Connect with Us

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

Politikë

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

Publikuar

-

Nuk është vetëm Ardian Dvorani njeriu që e lidh Ben Blushin me Gjykatën e Lartë. Jo vetëm ajo foto e publikuar disa muaj më parë kur ishte gjyqi i aksioneve të Top Channel, por edhe një person tjetër. Ai quhet Ervin Pupe. Është baxhanaku i Ben Blushit, bashkëshorti i motrës së Eva Blushit, aksionere e Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Nëpërmjet Em Capital Group, ku Eva Blushi është aksionere me 30% të kuotave. Një kompani e themeluar në Bullgari nga Eva Blushi, së bashku me dy aksionerë të tjerë, pronarët të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri.

  Ben Blushi, Eva Blushi

Ervin Pupe dy ditë më parë ka dhënë intervistën për të qënë pjesë e Gjykatës së Lartë. Tashmë Ben Blushi nuk do të ketë një, por dy persona në Gjykatën e Lartë, me shpresën se ai do të jetë fitues.

Por, ashtu sikundër edhe bashkëshortja e Blushit, ai është pjesë e pasurisë 5 milion dollarë. Pasi pallati i ndërtuar tek ish-Stadiumi Dinamo, pas largimit nga jeta të avokatit Brati, trashëgimia ngelet në duart e bashkëshortes dhe fëmijëve, në rast se ai nuk ka bërë ndonjë testament, ku gjithçka t’ia ketë lënë Evës. Ç’ka do të tregonte qartë se skema e 5 milion dollarëve të ndërtimit të pallatit ishte 100% vepër e Blushit, gjë të cilën ai nuk e pranon, por thotë se ka qënë vjehrri dhe të afërmit e tij që e kanë ndërtuar. Në rast se nuk është pasuri që do t’i jepet Eva Blushit dhe Ben Blushit pwrfitues wshtw edhe Ervin Pupe nwpwrmjet bashkwshortes tw tij si trashwgimtare.

              Ervin Pupe 

Nëse i ndjeri nuk ka lënë testament, pjesë e trashëgimisë ngelet edhe Ervin Pupe, baxhanaku i Ben Blushit, nëpërmjet bashkëshortes së tij, ç’ka do të thotë se është edhe ai pjesë e pasurisë 5 milion dollarë. Minimalisht në rast të një ndarje me përpjestim të drejtë të pasurisë, ku Ben Blushi do të kishte thjeshtë dhe vetëm 25% të saj, Pupes i takon një pasuri me vlerw prej gati 1.3 milion dollarë.

Kandidati për anëtar i Gjykatës së Lartë, me një pasuri marramendëse, në qoftë se kjo do të trashëgohet dhe vjehrri i tij nuk e ka lënë në një testament të veçantë gjithçka për dikë tjetër, duke përjashtuar bashkëshorten e tij.

LEXO EDHE:  “Ethet” e Vettingut/ Gjendet një prokuror që jeton në 70 metra katror
        Pallati në Tiranë

Por, çdo skemë ka vetëm një përfundim. Në rast se ajo pasuri nuk do të përpjestohet, i bie që Ben Blushi tërë investimin e tij për lejen e pallatit, dhënë një ndërtuesi duke ushtruar influencën e tij si politikan dhe gjithçka duke e vendosur në emër të vjehrrit të tij do të na tregonte se Beni qe investitori direkt i saj. Pra një hetim nga SPAK do të zbardhte detajet, ose nëse pasuria do të trashëgohej nga tw gjithw pjestarwt e familjes, Beni me gjithë investimin e tij të bërë, do të humbte shumë dhe ajo që do të ngelej do të ishte vetëm një e katërta e pasurisë.

Pra, ngelet për të parë se çfarë do të ndodhë me këtë pasuri, e cila duket se do ta ndjekë nga pas si hije Ben Blushin, si një akuzë për korrupsion. Si një akuzë për fshehje pasurie. Detajet do të vazhdojmë t’i themi në ditët në vijim, por tani pjesë e kësaj pasurie, e cila vlerësohet me shifra marramendëse është me apo pa dëshirën e tij, edhe kandidati për Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe, i cili nga vjehrri i tij pritet të trashëgojë një pasuri marramendëse, e krijuar nëpërmjet bashkëpunimit të tij me një ndërtues në Tiranë. Ky i fundit ka akuzuar Ben Blushin si personin që qëndron pas ndërtimit të këtij pallati dhe vjehrri i tij ka qënë thjeshtë dhe vetëm përfaqësues i tij./ CNA.al

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A mund të çojë çështja e Berishës në përçarjen e PD?/ Ja si përgjigjet ish-lideri demokrat

Publikuar

-

Nga

Çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nëse do e përjashtojë PD, pas ultimatumit të SHBA, është tema e diskutimeve politikë të ditëve të fundit.

I ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh i prerë se kjo është vetëm çështje e tij dhe nuk ka asnjë arsye për të patur përçarje brenda partisë.

Jo në rrafshin personal, por në rrafshin njerzor të mbroj dinjitetin dhe ftoj çdo shqiptarë që ka faktin më të vogël ta paraqes publikisht. Në momentin që del një fakt unë marr çdo përgjegjësi.



LEXO EDHE:  Haradinaj kthehet ne Prishtine pas arrestimit, me linjen e Tiranes

LEXO EDHE:  Haradinaj kthehet ne Prishtine pas arrestimit, me linjen e Tiranes

Unë kam shkuar në gjyq për shpifje, jo për të ndryshuar vendim. Jo, vendimi është i autoriteteve që e kanë marrë.

Kam bindje absolute që janë fallsifikime. Vijnë nga Delina Fico me shoqe, Ben Blush e Carlo Bolino.

Blinken është keqinformuar dhe unë do përpiqem të faktoj”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i qartë: Ikën Basha jo PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të premten do të jetë pjesë e parlamentit të ri, duke sfiduar kështu hapur SHBA. I pyetur nga moderatorja e emisionit “Now”, Erla Mëhilli, nëse PD nën presion do e përjashtonte, Berisha tha se do të bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve.

Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar.



LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë/ Në “sitë” dy trafikantë

LEXO EDHE:  Analiza/Qyteti i Tiranës i hoqi 21 mijë vota PD-së

Unë do bëj çdo gjë për kthimin e PD mbi vlerat që është themeluar .

Ideja se PD është parti e Sali Berishës e do një zbërthim. Ata të cilët mendojnë se unë me akte konkrete dhe qëllime konkrete dhe propozime konkrete kam drejtuar PD, ata mashtrojnë. Kam influnecë të fuqishme në PD. Nuk gjen njeri të thotë që gjeta mbështetje në PD për shkak të mbështetjes së Berishës”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Heshtja e Bashës/ Berisha komenton qëndrimin e kreut të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike dhe kryetarit Luzlim Basha ndaj tij pas shpalljes non grata nga SHBA.

I ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh se PD ka mbajtur qëndrimin e duhur pasi ka kërkuar transparencë, duke theksuar se nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë atë që ka deklaruar DASH.

Unë mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë, ka kërkuar qoftë në deklaratën e parë qoftë në vazhdim ka kërkuar transparencë. Që PD të konsolidojë dhe të marrë një qëmdrim ndaj Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte dokumenta, prova, jashtë tyre PD nuk mund të mbajë qëndrim tjetër. Nëse do të ketë prova kundër, PD do bënte një gabim historik nëse nuk merret një vendim për përjahstimin e Sali Berishës nga partia“, shprehet Berisha.

LEXO EDHE:  “Ethet” e Vettingut/ Gjendet një prokuror që jeton në 70 metra katror

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas 22 vjeçaren



Përsa i përket atyre që kanë kërkuar që PD të distancohet nga Berisha, ish kryeministri iu përgjigjet:

Secili është i lirë të falsë çfarë të dojë. Sali Berisha është në këtë kuvend, dhe në çdo kuvend ka qenë dhe është deputet i PD. Ata të cilët nuk dinin abc e grupeve parlamentare janë të lirë të shprehen si të duan“./ CNA.al

LEXO TE PLOTE