Connect with Us

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Denoncim

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Publikuar

-

Sot në mesditë CNA.al raportoi skandalin e radhës në lidhje me pasurinë e Ben Blushit (lexo këtu), ish gazetarit të kthyer në sheik, në një miliarder por jo vetëm për vete po edhe për familjarët e tij (lexo këtu).

Vjehrri i tij, A. Brati një jurist i zakonshëm dhe avokat “rrëmben” një truall të një ndërtuesi dhe më pas atje zhvillohet një pronë ku jepet një leje ndërtimi e cila mban firmën e Edi Ramës. Ishte koha kur Rama dhe Blushi e “dashuronin” shumë njëri tjetërin. Atëherë Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, Ben Blushi ishte në krah dhe mbështetësi i tij dhe Rama, ja firmosi lejen.

CNA.al zbuloi sot sipërfaqet dhe vlerat e tyre në treg, dhe përtej çdo akuze që na vjen me shpresën se do ndalemi, ne do të vazhdojmë të publikojmë fakte dhe prova të reja për të treguar si qëndron e vërteta.

Nuk ka komplekson asgjë, as ato që thotë Ben Blushi i cili po çmendet, duke iu vërsulur kujt i del përpara, vetëm sepse ne po themi të vërtetën. Dhe për këtë përdor mediat e Vjollca Hoxhës.

Së pari, ne kemi deklaruar pasurinë e Ben Blushit, fitimet e tij dhe të të afërmve të tij për një arsye shumë të thjeshtë.

Ai është një politikan i cili doli në treg dhe na tha se do ishte ndryshe nga të tjerët, por sapo shkoi drejtor i Top Channel u akuzua për gjobëvënie nga një biznesmen farmaceutik, por përtej kësaj:

Pse pasuria e Ben Blushit?

Sepse ai na tha që “Libra” ishte ndryshe, ishte njeri i ndershëm por, koha tregoi se ishte një miliarder dhe kishte vënë një pasuri të frikshme gjatë kohës që kishte qenë në politikë.

Pse Ben Blushi?

Sepse Ben Blushi është nga ata intrigantë dhe individë që çfarë s’ kanë bërë për të mbijetuar në media, në politikë dhe tani së fundmi jo vetëm gazetar, por edhe menaxher ku bashkëshortja e tij Eva Blushi, notere del ortake me pronarët e kompanisë së inceneratorëve, ndërkohë që Top Channel, bën kronika pro tyre. Kjo ortakëri në Bullgari ka bërë blerjen e Lori Caffe në Shqipëri, sërish del Ben Blushi.

Pronat vetëm shtohen

Një jurist si vjehrri i tij do ta kishte të pamundur gjithë jetën apo sikur të kishte dy apo tre jetë që të bënte një pasuri të tillë. Por çfarë ndodhi? Ai hyri bashkëpronar trualli, a thua se kishte vlerë fatura e tij si avokat dhjetëra mijëra euro.
Në fakt dihet sa vlen një gjyq dhe një shërbim pronësie e të tjera si këto në Tiranë. Por, Beni nuk mundi të ecë dot vetë, tani shtron një pyetje: Pse ne nuk denoncojmë se Aleksandër Frangajn si të përfshirë në këtë ndërtim.

Ne do i përgjigjemi atij dhe kutdo edhe pse stha asgjë për pasuritë e tij dhe të afrërmve. 

Ne do të publikonim nesër se kush ajo firma e ndërtimit, çfarë ka ndodhur me atë ndërtim dhe cili është gjyqi i radhës që ka vjehrri i ndjerë i Ben Blushit, përfaqësusit e tij, me ndërtuesit.
Çfarë ka ndodhur me këmbimet e pasurisë, cili ka qenë sherri i Ben Blushit me kompaninë që ndërtoi pallatet apo edhe kompaninë që kishte në pronësi truallin, apo si administrohen sot dyqanet e tij dhe bashkëshortja e tij shkon e mbledh para?

Por Blushi e tha vetë sot, gjithsesi nesër kemi të tjera. Ka aq shumë sa gjithmonë do jemi disa hapa para Blushit.

Këto të gjitha do t’i themi ditë pas dite dhe nuk do të ndalemi edhe pse Blushi kërkon të na kompleksojë, kërkon të na akuzojë, por ashtu siç e kemi thënë, të gjithë pronarëve të medias përfshi edhe Aleksandër Frangajn, Irfan Hysenbelliun, Ylli Ndroqin, Vjolla Hoxhën apo edhe Çim Pekën po të dojë Ben Blushi, edhe ata të Top Channel, po ka merak ai apo ata të Klanit, këdo tjetër. Do ti zbardhim të vërtetat dhe pikë kushdo qofshi, megjithse shqiptarët i njohin mirë kush janë.

Ne do t’i themi të vërtetat deri në fund, askush nuk na komplekson!

Sa për Aleksandër Frangaj në rastin e këtij skandali, meqënëse Blushit i ka përvëluar por, do t’i përvëlojë edhe më keq në të ardhmën, nuk është as politikan i paguar nga taksat e shqiptarëve dhe as ish ministër, i deputet apo kryetar partie, por është biznesmen. Ndërsa Ben Blushi për të paktën 15 vjet është paguar nga taksat e shqiptarëve si deputet, si ministër, si prefekt, kjo është e vërteta dhe duke shfrytëzuar postin e tij ai ka përfituar. Frangaj po ka përgjegjësi ligjore të mbajë kostot e tij. Ndërsa Beni duhet të gjejë avokatë të mirë ose të konsultohet me Alfred Pezën se keq do i ketë punët. Por avash avash.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Blushi/Çfarë na pret nëse opozita nuk hyn në zgjedhje

Ne nuk mund të themi se 5 miliardët janë të Ben Blushit megjithëse kemi dyshimet tona. Por pa Benin vjehrri sdo i kishte dot kurrë. Megjithse skemën e ka gjetur të veçantë.

Ne kemi thënë pasurinë e vjehrrit të tij, një juristi të zakonshëm që është miliarder me atë pallat ndërtuar në ajkën e Tiranës. Ai fiton pasurinë e pastaj ja le vajzës, ose fëmijëve. Dokumente të tjera do sjellim në vijim.

Këtë të vërtetë Benit, ndoshta nuk pëlqen që tja dinë të tjerët, por do të jetë SPAK që duhet tja hetojë edhe nëse nuk do ja hapë hetimin ashtu siç e detyron ligji, do të jemi ne që do ta detyrojmë SPAK me fakte dhe prova konkrete që të kontrollojë pasurinë e sheikut, arab Ben Blushi, i cili gëzon miliarda në emër të tij por dhe të familjarëve të tij.

Do ketë dhe kallzime të tjera surprizë në SPAK. Do jetë provë Blushi për këtë institucion.

E siç e shkruam dhe raportuam në shkrimin e mëngjesit, gjyqtarë dhe prokurorë po ikin nga detyra për shtëpi 50 metër katror apo për 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa Ben Blushi është një miliarder që të afërmit e tij dhe ai vetë gëzojnë pasuri dhe prona të çmendura të fituara në mënyra shumë të dyshimta për të cilat duhet të ketë hetim.

Asgjë nuk ka për ta shpëtuar Ben Blushin, as Vjollca Hoxha e asnjëri tjetër që kërkon të përdorë përfshi dhe ushtarët e tij gjobaxhinj, pa harruar çdo njeri tjetër që i vjen vërdallë atij apo gjobave të tij.

Ben Blushi duhet të mos harrojë një detaj, edhe koronavirusi t’i bjerë në Shqipëri dhe të kërkojë mëshirë se është i sëmurë dhe duhet të shëptojë, do ta ketë të pamundur t’i shmanget përballjes me drejtësinë, përballjes me të vërtetën, përballjes me faktet.

Tashmë, publiku e di shumë mirë që Ben Blushi është një miliarder me pasuri të çmendur që kërkon të provokojë me lajthitjet e tij pasi nuk duron dot që dikush t’i flasë.

Megallomania e tij nuk ndalet, ashtu siç nuk u ndal kundër Edi Ramës, që i kishte dhënë lejen e ndërtimit për pallatin e vjehrrit, që kërkonte ta bënte minis

tër, që iu shtoi pasuritë duke sulmuar, duke thënë se po i digjej barku për të varfërit dhe për mjerimin e Shqipërisë, ndërkohë që thjesht dhe vetëm pasurohej pafund.

