Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
A e ndoqet Kryeministrin Rama dje kur fliste nga foltorja e Kuvendit dhe jashtë rendit të ditës?
Në vend që të fliste për nismen që po shqyrtohej si shef i grupit që e kishte propozuar, foli një orë për paketën e quajtur nga ai vetë anti-KÇK.
Termi anti-KÇK nuk ekziston në asnjë prej paragrafëve të asnjë ligji.
Akronimi i shpikur nga Rama nuk gjen shpjegim në asnjë prej ligjeve të prezantuara nga qeveria si pjesë e paketës anti-KÇK.
Ndaj natyrshëm lind pyetja me kë flet Rama kur citon akronimin KÇK? Ndryshe nga sa shtjellon si demagogji, akronimi nuk mund të ketë lidhje me segmentin e zyrtarëve të drejtësisë të përjashtuar ndërkohë nga sistemi. Rama na e risqaroi këtë dje kur tha se anti-KÇK do ketë punë me gjyqtarët e mbetur që do guxojnë të marrin vendime të ndryshme nga pritshmëria e qeverisë.
Akronimi nuk ka lidhje me zyrtarë shtetërorë, as në qeverinë qendrore as në pushtetin lokal. Ata janë të gjithë nëpunësa të Ramës ndaj askush nuk mund të mendojë që Ramës ju dashka një paketë e tërë, qoftë edhe antikushtetuese, për t?i bërë zap.
Anti-KÇK ka lidhje vetëm me bandat dhe ata që po lexohen nga çupa me syze të errta. Ky është lajmi!
Lajmi është që Ramës për momentin i duhet një tekst që mban votat e Kuvendit për të kërcënuar të fortët.
Ajo paketë është dëshmia e dështimit dhe gjunjëzimit të shtetit në raport me të fortët. Është akt i firmosur nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti.
Rama na e saqoi dje nga foltorja e Kuvendit.
Rama i paralajmëroi ata nga ajo foltore që mos guxojnë të kërkojnë më dhe të bëjnë presion për tendera tek pushteti lokal.
Kjo është ajo që u tha atyre! Kurse në të tjerëve që kemi veshë e dëgjojmë e mend që të kuptojmë komunikimin e kryeministrit me bandat, na sqaroi që së pari bandat po i kërcënokan të emëruarit e Ramës në pushtet lokal dhe së dyti që Rama nuk po i ndaloka dot me mjete ligjore sepse ata qenkan më të fortë se pushteti, sa kohe nuk ka asnjë denoncim për raste kërcënimesh.
Këtë kuptuam dje!
Ajo që kemi kuptuar me kohë është që ligjet e paketës së emërtuar nga Rama si anti-KÇK nuk mund të kenë as jetë të gjatë as efekt ligjor sa kohë janë shkruar pa asnjë konsiderim mbi Kushtetutë dhe të drejta Kushtetuese, duke zbardhur nëe tekst hallin e Ramës dhe jo hallin e Shqipërisë.
Si të tilla ne besojmë se as grupi parlamentar, as militantët socialist dhe aq më pak enturazhi rreth Ramës, nuk beson ato që thotë Rama.
Rama dje tha praktikisht që do sekuestrohen ato pasuri që deklarohen nga të fortët, por që nuk justifikohen dot (!!!) dhe se pas kësaj ata nuk do lejohen me të mund të pastrojnë pasuritë e tjera që nuk i kanë deklaruar.
Praktikisht i kërcënoi se nuk do u japi me tendera e leje ndërtimi të tjera. A e dëgjuat Kryeministrin dje kur si kapobandë u fliste bandave të tjera duke ju mburrur se vërtetë ata kishin pasurinë, por ky kishte OFL-në!?
Por pse duhet tu bëjë thirrje, t?u flasë apo t?i kërcënojë nga foltorja e Kuvendit? A ka atë çupen që lexon emrat?
A po ua nis nga foltorja e ministrisë së brendshme njoftimet?
Pse i duhet shpjegimi i njoftimeve të asaj ?upës me syze Ramës?
Për t?u sqaruar që pas asaj çupës me syze qëndron Rama?
Apo po ju bën thirrje që t?i vënë gishtin kokës, të qetësohen se nuk ka nevojë që të vërsulen të gjithë që të kapin ça të kapin se “ka për të gjithë” (thotë Tan Lamja)!
Por sidomos ta njohin si shefin e madh dhe të mbyllin me paqe dhe me marrëveshje të fortësh gjithë këtë betejë, ku njëra palë kërcënon me armë e tjetra me OFL.
Nëse në fillim kuptuam që ligjet e urgjencës ishin shoë për shqiptarët dhe dje kuptuam që bandat paskan filluar të kërcënojnë edhe zyrtarët e lartë të Ramës, sot po kuptojmë që Rama kur kërcënon me luftë në fakt po bën thirrje për marrëveshje.
Aq më shumë që ajo lufta që u shpalli duket nuk po tremb asnjë nga ata që po i dalin përditë nga burgjet.
Dhe meqë në këtë rast ju desh të gjente një fajtor, sajoi që drama që po përjeton vendi nga gjendja pa gjykata dhe pa prokurori, paska qënë gjë që ai Rama e dinte dhe e priste.
Ne kuptuam vetëm që ua paska mbajtur të fshehtë shqiptarëve. Ne do vazhdojmë të degjojmë me vemendje Kryeministrin që nesër e perditë të kuptojmë se çfarë të fshehtash të tjera po mban Rama në xhep./ CNA.al
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo thotë ...
Një grup aktivistësh e qytetarësh i kanë kërkuar Komisionit ...
Pas miratimit nga Kuvendi të ligjit që anashkalon Presidenti...
Reagon sërish, Enriketa Gjuzi, 63-vjeçarja e cila një ditë m...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme d...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot në kryeministri k...
Pak ditë më parë, Agjencia BIRN-Albania është akuzuar për ma...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka hedhur akuz...
Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata...
Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Parti...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimi...
Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytet...
“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dor...
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëm...
Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në em...
Gjatë ditës së sotme u bë betimi i prokurorëve të rinj që u ...
Gazetari Artur Zheji e ka cilësuar si batutë kafeneje paketë...
Presidenti Ilir Meta, teksa foli për situatën poltike në ven...
Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar për ndalimin ng...
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nuk “i ndahet” ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...