Connect with Us

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Politikë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Publikuar

-

Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plotë në lidhje me një transaksion shit-blerjesh në Shqipëri, të një kompanie në pronësi të pronarëve të Top Channel, Valtelina sh.p.k. e cila ka shitur 51% të kuotave tek një kompani blullgare, e quajtur EM Capital Group AD, një shumë prej rreth 2.2 milion dollarë.

Me dokumenta ekskluzive, CNA.al (kliko këtu), tregoi se kompania bullgare kishte për pronarë tre persona, Klodian Zoton, Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi, dhe Mirel (Klodian) Mërtirin.

Kjo kompani e krijuar në Bullgari është rasti që tregon qartë sesi drejtori i një televizioni, i quajtur Ben Blushi, një ish-politikan, lidhet direkt me pronarët e një kompanie të shumë akuzuar në Shqipëri, por edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha e cila ka shitur aksionet tek kjo firmë.

Një konçesion, i cili është quajtur një aferë korruptive e qeverisë, kjo jo vetëm nga opozita, por edhe nga mediat. Raportimet e gazetarëve flasin për të paktën 47 milionë euro të paguara nga qeveria për kompaninë e inceneratroreve, ITS. Kjo kompani në Shqipëri është një subjekt, e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit perdor dhe emrin Klodian.

Skandali i Top Channel

Top Channel në gati dy vite, menjëherë sapo ka shkuar Ben Blushi drejtor ka marrë “shpatën” në mbrojtje të inceneratorëve dhe gjoja në emër të kauzave sociale dhe në mbrojtje të qytetarëve, ka përgatitur dhjetëra kronika në Porto Romano të Durrësit, të cilat në fakt kanë pasur një tjetër qëllim. Pra jo për qytetarët por për firmën që më pas do blinte jo pak por 2.2 milionë dollarë aksione nga pronarja e Top Channel në një tjetër kompani të saj.

Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina, një nga kompanitë lider në tregun e kafesë, e cila është edhe mbajtësja e emrit tregtar dhe Brandit Lori Kafe. E cila ka pasur për pronar të ndjerin Dritan Hoxha dhe më pas trashëgimtarët e tij.

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së shitjes të siguruar nga CNA.al (kliko këtu) del se kompania bullgare me tre pronarë, dy ata të inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit, kanë blerë Lori Kafenë dhe në dokumentat e QKR-së, kontrata e shitjes paraqet të gjitha të dhënat për palën shitëse e cila është Vjollca Hoxha, Lorena Hoxha, Redia Hoxha dhe Sara Hoxha, në emër të të cilëve ka firmosur Vjollca Hoxha.

Ndërsa për kompaninë EM Capital Grup AD ka firmosur drejtori David Ujait.

Gjithçka është bërë në prani edhe të noteres Majlinda Demollari.

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon paktin për “Zgjedhoren”/ Rama duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar

Pra, pronarët e inceneratorëve krijojnë një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina SHPK, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Skema është e qartë. Nga kompania e inceneratorëve, nga Shqipëria shkohet në Bullgari. Në Bullgari kemi një kompani ku futet dhe gruaja e Ben Blushit, ky i fundit drejtor i Top Channel. Më pas gruaja e Ben Blushit, bashkë me dy pronarët e inceneratorëve, të koncesionit të aq akuzuar nga opozita dhe mediat, blejnë kompaninë që ka të njëjtët pronarë me Top Channel. Simbolin e Top Channel. Simbolin e kafesë, Lori Kafe.

Kjo është një skemë e qartë të cilën më sipër ua treguam me dokumenta dhe më poshtë po sjellim një foto, ku kemi ndërtuar në radhë personazhet e përfshira në të gjithë këtë histori. E cila duket se mban erë shumë të keqe.

Është rasti më flagrant, ku pronarët e një kompanie të shumë akuzuar, e cila merr para nga qeveria, dhe është quajtur një korrupsion i qeverisë, shkojnë dhe paguajnë pronarët e Top Channel. Jo direkt në televizion, por nëpërmjet një kompanie të dytë, që ata kanë në pronësi. Dhe është rasti kur Vjollca Hoxha, edhe pse ka firmosur shitjen e 51% të askioneve tek EM Capital Group AD, ka qëndruar vetë administratore e Valtelina shpk. Pra, kompanisë që ka Lori Kafe.

Megjithëse ka shitur shumicën e aksioneve, pra aksionet kontrolluese, Zonja Hoxha ka qëndruar vetë administratore.

Ky është një rast ku qartazi shteti shqiptar jep një koncesion inceneratorësh disa qindra milion euro. Më pas këta pronarë shkojnë dhe hapin një kompani me gruan e drejtorit të një televizioni dhe më pas gruaja e drejtorit të televizionit megjithë pronarët e inceneratorëve, nga Bullgaria vjen në Shqipëri, dhe blen një kompani e cila është në pronësi të të njëjtëve pronarë, që kanë Top Channel, ku është drejtor Ben Blushi.

Televizioni kombëtar Top Channel e ka “shpërblyer” gjithçka me propagandë ndaj qerverisë dhe bashkisë Tiranë. Një televizion, i cili në dy vite nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka mbrojtur koncesionin e inceneratorëve, aq shumë i akuzuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga opozita.