Sot si drejtor i Top Channel, duke përdorur disa media të saj çfarë nuk bën, kë nuk sulmon, kë nuk shantazhon, kë nuk kërkon ta kompleksojë apo ta trembë.

Por, duhet të mendojë dhe të kujtojë një gjë, vitin 2001 kur ka qenë në Korçë, atëherë kur ikte me

e vrap dhe futej si mi në lokalet e qytetit nga trimëria e madhe e tij.

Ben Blushi nuk komplekson dot askënd, as nuk tremb dot askënd.

Ai është thjesht një çifte e vjetër e ndryshkur e stilit mjeran të gazetarisë së shkuar që tashmë nuk e vlerëson dhe nuk e ka frikën më askush.

Të gjithë e njohin çiften e Topit i cili thjesht është bërë për tu mëshiruar, gjithësesi miqtë i ka humbur, armiq vazhdon të bëjë pafundësisht, rrugën e ka të mbarë dhe ne nga pas të thënë çdo të vërtetë deri ditën e fundit e zbardhej nga drejtësia të dosjes së tij. Që nuk fillon sot, as dje, jo vetëm në Korçë e Tiranë. Nesër të tjera detaje do vijnë./CNA.al

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

 

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE

Publikuar

-

Nga

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit 2019.

Sipas raportit, të publikuar nga radioja amerikane VOA: numri i aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës pësoi rënie krahasuar me një vit më parë. Për shtetasit irakianë, që kryesojnë listën e dhjetë vendeve me kërkesat më të shumta për azil, gjatë vitit 2019 u vu re një rënie prej 19 përqind të kërkesave.

Ndërsa aplikimet nga shtetasit turq u rritën me 10 përqind. Shqipëria rënditet pas Irakut, Pakistanit, Turqisë, Iranit dhe Nigerisë për nga numri i kërkesave për azil. Raporti citon se shtetasit e Sirisë të përfshirë nga lufta ishin përfituesit më të mëdhenj të marrjes së azilit në BE, rreth 85 përqind e aplikantëve.

LEXO EDHE:  “Xhafaj të japë dorëheqje”/ Mero Baze i përgjigjet CNA.al

LEXO EDHE:  VIDEO/Blushi ka mesazh për Berishën, Ramën dhe Metën

Ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian, numri i përfituesve nga aplikimet ishte me rreth 1% për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe 6% për qytetarët e Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Makina e policisë përplaset keq në “Rrugën e Kombit”, ngjarja mbahet e fshehtë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar një aksident të ndodhur rreth mesnatës së kaluar afër Repsit, në Rrugën e Kombit.

Sipas tij, dy makina kishin pësuar një përplasje të rëndë me përmasa të mëdha, por pasagjerët e mjeteve të tjera nuk ishin lejuar të zbrisnin. Qytetari thotë se një nga automjetet e përfshira në aksident ishte “Mercedes” i Policisë së Shtetit.

“Ne nuk u lejuam te zbrisnim, por kur na lejuan të kalojmë pashë që makina tjetër që kishte bërë aksidentin ishte makinë e Policisë së Shtetit nga ato të rejat, Mercedes edhe ajo shumë e dëmtuar.

Forca të shumta policie kishin ardhur në vendgjarje, gjithashtu edhe një ambulancë vinte me urgjencë nga Tirana për Rrëshen sepse e takuam në Rubik.

LEXO EDHE:  VIDEO/Blushi ka mesazh për Berishën, Ramën dhe Metën

LEXO EDHE:  Blushi i përgjigjet Berishës/ Vështirë të bëhesh xheloz, kur dashurohen dy pleq!

Unë s’do të kisha shkruajtur fare për këtë rast, por kërkova në internet dhe ky lajm nuk është dhënë deri tani nga asnjë media që domethënë është mbajtur i fshehtë”, thuhet në mesazh.

Berisha ka publikuar edhe një video të aksidentit, teksa ngre akuzat e mbajtjes së lajmit të fshehtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop” denoncon skandalin me përmbaruesin/ “I kam marrë 200 milionë lekë atij, 100 t’i jap ty nëse…”

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” është ndalur këtë të mërkurë në Peshkopi, pasi familja Kapxhiu ka rreth 5 vjet që nuk po zgjidh dot një problem, që i ka lindur me Përmbarimin Shtetëror, konkretisht me drejtuesin Edmond Shehu.

Ky i fundit po ekzekuton një vendim të montuar të formës së prerë për Lavdosh Kapxhiun, të cilit i kërkohet prishja e 55m2 pronësi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka asnjë pronë apo pasuri në emër të tij.

Denoncuesi: Po ku do e gjesh shtëpinë, që do e prishësh?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Atje ku të jetë… ku të thotë eksperti. Sipas gen-planit ka dhënë prishet ky vend dhe aty do prishet.

Mariglen Kapxhiu, djali i Lavdoshit, sqaron se përmbaruesi, policia dhe bashkia në Peshkopi janë bërë bashkë, për të prishur shtëpinë e gjyshit të tij Zeqir Kapxhiut, sepse gjyqi është zhvilluar në emrin e babait të tij, por me numrin e pasurisë së gjyshit të tij.

Një person ka paditur babain tim Lavdosh Kapxhiun dhe gjykata ka marrë vendimin që të prishet shtëpia e Lavdosh Kapxhiut. Nuk e di pas çfarë faktesh është vendosur që kjo shtëpi është e Lavdosh Kapxhiut. Nuk e kuptoj.

Kjo ka sjellë shumë pasoja të rënda. Si pasoja ekonomike, si pasoja stresi, si pasoja që policia vjen, këtu ndërtohet një ballkon, lyhet, policia merr babain e çon në polici dhe i thotë që po bën ndërtim pa leje. Po merren masa ndaj babit tim, edhe gjoba po i vendosen kur shtëpia është në emër të Zeqir Kapxhiut. Ia kam dorëzuar të gjithëve që nuk është Lavdoshi pronar dhe më thonë që kemi vendim gjykate dhe do ta ekzekutojmë”, thotë ai.

“Unë këtu jetoj të paktën 50 e ca vjet-60. Vetëm unë me gruan jetoj këtu. Çdo gjë ua kam thënë, por nuk më pyeste kush mua s më quanin të vjetër”, tregon Zeqir Kapxhiu.

Strumbullar është bërë një vendim gjykate nga Edvan Velçani, i lënë në fuqi nga Apeli.

Denoncuesi: Përshëndetje! Unë jam një qytetar. Desha vetëm të komunikoj pak me gjyqtarin…! Po me kryetarin. Jo nuk kam gjyq, por desha të komunikoj diçka, sepse ka kohë, që të kërkoj dhe s’po të gjej, sepse nuk më lejojnë të të takoj, prandaj.

Gjyqtari Edvan Velçani: Çfarë problemi ke? Kemi gjyq?

Denoncuesi: Jo! Është bërë një gjyq dhe gjyqtari Edvan Velçani ka marrë një vendim, që babait tim t’i prishet 55 m2, ku babai im nuk ka as shtëpi, asgjë me vërtetim…

Gjyqtari Edvan Velçani: Kush është babai juaj?

Denoncuesi: Lavdosh Kapxhiu!

Gjyqtari Edvan Velçani: Po dhe çfarë do ti tani…?

Denoncuesi: Atëherë, unë po të them këtë vendim, që është marrë Lavdoshi, certifikata është në emër të gjyshit…!

Gjyqtari Edvan Velçani: Po mirë, çfarë kërkon tani?

Denoncuesi: Kërkoj, që në çfarë baze është marrë ky vendim!

Gjyqtari Edvan Velçani: Bëj ankim, o zotëri! Vendimet e gjykatës ke të drejtë të bësh ankim! Dil jashtë! Ec!

Eksperti Flamur Bulku tregon, sesi i janë diktuar pyetjet nga gjyqtari dhe si e ka bërë akt-ekspertimin, duke marrë parasysh vetëm palën, që hapi gjyqin.

Ai pranon, se gjithçka ka qenë gabim dhe se është i gatshëm të dëshmojë, se ky akt-ekspertimi ka qenë fiktiv.

Denoncuesi: O Flamur, të të pyes Geni për diçka! Ti ke bërë një akt-ekspertimi?…

Eksperti Flamur Bulku: Po!

Denoncuesi: Gjykata, në bazë të këtij vendimi, është marrë mo Flamur! Si është bërë ai akt?

Eksperti Flamur Bulku: Në bazë të asaj AMTP-së, që ka pas marr ai. (Paditësi Dëfrimi)

Denoncuesi: Po pse nuk e morët një letër atje te zyra e regjistrimit, që Lavdosh Kapxhiu nuk ka asnjë lloj prone, sepse toka është e Zeqir Kapxhiut?

Eksperti Flamur Bulku: Mirë mo burrë, tani kjo punë ka mbaru…

Denoncuesi: Po mirë mo, po është në emër të Zeqirit. Ti e ke bërë në emër të Lavdoshit, më vjen çudi…!

Eksperti Flamur Bulku: Po ashtu kanë qenë pyetjet e gjykatës, or ti tashi…

Denoncuesi: Pse e ke bërë akt-ekspertimin në emër të Lavdoshit? Pse nuk shkove tek zyra dhe t’i thoje në emër të Lavdoshit, nuk ka pronë more zoti gjyqtar! Nuk ka pronë, sepse tek kjo këtu, lexon truall plus… a do të të tregoj diçka tjetër, që të bindesh? Afrohu një çikë të lutem! Urdhëro! Çfarë është kjo letër…? Lavdosh Kapxhiu nuk ka të regjistruar asnjë pasuri të paluajtshme, thotë.

Eksperti Flamur Bulku: Po ka qenë kërkesë-padia në emrin e Lavdoshit, or ti…

Denoncuesi: Po kërkesë-padia mund të jetë në emrin e Lavdoshit. Tani ti shko vërtetoje, që s’ka pronë Lavdoshi. Gjyqi, ke për të ardhur të dëshmuar, se çfarë ke bërë, sepse ke qenë vetëm me Dëfrimin, (Paditësi) kur ke mat tokën. A është kështu?

LEXO EDHE:  Çadra e të pasurve dhe çadra e të mjerëve

LEXO EDHE:  Çadra e të pasurve dhe çadra e të mjerëve

Eksperti Flamur Bulku: Unë di, që këtu, ngaqë s’ka ardhur Lavdoshi, edhe mua e kemi fol edhe me Edmondin (Përmbaruesi). Mua nuk më pëlqen ai vendim, oj ti edhe ia kam dhënë me firmë Lavdoshit. E mban mend?

Denoncuesi: Ky vendim nuk të pëlqen?

Eksperti Flamur Bulku: Po ja kam thënë edhe Lavdoshit. Çfarë faze jeni tani? Hidhi, hidhi në gjyq! Unë i thashë edhe për padinë atëherë, i thashë ta paguajmë ne, unë dhe Edmond Shehu (Përmbaruesi).

Denoncuesi: Tani unë do shkoj të bëj masën e sigurisë, ti do shkosh të paraqitesh në gjykatë! Ta kam shkruar emrin në gjykatë?

Eksperti Flamur Bulku: Po, pasi…

Drejtuesi i Përmbarimit Shtetëror në Peshkopi, Edmond Shehu, pranon, që ka marrë para dhe do t’i japë një pjesë personit të dëmtuar.

Denoncuesi: Të t’i tregoj edhe njëherë këto letrat, si do ja bëjmë…?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Çfarë të bëj unë, mor aman…?

Denoncuesi: Po mirë mo, ti a je në dijeni, sepse nuk je t’u prish një biçikletë, ose një avlli. Kjo është shtëpi, or Mond!

Përmbaruesi Edmond Shehu: A e bëtë kundërshtimin në gjykatë?

