web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla flet për “hiena” në Kongresin e PS/ Nuk kursen lavdet ndaj Ramës

29 Shkurt 2020, 10:00, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur sot fjalën hapëse të Kongresit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Balla ndërsa është ndalur tek tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, nuk ka kursyer ?lavdet? në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

?26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. 51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye. Bashkë me forcat e para të strukturave të shtetit i pari që mbërriti në Durrës ishte vetë Edi Rama e menjëherë pas pak casteve filloi misioni i kërkim shpëtimit nën rrënoja.?-tha Balla.

Gjithashtu Balla tha se ?Sot Kryeministri Edi Rama drejton sot Organizatën më të madhe në botë për Sigurinë dhe bashkëpunimin, e që bën sëbashku më shumë se 57 shtete e mbi 1 miliard banorë. Hapa këto që shtatë vite më parë dukeshin shumë vite larg.?

Në fjalën e tij, Balla ka vijuar të sulmojë opozitën, ndërsa i etiketoi edhe me fjalët si ?hiena?, që sipas tij ishin kundër Reformës në Drejtësi.

Për më tepër, Balla foli edhe me emra, ndërsa u shpreh se në këtë aleancë të pështirë, siç e cilësoi ai, qëndron presidenti Meta qëndron pas shpine, Basha në krah dhe Monika Kryemadhi në çizme.

Do t?i mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë më parë, shqiptarët u bënë bashkë. Ato ditë ishin ditë që rrëzuan për pak momente edhe fjalët Fishtës së madh ?Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet një thes me pleshta?. Edhe pse solidariteti i ndonjë hiene në krahun tjetër të politikës nuk zgjati gjatë. Shumë shpejt na u desh të përballemi me kujën e paskrupullt të hienave,

që tentuan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese, e që kulmoi ne nje shpërthim të çartur klithmash fill pas suksesit të konferencës së donatorëve. Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi. Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë.?-tha Balla.

Më tej, ai u shpreh se ?Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë ? e djathtë, shumicë ? pakicë apo pozitë ? opozitë. Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine, Lulzim Bashën në krah dhe Monika Kryemadhin në çizme!

Reforma në Drejtësi ishte dhge është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008 nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve. Prej vitit 2016, kur ne zhvilluam edhe Kongresin tonë të fundit zgjedhor, Partia Socialiste ka fituar edhe dy beteja të tjera të rëndësishme elektorale. Në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ne morëm numrin më të madh të votave, duke i dhënë Partisë Socialiste më shumë mandate se asnjëherë tjetër në Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin po ashtu një shprehje kuptimplotë e demokracisë, sic konkludoi Raporti i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar. Shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre.?, tha Balla.





Lajmet e fundit nga