Iso edhe ndaj qeverisë që ka dhënë konçesionin, iso ndaj bashkisë Tiranë, që ka marrëdhënien zyrtare me firmën për inceneratorin dhe landfillin e Sharrës./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria vështirë se rrëzohet me revolucion”/ Gjekmarkaj i tregon opozitës hapin e radhës

Publikuar

-

Nga

“Qeveri teknike tre muaj para zgjedhjeve dhe ndryshimi i drejtorit të Policisë”. Këto janë masat që duhen marrë sipas analistit Agron Gjekmarkaj për të garantuar votën e lirë.

Gjekmarkaj deklaron se një proces tjetër me në krye Edi Ramën, do të na fusë në një krizë tjetër.

Analisti pretendon se sistemi politik në Shqipëri është i gjymtuar, institucionet janë të njëanshme dhe mazhoranca duke përfituar nga opozita e bashkuar dhe e ndihmuar nga opozita parlamentare kalon çdo ligj në interes të saj në Kuvend. Më tej, ai thekson se ka ardhur koha për zgjedhjet të parakohshme.

“Mendoj që diçka po lëviz tek opozita. Lideri i opozitës nuk është shfaqur në mediat kryesore të vendit. Duket që ai ka dalë nga zyra. Po shkon aty ku ka plagë sociale. Po rekuperon një raport social të drejtpërdrejtë. Po punon për imazhin e tij personal. Vëmendjen e ka marrë Reforma Zgjedhore. Nuk po flitet shumë për temat e tjera programore. Pika e kthesës do të vijë kur opozita t’i prodhojë lajmet dhe jo mazhoranca. Tani jemi në pikën kur aparati propogandues i mazhorancës prodhon lajme. Kur opozita të tërheqë pas mazhorancën me lajmet, propozimet dhe lëvizjet e saj atëhere atëhere do të jetë pikë kthese”, u shpreh ai në studion e News 24.

LEXO EDHE:  “S’ka paqe me Ramën”/ Paralajmëron Paloka: Do ketë përballje në janar

LEXO EDHE:  Partia Demokratike reagon për sjelljen e Ramës ndaj gazetares Erisa Zykaj

Gjekmarkaj, pretendon se është shumë e vështirë që kryeministri Rama të rrëzohet me revolucion.

“Shumë e vështirë që qeveria të rrëzohet me revolucion. Me një aksion paqësor mund të detyrohet qeveria që të dorëhiqet. Opozita nuk i mbajti pranverën e kaluar njerëzit për t’i ushtruar presion qeverisë. Mund t’ia dilte me disa sforco më shumë por pati edhe ndërhyrje nga ndërkombëtarët”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndoka paralajmëron Ramën/ “Po nuk ndaloi, do përballet me egërsinë e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka deklaron se nuk mund të futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, pasi pretendon se ky i fundit është objekt i SPAK-ut, sa i takon krimit zgjedhor.

Sipas tij, Rama po shkon drejt një aventure të rrezikshme dhe për këtë deklaron se nuk mund ta pranojë as opozita dhe as faktori ndërkombëtar.

“Përveç papërgjegjshmërisë si politikan, përpiqet që përmes pazareve politike ta kalojë lumin. Kësaj radhe është në kufijtë pamundësisë për faktin se ka një problematike shumë të madhe përpara, ka Bundestagun, ka ndërkombëtarët, ka opozitën që do ta ndryshojë stilin e të bërit politikë duke u fokusuar tek vendimmarrja e kësaj mazhorance”, u shpreh ai në studion e Ora News.

Kryetari i Demokristianëve paralajmëroi se nëse Rama do të shkojë drejt aventurës politike, qytetarët dhe opozita do ta ndalojnë.

LEXO EDHE:  A duhet të dorëhiqet qeveria Rama?/ Surprizues rezultati i sondazhit

LEXO EDHE:  Pse u prish me Ramën? Kokëdhima në Opinion: Ai mbetet miku im, nuk e zhgënjej sa të jem gjallë!

“Ne po shkojmë drejt një rrokullisje politike, ekonomike dhe morale. Një kryeministër që operon edhe pa Gjykata Kushtetuese nuk ka sens që të lejohet në aventurën e tij. Të gjithë po presin  vendimmarrjen e opozitës për të organizuar protestat dhe kjo është një detyrë e jona e patjetërsueshme dhe në kushtet e emergjencës. Unë shpresoj që kryeministri mos përballej për herë të dytë me egërsinë e protestave, me egërsinë e vendimmarrjes së opozitës. Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin institucional për ta zgjidhur krizën. E kemi toleruar vetë mazhorancën”, theksoi Ndoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takon vajzën e familjes Tola te Trauma/ Zbulon gjendjen shëndetësore të 16-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta zhvilloi pak minuta më parë një takim në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet vajza 16-vjeçare, e cila i mbijetoi tragjedisë në Ostren të Madh të Bulqizës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta bëri me dije se 16-vjeçarja  Merita Tola ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i Shtetit theksoi se në këto momente ai do të jetë në krah të miturës, që humbi nënën, motrën dhe vëllain.

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jemi gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.

LEXO EDHE:  Kryemadhi takim me LRI/ Puna jonë do të jetë në kontakt me njerëzit

LEXO EDHE:  A duhet të dorëhiqet qeveria Rama?/ Surprizues rezultati i sondazhit

Kujtojmë se paraditen e sotme në Ostren të Bulqizës, u gjet e pajetë Rajmonda Tola së bashku me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, të cilët dyshohet janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE