Connect with Us

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Politikë

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Publikuar

-

Prej dy javësh, CNA.al vijon të publikojë një sërë materialesh ekskluzive dhe dokumente zyrtare, të cilat tregojnë pasurinë e çmendur, të ish-politikanit dhe gazetarit, tashmë drejtor i një televizioni, Ben Blushi.

Në datën 12 shkurt 2020, CNA.al zbuloi me dokumente zyrtare ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton, pronarin e kompanisë së inceneratorëve, dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

      Ben Blushi, Eva Blushi

CNA.al zbuloi se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD. (Lexo këtu)

Më tej, ne vijuam investigimin tonë, ku zbuluam një tjetër detaj. Nëpërmjet dokumenteve zyrtare CNA.al, tregoi sesi kompania EM CAPITAL GROUP AD, e themeluar në Bullgari dhe në të cilën Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve, vjen në Shqipëri dhe ble 51% të aksioneve të Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Kontrata e shitjes të aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari. Dhe është Vjollca Hoxha, ajo që ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Pra, nëpërmjet bashkëshortes së tij, Ben Blushi bëhet ortak me Vjollca Hoxhën. (Lexo këtu).

Po ashtu, CNA.al zbuloi sesi bashkëshortja e Ben Blushit, me profesion notere, rezulton të ketë aksione në katër biznese, edhe pse ligji për noterinë thotë se  ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Eva Blushi rezulton aksionere në “EM CAPITAL GROUP AD”, Lori Kafe, Publialb si dhe në një subjekt me një aksioner italian, me emër subjekti “Luxury Comunicazione e Publicitta”. (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, vetë Ben Blushi rezulton të jetë një oligark i medias shqiptare.

               Prona në Korçë

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur.

Sot në momentin kur po bëhet një vetting për drejtësinë dhe gjyqtarë e prokurorë po ikin për pesë milionë lekë të vjetra, Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milionë, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e diktaturës/ "Grabit" të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

Po ashtu ka edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij, nga prona që administrohen nga bashkëshortja e tij notere me katër biznese, e kështu me radhë.

Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë. (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, një ditë më parë CNA.al publikoi të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013.

      Pallati në Tiranë

Pallati, i cili ndodhet pranë ish-Stadiumit “Dinamo”, i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi tjetër. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, i ndjeri A. Brati. Një ish-jurist që çuditërisht një ditë kthehet në ndërtues dhe bëhet shpejt e shpejt miliarder. (Lexo këtu)

Ajo çfarë ne kemi raportuar, duket si pasuria e një arabi, apo një sheiku. Kjo është historia e pasurisë së ish-politikanit dhe “sheikut” të medias shqiptare, e cil është më e gjatë se një telenovele turke.

CNA.al do vijojë të investigojë në lidhje me pasuritë dhe pronat e ndryshme, në Dardhë, Korçë, aksione në Bullgari, e të tjera si këto.

Më poshtë keni të gjitha linqet dhe shkrimet e publikuara në CNA.al me foto dhe dokumente ekskluzive./ CNA.al

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Mbi 40 mijë euro dhuratë nga prindërit?/  Lojërat e fatit në bodrumin e prokurorit të Apelit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i deputetit/ “Do të publikoj fakte si ka ndryshuar pasuria e Ilir Metës”

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç të shtunë të diel.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Hije dyshimi mbi pasurinë/ Gjyqtari Ilir Mustafaj në panik nga Xhensila Pine

LEXO EDHE:  Ish-ministri i LSI-së, kërkoi “kokën” e saj/ Gjyqtarja e pastrehë përfiton nga qiratë

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNAal

LEXO TE PLOTE

Politikë

Myslim Murrizi nuk përmbahet me “spurdhjakët” / I uroj suksese rikthimit të PD dhe LSI në parlament

Publikuar

-

Nga

Myslim Murrizi nuk përmbahet me “spurdhjakët” / I uroj suksese rikthimit të PD dhe LSI në parlament

Deputeti Myslim Murrizi shprehet se deklaratat e sotme të 6 deputetëve legjitimon kthimin zyrtar të PD dhe LSI në Kuvend. “Hajdutët e politikës shqiptare dhe spurdhjakët politikë që harxhojnë paratë e vjedhura për të gjetur suflerë nga jashtë për të ruajtur karriget e pushtetit nuk mund të mbajnë peng 5 milionë shqiptarë. Koha kur një gjerman i jepte urdhër Europës ka perënduar më datë 9 maj 1945.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk hyjnë në BE nga firma e asnjë hajduti që kanë mbajtur Shqiperinë jashtë Europës prej 30 vitesh. Delirantë që mbajnë në xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund të hiqen si shpëtimtarë të vendit dhe si faktorë që fusin Shqipërinë në BE. Sado të përpiqen trastaxhinjtë për të arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa këllqe dhe pa moral në kundërshtim me atë që vetë kanë deklaruar prej 13 muajsh.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e diktaturës/ “Grabit” të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

LEXO EDHE:  U kërcënua nga Erion Braçe/ Zbardhet pasuria e gjyqtares që konfirmoi akuzat e Ndojës

Kurrë nuk do ia arrijnë dot. Shqiptarët duan lista të hapura dhe nuk mund t’i ndalojnë dot një grusht individësh që janë sot në parlament, por prej 25 vitesh kanë kandiduar për drejtorë. Deklaratat e sotme të 6 deputetëve legjitimon kthimin zyrtar të PD dhe LSI në Kuvend. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qenë hakmarrje ndaj deputetëve që ishin në Kuvend deri në atë kohë. I uroj suksese rikthimit të PD dhe LSI në parlament, por duhet të rihapin tenderin për të gjetur edhe 1 deputet tjetër që të arrijnë formimin e një grupi parlamentar miks me emrin PISDAL”, shkruan Murrizi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE