E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Në muajin maj të vitit 2019, mediat raportuan lajmin se biznesmeni italian, Francesco Bechetti ka fituar një gjyq kundër shtetit shqiptar, me një vlerë që shkon të paktën 110 milion euro.
Kryesisht akuza e ndërtuar në media, duket se është kundër kryeministrit Rama, qëndrimit të tij politik dhe kostot e shkaktuara biznesmenit, gjatë mbylljes së televizionit Agon Channel dhe bizneseve të Bechettit në Shqipëri, të cilat ishin aktive dhe pasive si dhe me shumë problematike në disa dekada.
Ndërkohë, dje, SPAK ka njoftuar hetimin pasuror të shtetasit Ylli Ndroqi, i cili është verifikuar me emrin Xhemail Pasmaçiu, i dënuar për trafik droge në Turqi dhe i arresuar për llogari të drejtësisë italiane në vitin 2015.
Por, menjëherë pas këtij njoftimi nga SPAK kanë shpërthyer qëndrimet politike dhe publike. Një nga tezat e hedhura është fakti se po kërkohet të krahasohet me rastin ?Bechetti?, pra me pronarin e Agon Channel, dhe paratë e fituara prej tij, të pretenduara këto pas një vendimi të një gjykate europiane.
Në fakt në mes të dy rasteve nuk ka asnjë shenjë barazie. Rasti Bechetti është diçka tjetër dhe rasti Ndroqi është diçka krejt tjetër, megjithëse Xhemail Pasmaçiu, ish-trafikanti i drogës, po përpiqet ta shesë si sulm politik nga Erion Veliaj, ashtu siç pretendoi dikur Bechetti. Por, të dyja rastet janë të kundërta.
E në qoftë se Bechetti maksimumi mund të quhej një spkulant apo lojtar ligjor, në lidhje me disa çështje apo përplasje me institucione administrative, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, Ylli Ndroqi është diçka tjetër.
Ai është një ish-trafikant droge i dënuar, megjithëse pretendohet se ky mund të fitojë gjyqet po i mbyllën televizionin, apo mund të ketë pasoja pas një veprimi ndoshta ?të nxituar? të prokurorisë.
Është krejt ndryshe të kesh ndryshe dhe krejt tjetër.
Në kohën e Bechettit nuk kishte SPAK, nuk kishte një hetim të plotë dhe nuk u vërtetua kurrë se ai kishte lidhje droge apo kishte qënë trafikant, e të tilla akuza, siç është rasti i Ylli Ndroqit, i vërtetuar nga Interpoli, në të paktën dy raste.
Dhe përtej të shkuarës së tij jo të dyshimtë, por tashmë të verifikuar, mënyra sesi jetonte, pasuria, targat që qarkullonte, shumat e mëdha të shpenzuara kanë ngritur dyshime të arsyeshme se të ardhurat e tij janë të pamjaftueshme nga aktiviteti i biznesit që ka për të bërë një televizion dhe për të mbajtur disa qindra punonjës në punë.
Ndoshta e vetmja e përbashkët mes Bechettit dhe Ylli Ndroqit është përplasja që kanë pasur me Erion Veliajn.
Por, mesa duket Ylli Ndroqi ka tentuar ta gjejë si alibi kryebashkiakun e Tiranës, pasi po të hysh dhe të analizosh në themel për çfarë është akuzuar Veliaj nga stafi i Ora News, është thuajse qesharake. Bëmat dhe gjëmat e vërteta të kryebashkiakut të Tiranës nuk duken në ekranin e pretenduar opozitarë.
Nga ana tjetër nuk mund të krahasohet Bechetti me Ylli Ndroqin. Jo për shkak të faktit se ata u përplasen dhe gjetën rivalë një kryebashkiak apo një kryeministër, por për shkak të faktit se Ylli Ndroqi është një ish-trafikant droge, i dënuar dhe i konfirmuar zyrtarisht dhe ndoshta Bechetti nuk ka pasur asnjë gjë të tillë.
Prandaj nuk ka shenja barazie. Janë krejtësisht të ndryshme, rasti i Bechettit dhe rasti i Ylli Ndroqit.
Nuk ka gjykatë europiane që t?i japë një trafikanti të drejtë, qoftë edhe sikur median që ai ka në pronësi t?ia mbyllin. Sepse ata që i njohin pak rekomandimet që jepen nga institucionet e Bashkimit Europian apo direktivat e hedhura së fundi nga Brukseli dhe Strasburgu, e kuptojnë lehtësisht, sepse midis rrjeshtas qenden qëndrimet shqetësuese të BE-së në lidhje me pastrimin e parave në media, por edhe personat e dyshimtë që kanë aksione. Duke filluar jo vetëm tek televizionet, por edhe tek epoka e re e mediave online.
Institucionet europiane bëjnë hetime në lidhje me median, dhe jo më me një pronar telvizioni me frekuenca të dixhitalizuar në mes të Tiranës.
Prandaj, vështirë se Ylli Ndroqi mund të jetë po aq përfitues se edhe Bechetti, i cili ende vazhdon të jetë një rast hipotetik.
Por, Ylli Ndroqi ka të gjithë të drejtën e tij të ndjekë ligjërisht institucionet dhe hapësirën që i jep demokracia. Nga ana tjetër nuk ka asnjë të drejtë ligjore si një ish-trafikant droge, të mbajë licensa publike dhe të jetë pronar mediash.
Ndryshe Bechetti dhe ndryshe Ndroqi. Ata që vënë shenja barazie bëjnë thjeshtë dhe vetëm propagandë në shërbim të një ish-trafikanti droge./ CNA.al
Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu
Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se në ditën e parë të punës së...
Përfundon mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Kand...
Dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të O...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jet...
Ndërrohet drejtori i Tatimeve në Shkodër.Mësohet se është la...
Pedagogu Mark Marku, i caktuar si një prej anëtarëve të komi...
Partia Demokratike ka nxjerrë ish-kryetaren e Komisionit të ...
Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasuriv...
Analisti Fatos Lubonja, teksa komenton lëvizjet e fundit në ...
Sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të O...
Ish deputeti i PD, Luan Bacci thotë se pylli i Semanit në Fi...
Sot në mesditë, nëpërmjet një njoftimi SPAK theksonte se Gjy...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka ngritur pyetja pse presi...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga ...
Pas Kryesisë, edhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e përh...
Deputeti Myslim Murrizi ka depozituar sot në SPAK një kallëz...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ngritur 5 pyetje për ...
Partia Demokratike ka zbardhur emrat e anëtarëve të Komision...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...