Connect with Us

Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Aktualitet

Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Publikuar

-

Dosja e inceneratorëve/ A do të hetojë SPAK edhe bashkëshorten e Ben Blushit?

Në vijim të skandaleve të shumta ku implikohet ish-deputeti i PS, ish-kreu i LIBRA, Ben Blushi, së fundmi CNA.al ka publikuar denoncimin e një biznesmeni pranë ambasadës së SHBA-ve ndaj Ben Blushit.
Ndaj Ben Blushit janë bërë disa letra në ambasadën e SHBA-ve, nga biznesmenë ndërtimi, ata në fushën e farmaceutikës etj.

Gjatë ditëve të fundit, CNA.al publikoi pjesën e parë të letrës së biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij. Janë të gjitha akuzat dhe dyshimet e arsyeshme se vjehrri ka shërbyer vetëm si mbulim, dhe ortaku i vërtetë i pallatit është Ben Blushi.

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë.

Në vitin 2008, bleva një truall në Tiranë me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe z. Blushi më kërkoi që të bëja bashkëpunëtor në këtë trruall vjehrrine tij Z, Abasz Brati. Më la të kuptoja që në rast se unë nuk bija dakord, do të ishte shumë e vështirë që të më miratohej leja e ndërtimit nga Bashkia Tiranë. Z.Blushi më siguroi se Z. Brati do të paguante për pronën në një moment të dytë, por së pari unë duhet të bija dakord që të transferoja gjysmën e truallit në pronësi të Z.Brati”, shkruan biznesmeni Dhima në letrën drejtuar ambasadës.

Më tej në letrën e tij, tregon sesi vjehrri i Ben Blushit një avokat me pasuri simbolike u bë bashkëpronar në një pasuri që vlente miliona euro, me gjoja një borxh 70 mijë usd.

Mekanizmi i përdorur në këtë transaksion ishte ngritja e një padie civile ndaj meje në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë, duke kërkuar pronësinë mbi gjysmën e truallit me pretendimin se unë i kisha një borxh të vjetër Z. Brati. Me vendimin Gjyqësor nr.2742 datë 07.04.2011, Z. Brati bëhet bashkëpunëtor i truallit me sipërfaqe 645 m2 me numër pasurie 1/156 i ndodhur në zonën kadastrale 8270 dhe pas përfundimit të ndërtimit mbi këtë truall, Z. Brati u bë bashkëpronar i disa njësive dhe apartamenteve në objektin e ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “AN.NIK” Sh.p.k. Faktikisht Z.Brati ka përfituar më shumë siperfaqe ndërtimore nga sa parashikonte Kontrata e Sipërmarrjes datë 31.03.2012 e lidhur midis meje, Z.Brati dhe shoqërisë “AN.NIK” Sh.p.k/ Kontaktin e vazhdueshëm në lidhje me këto ambiente e ka mbajtur me mua Znj. Eva Bushi (Brati), bashkëshortja e Z.Ben Blushi (Bashkëlidhur kopje e sms-ve në formë të printuar), shkruan biznesmeni Andon Dhima.

Ndërkohë në pjesën e dytë të letrës, së publikuar nga CNA.al flitet qartë se Ben Blushi po kërkon t’i grabisë pjesë të tjera të pronësisë, Andon Dhimës duke shfrytëzuar gjykatat, megjithëse sipërfaqet e përfituara dhe ndarja sipas ekspertëve flet për kthim të pasurisë dhe jo pjesë të tjera shtesë.

LEXO EDHE:  Hetimi nga SPAK/ Disa pyetje për Ben Blushin

Në letrën drejtuar ambasasës së SDHBA-së Andon Dhima shkruan më tej se “Pas përfundimit të objektit të mësipërm Z. Blushi më kërkon që t’i transferoj 2 apartamente më shumë, të cilat i duheshin (sipas thënieve të tij), për rakordimin e pasurive në kuadër të plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave si deputet në vitin 2013. Në atë kohë Z.Blushi më konfirmoi verbalisht se do të mi rikthente këto pasuri menjëherë pas deklarimit, por ende sot këto 2 apartamente nuk më janë rikthyer”.(Bashkëlidhur kopje e sms-ve në formë të printuar)

Në letrën e tij biznesmeni Dhima sqaron se “Më datë 16.01.2019 Znj. Nazmie Brati, bashkëshortja e të ndjerit Z. Abas Brari dhe njëkohësisht vjehrra e Z. Ben Blushi, më ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë, duke kërkuar më shumë sipërfaqe ndërtimore në objektin e sipërpërmendur, nga ajo çfarë kishin përfituar deri në atë moment. Konkretisht, në këtë process kërkohet një siperfaqe ndërtimore shtesë prej 562.3m2, të ndara në njësi tretare dhe garazhe, vlera e të cilave shkon rreth 650.000 (Gjatëqind e pesëdhejtë mijë euro). Në kuadër të procesit gjyqsor, është marrë dhe njëmase për sigurimin e padisë së znj. Brati, nëpërmjet të cilës gjykata ka bllokuar 10 pasuri të paluajtshme (njësi dhe garzhe) në pronësinë time, deri nëpërfundimin e gjykimit të kësaj çështje. (bashkëlidhur kërkesëpadisa e Znj. Brati dhe Vendimi i Gjykatës nr.5421 datë 17.07.2019)
Kjo çështje aktualisht po gjykohet nga gjyqtarja e Rrethit Gjyqsor Tiranë, Znj. Teuta Hoxha, gjykimi cili do të vijohet nga një trup gjykues i kryesuar nga Znj. Hoxha. në moskthimin e 2 apartamenteve nga Z.Blushi , si dhe me qëllim përfitimin në mënyrë të pajustifikuar të pasurive të tjera . Gjithashtu, nisur nga realiteti në të cilin jetojmë, kam dyshimin e arsyeshëm të mendoj për mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit të Z.Ben Blushi tek gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, në mënyrë që të vendosin në favor të vjehrrës së Z.Blushi”, shkruhet në letrën që biznesmeni Andon Dhima i ka drejtuar Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë./CNA.al

Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ligjvënësit britanikë e cilësojnë Kinën “shtet kriminal”

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësit britanikë e cilësojnë Kinën “shtet kriminal”

Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Konservatore e cila ndodhet në pushtet, akuzojnë Partinë Komuniste Kineze ka shtuar sulmet ndaj të drejtave të njeriut në Kinë dhe se vendet që bashkëveprojnë me regjimin duhet të kuptojnë se po bashkëveprojnë me një “shtet kriminal”.

Nga burgosja e miliona ujgurëve në provincën Xinjiang e deri tek goditja e ashpër e protestave dhe demokracisë në Hong Kong, autorët e raportit thonë se ka një përkeqësim të madh të situatës së të drejtave të njeriut në Kinë gjatë pesë viteve të fundit.

“Në veçanti, problemi i vazhdueshëm i punës në formë skllavërie, zhvillimi i teknologjisë së përgjimit për të krijuar një shtet të mbikëqyrjes, rrëfimet me detyrim në televizon, zbatimi i ligjeve të reja që brenda të ashtuquajturit sistem ligjor mundësojnë ndalime dhe zhdukje arbitrare dhe vazhdimi i përdorimit të torturës dhe marrja me forcë e organeve”, thotë Benedict rogers, autor i raportit.

Në mesin e atyre që ndihmuan hartimin e raportit është Rahima Mahmut, e cila është ujgure nga provinca Xinjiang. Pasi pa masakrimin e dhjetëra protestuesve më 1997, ajo u arratis drejt Britanisë. Tani ajo luan në koncerte për të nderuar kulturën ujgure.

Zonja Mahmut i tha Zërit të Amerikës se populli në Xinjiang jetojnë në terror të vazhdueshëm dhe se ajo nuk ka kontaktuar familjen e saj për katër vite.

“Një trokitje në derë sjell frikë për këdo. Sepse mendoni se kanë ardhur që t’ju marrin. Nuk di si ta përshkruaj çfarë ndjej kur lexoj artikuj që shpjegojnë se çfarë po ndodh: dhunim masiv, sterilizim, shpërbërje e familjeve”, thotë Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

LEXO EDHE:  Blushi i tregon një gjëegjëzë me mace Braçes/ Pres përgjigjen

LEXO EDHE:  Faktet/ Mediat shqiptare me kodin e mafies

Përkundër provave në rritje, Kina përsëri këtë javë mohoi ekzistencën e kampeve të burgimit për ujgurët dhe hodhi poshtë akuzat për sterilizime të detyruara të grave ujgure.

“Se çfarë lloj masash kontraceptive marrin njerëzit varet nga indvidët me dëshirën e tyre. Asnjë organizatë ose individ nuk mund të ndërhyjë. Nuk ka sterilizim të detyrueshëm”, thotë Xu Guixiang nga Departamenti Publik i Partisë Komuniste në Xinjiang.

Raporti i Partisë Konservatore në Britani vjen ndërsa shumë ligjvënës kërkojnë rivendosje të marrëdhënieve me Kinën. Kanë kaluar vetëm pesë vite nga deklarimi i ish-kryeministrit britanik David Cameron se marrëdhëniet me Pekinin janë “epokë e artë. Por që atëherë raportet janë acaruar me shpejtësi.

Pas vendimit të ShBA-së për të ndaluar importin e pambukut dhe domates nga Xinjiang pas shqetësimeve për punëtorë në kushte skllavërie, Sekretari i jashtëm britanik Dominic Raab njoftoi kufizime të reja.

“Duhet të veprojnë që të sigurohemi se bizneset britanike nuk janë pjesë e zinxhirit të furnizimit në portat e kampeve të internimit në Xinjiang”, tha ai.

Zonja Mahmut dëshiron që Sekretari Raab të deklarojë përndjekjen e ujgurëve si gjenocid.

“Ai ka thënë shpesh se gjenocidi duhet të vendoset nga gjykata, jo nga politikanët. Por e dimë shumë qartë se nuk mund të ndjekim rrugën e gjykatës përmes Kombeve të Bashkuara sepse Kina ka fuqinë e vetos”, tha Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

Pekini mohon të ketë kryer abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut dhe u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve perëndimore që të ndalojnë ndërhyrjen në ato që Kina i quan punë të brendshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekte të mëdha në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve pritet të ndihmojnë sektorin turistik. Projektet në infrastrukturë mbështeten nga qeveria shqiptare ,Banka Botërore dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se dy nga investimet më të rëndësishme janë rivlerësimin sheshit të Qendrës Historike mendërtimin e një parkingu nëntokësor dhe ndërtimi i një nyjeje të re rrugore që lidh zonën esipërme historike të qytetit me pjesën urbane.

“Gjirokastra është një qytet turistik ,është një qytet që e duan të huajt, e duan shqiptarët ,është një pasuri mbarëbotërore. Ne kemi filluar me proejktin e ri “Shehsi Cerciit”. Është një shesh që do të rikoncpetohet duke mos prekur elementët urbanë egzistues. Do kthehet në një vend pushimi për gjithë turistët dhe një vend parkimi”.

Në 2019 Qendra Historike kishte mbi 120 mijë turistë duke krijuar probleme për shërbimet ndaj tyre dhe 300 vendet e reja tëparkimit që krijohen thotë zoti Golemi janë një lehtësim i madh. Zoti Golemi thotë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimitdhe Fondi shqiptar i Zhvillimit kanë mbështetur projektin e rivlerësimit të sheshit ndërsa nyja e re rrugore financohet nga qeveria shqiptare.

“Tashmë jemi gati në fillimin e punimeve dhe besoj brenda fundit të vitit të kemi gati sheshin e ri”, tha zoti Golemi

Qeveria shqiptare u tërhoq së fundi nga projekti i mëparshëm i ndërtimit të një nyje të re rrugore në Qendrën Historike të Gjirokastrës, i cili kishte mbetur pezull prej gati pesë vitesh, prej reagimeve të forta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Projekti prekte lagjen më të vjetër të qytetit ndërsa nyja e re rrugore siguronlidhjen e lagjeve të sipërme me rrugën hyrësetë qytetit duke mos cënuar pjesën muzeale që mbrohet nga UNESCO. Bashkia e Gjirokastrës pritet të japë lejen ndërtimore pas shprehejs së mendimit nga Unesco për projektin ndëkrohë që financimi është siguruar nga qeveria shqiptare.

Zoti Golemi thotë më tej se një projekt tjetër i financuar nga Banka Botërore po mbështet fuqizimin e muzeve të Gjirokastrër ku përfshihen itinerare të reja dhe shtëpia muze e shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

LEXO EDHE:  Faktet/ Mediat shqiptare me kodin e mafies

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Si gënjeu Top Channel me llogaritë për inceneratorin

“Një projekt i financua nga Banka Botëroe përmes Fondit shqiptar të Zhvillimit konsiston në restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Etnografik , kthimit të shtëpisë “Kadare” në Muzeu “Isamil Kadare”. Ndërkohë projekti përfshin restaurimin dhe interpretimin e shtegut turistik “Kronikë në Gur”, që ne e njohim si “Sokaku i të marrëve” dhe restaurimi i shtegut “Eduart Lear”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës thotë se prrojektet pritet të ndihmojnë edhe në ekonominë e qytetit dhe në punësimin, të goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit 2020.

Gjirokastra u pranua 15 vite më parë në Listën e Pasurive Botërore dhe vitet e fundit turizmi shihet si një shpresë për ekonominë e qytetit. Restaurimi i Pazarit historik dhe një seri investimesh të sipërmarrjeve private, sidomos në fushën e hotelerisë, prite të mbështeten nga investimet më të fundit, për të forcuar ofertën turistike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Spartak Ngjela përkujton Gjergj Kastriot Skënderbeun/ Jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Spartak Ngjela përkujton Gjergj Kastriot Skënderbeun/ Jep mesazhin e fortë

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh të fortë, teksa ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, në ditën e vdekjes.

Ngjela thotë se sa të jetë kujtimi i Skënderbeut, do të ketë shqiptarë dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së tij.

Më tej, Ngjela thekson se kjo ka për të ndodhur përgjithmonë, pasi kujtimi i heroit kombëtar nuk do të shuhet.

Sot, me nderim të madh, u përkujtua dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ishin dhjetëra mijëra shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, ata që u përfshinë në këtë datë të shenjtë për heroin që iu dha shqiptarëve atdheun e tyre – me heroikën e tij historike.

Sa të jetë kujtimi i Tij, do të ketë shqiptarë; dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së Tij.

Domethënë: përgjithmonë…”, shkruan avokati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE