"STOP" publikon mesazhet e mësuesit me nxënësen/ "Nuk të kam menduar asnjë çast si ku***"
Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike...
“Britmat dhe lotët e vajzës së Hajdie Tosunit, pasi mori vesh se babai i saj i ka vrarë nënën në dyqanin e tyre në mes të Durrësit shokuan sot mbarë opinionin publik në Shqipëri.
Vaji i asaj vajzë është një këmbanë alarmi sa i përket fenomenit të krimit në familje, ndërkohë vetëm 15 orë përpara kësaj vrasjeje, në Kodër Rreshen të Mirditës, vendin ku kanuni vlen më shumë se jeta u rregjistrua një tjetër krim makabër.
Nëna e tre fëmijëve, Esmeralda Filopati, u ekzekutua barabarisht në derën e shtëpisë së prindërve nga ish burri i saj, Fatmir Koleci, ndërkohë plumbat nuk i kursyen jetën as vëllait të Esmeraldës, Vladionit, i cili po shoqëronte të motrën.
Vrasja e Esmeralda Filopatit dhe vëllait të saj është një krim i paralajmëruar dhe urdhëri i mbrojtjes nuk i shpëtoi jetën nënës së tre fëmijëve.
Fatmir Koleci edhe përse i dënuar për dhunë në familjë, levizste lirshëm më armë, madje guxoi të shkonte deri në fshatin e ish gruas ku dhe kreu vrasjen.
Ndonësë Rrësheni nuk ka as 15 mijë banorë dhe autori mund të arrestohej brënda orës ai është i lirë ende, ndoshta duke kërkuar prenë e radhës.
Esmeralada Filopatin dhe Hajdie Tosunin nuk i vranë burrat e tyre por i vrau shteti, i vrau policia, i vranë gjykatat, i vramë ne si shoqëri që krimin në familje nuk ditëm ta ndëshkonim kurrë.
Sot depuetetët e Parlamentit të Shqipërisë do duhej të ishin në Kodër Rreshen së bashku me Ministren e Drejtësisë në krye dhe më të gjitha aleancat për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Ato duhej të shihnin nga afër se si u pre në mes jeta e një nëne të tre fëmijeve pasi shteti dhe shoqëria që ato përfaqsojnë ka humbur busullën e orientimit.
Asnjë prej tyre nuk dënjoi të shkonte as për ngushëllime por u mjaftuan tek- tuk më ndonjë status në rrjetet sociale.
Janë këto përfaqësuese të popullit që kur ndonjë kolege e tyre fyhet në parlament, pasi mbarojnë punë në parukeri zënë radhët e banaqeve ne ekranet e televizioneve për të reaguar, ndërsa për këto krime që po shokojnë vendin zgjedhin heshtjen.
Ato e dinë se urdhërat e gjykatave janë fiktive, se policia në rrethe ka shkuar drejt degradimit total dhe parandalimi i krimit është një nocion i huaj.
Janë me dhjetra milionë euro të taksapaguesëve shqiptar që shkojnë tek këto përfaqësuese te popullit për çështjet e dhunës dhe krimit në familje.
Cili është rezultati i punës tyre ? ZERO e madhe edhe pse pretendohet se përfaqësimi i tyre në pushtetin qendor dhe lokal është 50%.
Çdo vit rritet bilanci i zi i vrasjes se grave nga bashkëshortët e tyre në Shipëri dhe milionat e parave të taksapaguesëve avullojnë, e për këtë akush nuk kërkon llogari.
Në fund të fundit nuk mund ti kërkojmë llogari nivelit ?Kërporatës? që kemi çuar me duart tona në kuvend.
Shoqatat për Mbrotjen e të Drejtave te Grave gjithashtu përfitojnë miliona euro si nga qeveria shqiptare si nga donacionet ndërkombëtare për të luftuar ketë fenomen.
Projektet fiktive mbërrijnë cdo muaj në zyrat e BE dhe ambasadat e huaja në Tiranë, ndërkohë puna në terren është inegzistente, por në letra e kopsitur.
Babëzi dhe vjedhje e pashembullt në emër të gruas shqiptare e dënjë për seriale latine.
E gjithë veprimtaria në terren e këtyre shoqatave konsiston në mbajtjen e disa konferencave idiote në hotelet dhe motelet e Tiranës ku të ftuarit me pagesë janë familjarë të drejtueseve të këtyre shoqatave.
Pas konferencës punonjëset e këtyre shoqatave harbohen klubeve të Tiranës, ndërsa gratë e thjeshta shqiptare që duhet të informohen për dhunën në familje dhe se ku duhet te drejtohen për ta denoncuar vijojnë jetën e përditshme me shpresën se nuk do jenë viktima e radhës e krimit në familje.
Raportet për dhunën në familje dhe vrasjen e grave në Shqipëri përmbajnë shifra të frikshme, por ne si shoqëri ende nuk jemi gati ta përballojmë me dinjitet betejën për të mbrojur nënat, gratë dhe motrat tona nga dhuna dhe krimi”, shkruhet në deklaratën e Konfederatës së sindikatave të Shqipërisë./CNA.al
Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike...
Një polic dixhital ka hedhur akuza të forta për trafikun e d...
Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike...
Ju kujtohet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit,...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, s...
Lajmi se tonelata me mbetje toksike kanë kapërcyer doganat i...
Ben Blushi, miliarderi i medias, dhe oligarku politikan me p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbardhur sot përfundimet e a...
Avokati Altin Goxhaj ishte i pranishëm sot në Gjykatën Admin...
“Fiks Fare” denoncoi veprimet e një avokati në Peshkopi, i c...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e avok...
Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që impl...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon rrogat e ulëta të ush...
Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem pron...
Banorët nxirren në rrugë , banesat legalizohen si objekte të...
Të tjera dëshmi për abuzimet e mësuesit-Zhigolo të shkollës ...
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi me zë dhe figurë një tjetër ra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...