Connect with Us

Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Politikë

Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Publikuar

-

Foto-fakt - Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Ka një reagim të fortë të disa segmenteve të opozitës, por edhe një pjese të qytetarëve në lidhje me qëndrimin e bërë publik dje nga SPAK pas hetimit të pasurisë së një shtetasi të hetuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili rezulton të ishte shtetasi Ylli Ndroqi, apo Xhemail Pasmaçiu.

Qëndrimet kanë qënë publike. I pari që reagoi ishte ish-kryeministri Sali berisha, i cili në fakt ishte mjaft i kujdeshëm. E pranonte dënimin e Ylli Ndroqit, por kërkonte që të kishte më pak forca policie tek ora Neës, si presion siç thoshte Berisha, ndaj gazetarëve.

Më pas ishte Albana Vokshi që foli në emër të PD-së. Edhe ajo kërkoi hetim transparent ndaj Ylli Ndroqit, dhe sërish kishte hallin e gazetarëve.

Kështu me radhë, shumë eksponentë politikë, kryesisht të LSI-së, bashkëpunëtorë të Ilir Metës, por edhe njerëz të PD-së, folën në lidhje me “sulmin” që po i bëhej Ora News.

Në fakt të gjithë e dinë se tjetër janë gazetarët dhe tjetër ish-trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu.

Nuk mundet kurrësesi që të ngatërrohen gazetarët me një ish-trafikant droge.

Ajo që tenton të bëjë politika, siç ka ndodhur edhe dje, është se nuk ka kurajo të dalë dhe ta mbrojë hapur Ylli Ndroqin dhe për të thënë se po, ky është aleati ynë. Është oponent dhe duhet mbrojtur.

Por, duke e ditur se ai është një njeri i arrestuar për trafik droge, përpiqen ta devijojnë vëmendjen tek një sulm i mundshëm ndaj gazetarëve.

LEXO EDHE:  Arta Marku takim me gazetarët: Prisni surpriza në Prokurori...

Në fakt nuk ka asnjë sulm të mundshëm ndaj gazetarëve. Nuk po bëhet asgjë ndaj tyre, por po hetohet pasuria e Ylli Ndroqit.

E në rast se këta gazetarë duan të ushtrojnë profesionin e tyre të lirë, sot ka shumë hapësira mediatike, ku mund të shkruajnë, të akuzojnë dhe të bëjnë gjithçka kundër Erion Veliajt, apo atyre që pretendohet se po sulmojnë Ylli Ndroqin.

Por, opozita, shoqëria civile, edhe vetë shqiptarët, duhet të fillojnë një herë e mirë t’i ndajnë çështjet ashtu siç janë.

Pra, kemi të bëjmë me sulm ndaj gazetarëve? Jo, nuk ka një të tillë, por ka një hetim nga SPAK për një ish-trafikant droge.

Këtu jemi përballë faktit se tjetër janë gazetarët dhe tjetër trafikantët e drogës.

SPAK mund të hetojë edhe  gazetarë kur ata përfshihen në bëma, gjëma e zullume, por në këtë rast nuk ka hetim ndaj gazetarëve, nuk ka as cënim të fjalës së lirë, por po hetohet pasuria e një ish-trafikanti droge, i cili duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet të japë llogari për gjithçka që ka bërë.

Pa folur më tej, sesa i turpshëm është fakti që mediat në Shqipëri kanë pronarë ish-trafikantë droge./ CNA.al

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

SPAK po heton pasurinë e një ish-trafikanti, jo të gazetarëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonën e ulët dhe atë malore. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mengjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -1°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE