Connect with Us

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

Politikë

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

Publikuar

-

Në 20 vitet e fundit një personazh mjaft i njohur në media dhe në politikë. Një gazetar me një penë jo të keqe, por mesa duket nuk mjafton vetëm të shkruash mirë.

Përtej kësaj qëndron dikush tjetër, ndoshta një personazh që e gjen diku në një libër, ndoshta një shkrim i shkruar ashpër, një sulm, një akuzë apo një gjobë diku.

Ben Blushi do të ishte figura qesharake e “Robin Hood”, gati si personazhi që vjedh të pasurit, për t’ua dhënë të varfërve.

Ben Blushi kështu tentoi të luante në politikë me këtë formë, megjithëse dështoi edhe pse miliarder.

Në 20 vitet e fundit ai është paguar nga taksat e shqiptarëve, është paguar si zv.ministër, si ministër, deputet, prefekt e detyra të tjera shtetërore.

Për disa vite gazetar, më pas një kohë të gjatë në politikë dhe në dy vitet e fundit si menaxher.

Por, pasuria e tij vlerësohet të jetë miliona dollarë. E deklaruar në disa dhjetëra mijë dollarë menjëherë sapo ka filluar ligji për të bërë vetëdeklarimin. Më pas përfitime nga shitje librash, por edhe prona me çmime të dyshimta, pasi janë të blera 10 herë më lirë sesa çmimi i tregut.

Ben Blushi është “Robin Hoodi” qesharak i medias shqiptare. Është personazhi që pasurohej gjatë kohës së Rilindjes së Edi Ramës. Mbushte xhepat e tij, e nga ana tjetër në media fliste a thua se po shpëton shqiptarët e varfër dhe ishte ky “çlirimtari” i tyre. Në fakt kishte vënë maskën e një politikani karagjoz, që tjetër thoshte, e tjetër ishte.

Nuk ka asnjë dyshim tashmë. Deklarimi i pasurisë së tij i tregon të gjitha. Ndërkohë që vetë pasurohej me qindra milionë lekë, betohej sesi do t’i shpëtonte shqiptarët nga varfëria.

Ben Blushi ka edhe të tjera bëma dhe gjëma, të cilat ne do të vazhdojmë t’i themi, me një investigim të plotë të të gjitha pasurive, jo vetëm të tij, por dhe të rrethit të afërt familjar.

Sot në momentin kur po bëhet një vetting për drejtësinë dhe gjyqtarë e prokurorë po ikin për pesë milionë lekë të vjetra, Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milionë, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas.

Ka edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij, nga prona që administrohen nga bashkëshortja e tij notere me katër biznese, e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  "Drejtori tre muajsh"/ Enton Duro, jeton me paratë e emigracionit

Së fundi Ben Blushi po luan me variantin “KÇK” në krye të Top Channel, duke rrëmbyer “shpatën” dhe “prerë kokat” e shumicës së stafit që ka pasur ky televizion. Pa kursyer teknikë, drejtorë, regjisorë, që nga ata themeluesit e deri tek të rinjtë.

Gjithësesi vepra e Ben Blushit tregon shumë. Tregon se ai është “Robin Hoodi” më qesharak i medias shqiptare. Është e njëjta kastë e politikës së korruptuar të Shqipërisë. Është e njëjta fytyrë e medias së shitur dhe të blerë në pazaret e tregut çam.

Është Ben Blushi i akuzuar se me vajtjen e tij në Top Channel e ktheu atë televizion, nga një institucion ikonë të shqiptarëve, në një media të akuzuar se kishte vënë gjobë, por edhe një media e keqpërdorur për interesa gjyqesh e krejtësisht klienteliste të aksioneres së saj.

Por, ky “Robin Hood”, tashmë duket se përtej qesharakut do të jetë edhe përgjegjës ligjërisht, sepse faktet dhe provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithsesi nga nesër dhe në vijim ne do të sjellim faktet dhe të vërtetën e një pallati të ndërtuar në Tiranë, në emër të të afërmve të Ben Blushit.

Sot sollëm argumentet sesi i paguar në 20 vite në shtet, Ben Blushi u bë një miliarder. Shkrimet i gjeni më poshtë, por ky “Robin Hood” qesharak i medias shqiptare, tani pritet që të ketë llogari me drejtësinë.

E në rast se tani ka filluar të ketë sy dhe veshë në Shqipëri, personazhi nga të parët që SPAK dhe institucionet e saj mund të na tregojnë vullnetin e drejtësisë, është Ben Blushi./ CNA.al

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Publikuar

-

Nga

CNA.al prej disa ditësh ka sjellë për lexuesit e saj një dosje të plotë investigative ne lidhje me një skemë qeveri-oligarkë-media.

Skema fillon tek qeveria, koncesioni i inceneratorëve, për të shkuar tek një kompani e regjistruar në Bullgari, e cila vjen në Tiranë dhe ble 51% të aksioneve të Valtelina kafe, e njohur me emrin tregtar Lori Kafe, e cila “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Më pas shkon tek propaganda pro qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës nga ky televizion, i cili drejtohet nga Ben Blushi, ish-politikani dhe gazetari, me një pasuri marramendëse. Një oligark mediatik.

CNA.al zbuloi një pasuri rreth 500 milion lekë, por që është deklaruar vetëm 30 mijë euro.

                              Prona në Korçë

Ndërsa sot, CNA.al paralajmëron publikimin e fakteve të reja në lidhje me rreth 4 milion dollarë pasuri të të afërmve të Ben Blushit, të cilat janë pjesë e një skeme ku duket se ka pasur makinacione dhe akte formale për të bërë pronarë familjarët e Ben Blushit me ndërtues dhe pasuri të palujtshme në Tiranë dhe Korçë.

LEXO EDHE:  “Drejtori tre muajsh”/ Enton Duro, jeton me paratë e emigracionit

LEXO EDHE:  U akuzua për prostitucion dhe trafik droge/ Zbulohet kryebashkiaku socialist më i varfër

CNA.al nesër do të sjellë me fakte konkrete, se si një pasuri prej 4 milion dollarësh në qendër të Tiranës ka pasur ortakërinë e një ndërtuesi direkt me të afërm të Ben Blushit, ku avokati nëpërmjet një gjyqi formal, kthehet në bashkëortak të një prone me vlerë miliona dollarë, dhe përfiton dyqane dhe apartamente me sipërfaqe të konsiderueshme. Kur ka përfituar këto prona familjarët e Blushit ende nuk kishin filluar të punonin për Vjollca Hoxhën, por Beni ishte një mësues anglishteje që shkëlqente në politikë.

CNA.al ka siguruar të dhënat zyrtare nga Zyra Kombëtare e Regjistrimit të Pasurive, dhe do të publikojë nesër të gjitha detajet./ CNA.al

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjonaj sfidon Metën/ Presidenca i përgjigjet me sekonda: Ti qofsh moj çupë!

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për padinë që është ngritur ndaj saj nga presidenti Ilir Meta.

Gjonaj deklaron se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij dhe u shpreh e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht, ndërsa presidentit publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

LEXO EDHE:  “Drejtori tre muajsh”/ Enton Duro, jeton me paratë e emigracionit

LEXO EDHE:  Patundshmëri dhe apartamente nga Tirana në Vlorë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e skandalit Bujar Leskaj

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të Metës Tedi Blushit.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan ai në rrjetet sociale, si për t’i thënë ministres që pranon “sfidën” publike./ CNA.al

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e presidentit Meta në SPAK.

Gjonaj thotë se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij duke u shprehur e sigurt se është e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe presidentit vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Më tej Gjonaj thotë se mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi.

“Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE