"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur një protestë në datën 2 mars. Një protestë pro Kushtetutës, kundër grushtit të shtetit, që sipas tij bëhet nga qeveria, dhe pas shumë e shumë denoncimesh që ai ka bërë, fton qytetarët të dalin në protestë.
Diku Ilir Meta ka të drejtë, Rilindja luan. Por, diku ka edhe përgjegjësi, jo vetëm se është presidenti i Republikës, por sepse që kjo mazhorancë ka siguruar numrat kushtetues, është përgjegjës sa Ilir Meta, po ashtu edhe Lulzim Basha.
Por, përtej debatit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj ka disa arsye se pse duhet të protestojmë në datën dy mars.
Së pari, duhet të protestojmë kundër Ilir Metës, i cili ka 30 vjet rrogëtar në shtet dhe është një miliarder. Së bashku me bashkëshorten e tij ka bërë një parti private, është kapur me bllok në dorë. Ka qënë kryeministër i akuzuar për korrupsion. Më pas u bë shkatërrimtari i socialistëve, shkoi aletati i Berishës. Fluturoi në krah të Ramës për të sjellë Rilindjen në pushtet dhe ka përgjegjësi për ardhjen e Edi Ramës, apo këtë grusht kushtetues, apo grush shteti, siç e quan ai.
Së pari, në 2 mars duhet protestuar për Ilir Metën. Atë të vërtetin dhe jo atë fasadën me petkun e e presidentit të Republikës.
Së dyti, duhet protestuar për mediat e Ilir Metës, për palaçot e paguar prej tij, me emra konkretë, të thënë shpesh në shumë media. Pronarë apo gazetarë.
Ata që po na e ngrenë presidentin si një mbrojtës të shtetit, kur në fakt Ilir Meta është ?vrasësi? i tij.
Është njeriu përgjegjës për 21 janari, së bashku me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Asnjëri prej tyre nuk mori asnjë kosto.Përkundrazi, Rama me Metën ?u përqafuan? në vitin 2013, ndërsa Lulzim Basha menjëherë pas këtyre ngjarjeve, u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Duhet të protestojmë për të gjetur fajtorët dhe përgjegjësit e floririt në Kërrabë. Për të gjetur paratë që Mona të shkollojë fëmijët e saj, pasi ajo deklaroi se nuk kishte lek për shkollimin e fëmijëve, megjithëse të tre i ka në Londër, dhe shkollimi i tyre vlen ndoshta qindra e mijëra euro.
Patjetër që shqiptarët duhet të dalin në protestë në datën 2 mars. Duhet të dalin në 2 mars, ta rrethojnë Ilir Metën dhe ta hedhin brenda Kryeministrisë. Mundësisht të hedhin edhe Lulzim Bashën dhe të tre bashkë t?i shporrin një herë e mirë nga skena nga politike.
Të mos gjejnë vrimë ku të futen, Rama, Meta e Basha, bashkë. Kjo do të ishte një arsye më shumë për të protestuar në 2 mars. Edhe për ato pseudo-organizata civile që i vijnë vërdallë Ilir Metës, edhe për ata pseudo-gazetarë, politikanë e gjobaxhinj, të çfarëdolloji qofshin, që po i mbajnë ison sot Ilir Metës dhe po na e shesin këtë të fundit si ?shpëtimtar? të demokracisë. Si ?shpëtimtar? të kapitalizmit. Kur ka ardhur me çorape të grisura nga Skrapari dhe sot është një miliarder, në mes të Tiranës dhe president i Republikës.
Ka shijuar dhe prekur çdo lloj pushteti, e në 2 mars thërret protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Por, së bashku me Kushtetutën në datën 2 mars, shqiptarët duhet të mbrojnë dinjitetin e tyre. Duhet të shkojnë të protestojnë kundër sistemit korruptiv të 30 viteve, tranzicion që ka lodhur pafundësisht shqiptarët, duke i shpërndarë ata si zogjtë e korbit.
Shqiptarët në 2 mars kanë një arsye shumë thelbësore për të protestuar. Duhet të nxjerrin për leckash nga zyra Edi Ramën, zyrë të cilën ia dha Ilir Meta në vitin 2013, dhe ia rikonfirmoi dhe ia risiguroi Lulzim Basha në vitin 2017.
Ka një arsye madhore për të protestuar në 2 mars. Për një opozitë qesharake, të drejtuar nga një sharlatan publik si Lulzim Basha. Një pazarxhi i fëlliqur i korrupsionit qeveritar.
Në 2 mars mund të protestohet për koncesionet e qeverisë. Ato korruptivet të denoncuara shpesh në media, që kanë kapur pronarët dhe aksionerët e tyre, për të cilat analistët dhe publicistët tanë heshtin. Nuk thonë asnjë fjalë.
Prandaj, është koha që në 2 mars të kemi një protestë të vërtetë. Jo vetëm për arsyen që e ka thirrur Ilir Meta, por për ta hedhur në kosh, së bashku me Ilir Metën, Edi Ramën që ai e solli në pushtet dhe Lulzim Bashës, që është ortaku i tyre./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar vetë personalisht në Prokur...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertës...
Presidenca ka njoftuar se sot presidenti Ilir Meta do të dep...
Italia po kalon ditë të vështira për shkak të përhapjes së k...
Një nga kompanitë kryesore në fushën e reklamimit dhe organi...
Presidenti Ilir Meta vijon t’iu bëjë thirrje qytetarëve shqi...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot paketen e a...
Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshm...
Mëngjesin e sotëm është mbledhur task-forca për koronavirusi...
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur për protestën e...
Nga Dareen Khalifa & Elisabeth Tsurkhov “War On the Rock”* Z...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur li...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qyteta...
Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente m...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e p...
Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rrite...
Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Londrës, raporton CNA...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas...
Është zhvilluar sot ceremonia mortore e përcjelljes për në b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...