Ligji për përgjimin e qytetarëve nga policia/ PD: Minon rrugën europiane
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Afera e inceneratorëve po zbulon dalëngadalë një aleancë, jo aq fluide, se sa interesash, ndërmjet Klodian Zotos dhe drejtuesve të një prej televizioneve më të rëndësishëm në vend, Top Channel.
Pak ditë më parë, kur ?Boldnews.al? njoftoi se SPAK kishte nisur hetime për tenderin dyshimtë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, Top Channel transmetoi një kronikë, ku flitej me superlativa se sa e rëndësishme është tjetërsimin i zonës së mbetjeve urbane të Durrësit në një Eko-Park.
Kjo kronikë, e cila argumentonte interesin e lartë publik në mbylljen e Porto-Romanos, në fakt duket se synonte amortizimin e goditjes që mori bashkimi i operatorëve ?De Mare? srl dhe ?Viktoria Invest International?, fitues të tenderit 15 milionë euro, nga lajmi që SPAK nisi hetimin për këtë prokurim publik.
Një investigim i mëparshëm i ?Boldnews.al? provoi lidhjet ndërmjet kompanisë ?De Mare? dhe ?Integrated Energy? të Klodian Zotos.
Ndërkohë, të dhëna të publikuara së fundmi në CNA.al, kanë identifikuar lidhje biznesi ndërmjet Klodian Zotos dhe Eva Blushit, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të televizionit Top Channel.
Pak nga pak nis të qartësohet arsyeja se përse Top Channel, nën mbulesën e interesit publik, prej kohësh ka mbështetur aferën e inceneratorëve, insistimin për mbylljen e Porto Romanos dhe depozitimin e mbetjeve urbane në Durrësit në landfillin e Sharrës në Tiranë, nën administrimin e kompanisë koncensionare të Klodian Zotos.
?Sensibiliteti? i Top Channel për mbeturinat
Televizioni kryesor në Shqipëri, Top Channel, ka treguar një interes të veçantë për ndotjen nga mbeturinat në Durrës, ndërkohë që nuk e sheh aspak alarmante situatën në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.
Një emision i plotë televiziv në Shkurt 2019, si edhe kronika periodike për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar janë transmetuar në vijimësi nga televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.
Në pamje të parë, kronikat duken të përgatitura për të sensibiluzuar institucionet shtetërore në Bashkinë e Durrësit që të marrin e nevojshme për përballimin e emergjencës së plehrave. Por, ky intensitet kronikash kritike për Durrësin vjen paralelisht me ngritjen e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve në Tiranë.
?Sensibilizimi? që Top Channel i bën opinionit publik dhe institucioneve shtetërore lidhur me ?emergjencën e plehrave? të Durrësit shkon në interesin e kompanisë koncensionare. Në bazë të këtyre kronikave, ?Integrated Energy BV SPV? e Klodian Zotos mund ta paraqesë veten si ?shpëtimtare? të situatës së Durrësit, natyrisht, duke shtuar në mënyrë galopante të ardhurat e saj.
?Fijet? që lidhin Top Channel me Zoton
Në media, është raportuar së fundmi për një kompani, e regjistruar në Bullgari, ?EM Capital Group?. Kompania drejtohet nga Klodian Zoto i inceneratorëve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel.
Pjesë e kompanisë së regjistruar në Bullgari është edhe Mirel Mërtiri, alias Klodian Mërtiri, një shtetas shqiptar, rezident në Maltë.
Emri i Klodian (Mirel) Mërtirit nuk është i panjohur. Ai, së bashku me Klodian Zoton, njihen si bashkëpunëtorë të hershëm të ministrit aktual të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kur të tre bashkë drejtonin kompaninë ?Hermes?.
Pas këtyre të dhënave, ?puzzle-i? fillon të bëhet më i plotë, duke ?dekonspiruar? edhe rolin e Top Channel, i vendosur në pozitë luftarake ndaj kujtdo që synon të tregojë të vërtetën e aferës së inceneratorëve.
Përtej fasadës së mbrojtjes së interesit publik, të dhënat dëshmojnë se Top Channel dhe drejtuesit e tij duket se kanë marrë rolin e mbrojtësit publik të aferës së plehrave, mesa duket, për të mbrojtur interesat e tyre financiare, që lidhen me Klodian Zoton dhe koncensionet e tij qindra-milionë euroshe./Boldnews
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Analisti Fatos Lubonja deklaron se Operacioni Forca e Ligjit...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar sot të rinjtë e K...
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso zbuloi rolin...
Deputeti Ralf Gjoni ka folur ditën e sotme për angazhimin e ...
Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistru...
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesa...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Ram...
Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqje...
Para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish kreyministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të publi...
Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pritur sot në takim del...
Partia Demokratike ka publikuar propozimet e saj në tryezën ...
A e ndoqet Kryeministrin Rama dje kur fliste nga foltorja e ...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo thotë ...
Një grup aktivistësh e qytetarësh i kanë kërkuar Komisionit ...
Pas miratimit nga Kuvendi të ligjit që anashkalon Presidenti...
Reagon sërish, Enriketa Gjuzi, 63-vjeçarja e cila një ditë m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...