Denoncuesi: Po prit mo, kundërshtimin në gjykatë, po… kjo certifikatë është e Zeqir Kapxhiut. Ku do e gjesh mor Mond, atë shtëpi, që do e prishësh?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Do marr ekspertin, do e gjejë eksperti…

Denoncuesi: Po mirë…,po si kjo është shtëpi e Zeqirit? Lavdoshi s’ka shtëpi. Ta vërtetoj more me letra, që s’ka shtëpi. Kam dhe vërtetimin e Hipotekës, të gjitha. Po si, ku do e prishësh?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Po ku e di unë mo? Gjykata e mori këtë vendim.

Denoncuesi: Po ku do e gjesh këtë shtëpi, që do e prishësh?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Aty ku do të jetë! Sipas këtij gen-plani do të thotë, të prishet ky vend, aty do të prishet…

Denoncuesi: Po ku mo? Zeqiri thotë, që është e imja, po si…?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Po le të thotë, mo Zeqiri, ka pasur kohën e mjaftueshme, për të bërë…

Denoncuesi: Po pse mo të shkojë Zeqiri në gjykatë, kur nuk e ka thirr asnjëri, mor Mond? Shihe një minutë! Kjo certifikatë thotë: Zeqir Kapxhiu dhe është me hartë grafike, me të gjitha…

Përmbaruesi Edmond Shehu: Ju keni bërë kundërshtimin e veprimeve përmbarimore.

Denoncuesi: Një minutë! Unë po të pyes, për këtë. Ti ke një vendim për Lavdoshin. Ku do ta ketë, që do ta prishësh?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Kam një akt-ekspertimi në vendimin gjyqësor…

Denoncuesi: Or Mond! A keni marrë lekë, a si është kjo punë? S’e marr vesh! A keni marrë lekë?

Përmbaruesi Edmond Shehu: 200 milionë lekë kam marrë.

Denoncuesi: Po kjo është shtëpi me hipotekë. Do ta paguash këtë!

Përmbaruesi Edmond Shehu: Le ta paguaj! Do ta paguaj!

Denoncuesi: Si do ta paguash?

Përmbaruesi Edmond Shehu: I kam marrë 200 atij, do të jap 100 ty.

Denoncuesi: I ke marrë 200 milionë atij? Do të më japësh 100 mu?

Përmbaruesi Edmond Shehu: Po n.q.s, m’i lenë ngarkim mu, do t’i jap 100 ty.

Denoncuesi: Ok!

Gjatë investigimit të këtij rasti, “Stop” ka kapur një grup inspektorësh nga Inspektorati shtetëror ku si subjekt ishte kryetari i Përmbarimit Shtetëror, Edmond Shehu. Në mënyrë verbale atij iu komunikua që ka bërë një procedurë të jashtëligjshme.

Denoncuesi: Është një ekzekutim, që thotë:…padia është në emrin e babait tim, që nuk ka asnjë lloj prone me vërtetim nga Hipoteka. Certifikata e pronësisë është në emër të gjyshit tim dhe këta duan, të prishin shtëpinë me një vendim, që është në emrin e babait tim, Lavdosh Kapxhiu.

Inspektorja Përmbarimi Shtetëror: Nëse nuk ka pronë në emrin e babait tënd, atëherë s’ka si e prishin shtëpinë!

Denoncuesi: Ky është vendimi i gjykatës në emër të Lavdosh Kapxhiut, që është marrë për prishje dhe kjo është certifikata e pronësisë së shtëpisë, që është në emrin e gjyshit tim edhe këto duan ta prishin. Ku do ta gjesh këtë mo, kur s’është mor Mond, kjo …? Po nuk ka Lavdoshi asnjë lloj prone, mo! Ta jap me letra, me certifikatë pronësie. Është në emrin e gjyshit tim.

Inspektorja Përmbarimi Shtetëror: N.q.s nuk figuron asnjë lloj prone, do të rrish i qetë! Nuk ka, se çfarë të …,n.q.s se ASHK-ja thotë, që nuk ka pronësi, atëherë përmbaruesi nuk ka se çfarë të veri sekuestro! Të jesh i sigurt për këtë! Bëhet vendim i paekzekutuar. Unë nuk e di, se çfarë ka bërë Mondi. Përpara se Mondi të vijë të bëjë këtë ekzekutim, do marrë informacion nga ASHK-ja. Kjo pronë është, apo jo eee…(Lavdoshit)./TVklan

LEXO TE PLOTE