web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse nuk merret OFL me Gjirin e Lalzit dhe Surrelin?/ Rama përgjigjet sot për të gjitha pikëpyetjet  

13 Shkurt 2020, 10:36, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme do të jetë i pranishëm në emisonin ?Opinion?, ku do t?iu japë përgjigje të gjitha pyetjeve mbi OFL-në dhe se përse aksioni i sekuestrimit të pasurive nuk nis nga Surreli, Gjiri i Lalëzit apo nga Parlamenti.

?Kush do të dijë cilët kap Ligji Special i pasurive kriminale; ku ndryshon thelbësisht pasuria e tyre nga pasuria e njerëzve të zakonshëm apo sipërmarrësve të vegjël a të mëdhenj, që kanë fshehur të ardhura nga puna e tyre gjatë tre dekadave të fundit; pse Operacioni Forca e Ligjit u shërben këtyre të fundit dhe mbi të gjitha Shqipërisë që duam; pse OFL nuk merret me ?Surrelin?, ?Gjirin e Lalëzit? apo ?Parlamentin?; pse ky operacion nuk nisi më parë gjatë 6 viteve e gjysëm të mandatit tonë qeverisës e me radhë, përgjigjet e mia për të gjitha kundërshtitë e shfaqura ndaj këtij përshkallëzimi ekstrem të LUFTËS SË SHTETIT ME KRIMIN, le të më ndjekë sonte këtu, në ekranin e ERTV apo në ekranin e TvKlanit, në 21.00, përballë Fevziut dhe panelit të analistëve të tij?, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.





Lajmet e fundit nga