasurie në 10 apo 15 muaj iu kthye pas vajzës së Ben Blushit.
Pra, blerja e pronës me një vlerë qesharake, me paratë e paguara nga babai dhe më pas paratë e investuara i nxjerr për gati një vit, ose një vit e gjysëm.
Kjo është skema që është përdorur, sipas kontratës që sot CNA.al e sjell për herë të parë, për blerjen e rreth 134 metër katëror sipërfaqe tregtare apo njësi shërbimi në qendër të Korçës.
Gjithashtu CNA.al ka siguruar edhe dokumente të tjera ekskluzive në lidhje me blerjen e një pasurie tjetër, po në funksion të kësaj njësie shërbimi tregtare.
Pra, nuk mund të mjaftohej Ben Blushi për vajzën e tij t?i blinte një dyqan 140 metër katëror në qendër të qytetit të Korçës, por i ka blerë edhe 60 metër garazh. Kontratën e së cilës, CNA.al e disponon të plotë. Kjo sipërfaqe është blerë me një vlerë qesharake për vetëm 500 mijë lekësh. Dhe më pas është futur si pjesë e të njëjtës njësi tregtare.
Pra, garazhet janë kthyer në tualete në shërbim të asaj që sot në Korçë quhet ?Pub Republika?, e cila është në pronësi të vajzës së ish-deputeti socialist Ben Blushi, e blerë gjatë kohës që ky ishte pjesë e parlamentit.
CNA.al ka sjellë me foto objektin por edhe dokumentet e kontratës së shit-blerjes, të cilat ka ardhur koha t?i shikojnë institucionet përgjegjëse.
Një pronë me një vlerë marramendëse, pra një sipërfaqe rreth 200 metër katëror, nga të cilat 140 ambient si njësi shërbimi dhe rreth 60 metër katëror garazhe të cilat i kthen në funksion të kësaj njësie shërbimi, me vlerën e tregut sot ai shkon gati 500 milionë lekë.
Të njëjtën vlerë afërsisht ka pasur edhe në vitin 2015, por të gjitha bashkë janë blerë për vlerën qesharake vetëm 47 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë ekziston edhe një dokument tjetër akuzues, i cili tregon se Ben Blushi, minimalisht ka shmangur deklarimin e vërtetë të vlerës së pronës, duke i vendosur një çmim qesharak, në emër të vazjës.
CNA.al do të sjellë të tjera dokumente të cilat faktojnë vlerën reale të pronës së blerë nga Ben Blushi. Këtë herë me familjarët e tij dhe jo vetëm me njësitë tregtare ngjitur me atë që Ben Blushi e ka blerë për vetëm 224 euro metri katëror, ndërsa komshinjtë e tij e kanë blerë për dy mijë.
Por, për shkëmbimet e bëra nga familjarët e tij që kapin vlera marramendëse me pasuri të paluajtshme në Tiranë./ CNA.al
Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë
Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës
Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit
Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë
Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me popullin e Liban...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndod...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka preferuar që pushimet e kësaj...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se i ka pasu...
Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar lidhur me situatën e kriju...
Presidenti Ilir Meta, ka publikuar raportin e Qendrës për Pl...
Një nga emrat e vjetër në PD, ish-ministri Genc Ruli është r...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri , pak më parë, ka sh...
Familja kryeministrore e shqiptarëve ka publikuar deklaratën...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Në muajin maj të vitit 2019, mediat raportuan lajmin se bizn...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se në ditën e parë të punës së...
Ka një reagim të fortë të disa segmenteve të opozitës, por e...
Përfundon mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Kand...
Dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të O...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jet...
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit d...
Ndërrohet drejtori i Tatimeve në Shkodër.Mësohet se është la...
Pedagogu Mark Marku, i caktuar si një prej anëtarëve të komi...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me f...
Policia Kufitare e Shëngjinit u erdhi në ndihmë 7 push...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Kavajës...
Policia ka bërë të mundur gjetjen e 79-vjeçarit nga Ma...
Shumë prej nesh menduam se do të kemi një verë të qetë...
Profesor Bardhyl Musai ka folur për provimet e Maturës...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në zonën perëndimor...
Njësia e Kombeve të Bashkuara për çështjet e punësimit...
Sipas një raporti të fundit të Komisioni Evropian përg...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 200 gra shta...
Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariu...
Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që nda...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Shqiptarët po konsumojnë më pak që prej nisjes së kriz...
Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik ...
Eksperti i Ekonomisë, Akil Kraja, në një lidhje me “Ra...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, i ka dërguar një shkresë ...